Connect with us

Sport

FUTBOLL: FITORE E SIGURTË E SHKËNDIJËS NË KAVADAR  (VIDEO)

Published

on

 Shkëndija  shënoi fitoren e dytë  në  s të sezonit pranverorë, kësaj radhe  mundi Tikveshin në Kavadar me rezultatin 4-1 dhe me  42 pikë ngjitet në pozitën e dytë

 Në ndeshjen  hapëse të javës së 18-të  që  sot  u  zhvillua në stadiumin e qytetit në Kavadar mes Tikveshit dhe kampionit  në fuqi  ekipit  Shkëndija pas  90 minutave  lojë  ndeshja  përfundoi me fitoren e kuqezinjve 1-4

Në  një lojë tipike kampionale ku dominoi skuadra kampione demoloi  Tikveshin  pas  barazimit 1-1 në pjesën e parë, kuqezinjtë në pjesën e dytë dominuan lojën në të gjitha aspektet duke shënuar fitore të thellë 1-4

Autor i golit për Tikveshin ishte Stojkovski në minutën e 24, ndërsa  për ekipin kuqezi shënuan Tamba, Meliqi, Zejnullai dhe Nxenge.

Me tre pikët e sotme Shkëndija me 42 pikë ngjitet në pozitën e dytë  në renditjen e tabelës, ndërsa  skuadra e Tikveshit me  22 pikë vazhdon të mbetet  në pozitën e  gjashtë

Advertisement

 Kujtojmë  se pas kësaj  ndeshje Shkëndija përgatitet për ndeshjen e parë të play off-t  në UEFA Konferencë Liga  kundër  ekipin Samsunspor  që zhvillohet më  19  shkurt  me fillim në ora  21:00 në arenën ‘’Todor Proeski’’ në Shkup

 

 Shabann Sinani – TV Koha

Advertisement

Sport

LIGA E PARË: BASHKIMI – TIKVESHI HAPIN SIPARIN E JAVËS SË 25-të

Published

on

Me ndeshjen Bashkimi – Tikveshi nesër me  fillim në ora  12:30,  hapet sipari i  xhiros së 25-të në Ligën e parë të futbollit vendor. Pesë takimet tjera  të kësaj  jave  zhvillohet të premten , të shtunën dhe të dielën

Pas  pauzës 10  ditore  shkaku i angazhimeve të reprezentacionit  për dy ndeshjet e marsit kundër  Danimarkës  dhe Irlandën ,  që nga nesër vazhdon  kampionati  në Ligën e parë të  futbollit vendor me ndeshjet e  xhiros së 25-të të sezonit  2025/2026.

 Sipari  i  javës së  25-të  hapet nesër  me fillim në ora 12:30, me  ndeshjen që zhvillohet  në Kumanovë  mes  Bashkimit  dhe Tikeveshit.

Ndeshja  në fjalë ka rëndësi për të  dyja  skuadrat  të  cilat  pretendojnë që të mbeten  ne pjesën e epërme të  tabelës së klasifikimit.

Pesë takimet  tjera do të zhvillohen sipas këtij orarit të publikuar nga komisari  i  garave pranë FFM-së.

Advertisement

E premte me  fillim në ora  15:30, takohen: Sileksi – Shkupi  dhe  AP Brera  – Arsimi

E  shtunë me  fillim në ora  13:30: Shkëndija – Pelisteri dhe në ora  15:30 Vardari – Makedonija Gj.P

Të  dielën me  fillim në ora  15:30 takohen: Struga Trim Lum – Rabotniçki.

Shaban Sinani  – TV Koha
Continue Reading

Sport

KOMPLETOHEN 48 VENDET PJESËMARRËSE NË BOTËRORIN 2026

Published

on

Katër ekipet evropiane Turqia, Bosnja e Hercegovina, Çekia, Suedia si dhe Iraku  dhe Republika Demokratike e Kongos pas ndeshjeve finale  të play off-it që u zhvilluan mbrëmë janë gjashtë vendet e fundit që siguruan  kualifikim në Botërorin2026

 Kupa e Botës 2026 ka mësuar 48 skuadrat të cilat do të përfaqësohen në  Kupën e Botës 2026 që mbahet në SHBA, Kanada  dhe Meksikë  që fillon  më 11 qershor dhe do të zgjas derri më 19 korrik 2026 .

 Çekia, Bosnje Hercegovina, Turqia, Suedia, Iraku dhe Republika Demokratike e Kongos janë gjashtë skuadrat e fundit që siguruan një biletë nga faza play-off, teksa bie në sy eliminimi i Italisë, të cilët  mbeten  për të tretën herë radhazi jashtë botërorit.

 Në Grupin A të Botërorit, Çekia i bashkohet Meksikës, Afrikës së Jugut dhe Koresë së Jugut.

Bosnja luan në Grupin B së bashku me Kanadanë, Katarin dhe Zvicrën.

Advertisement

 Në Grupin D Turqia bashkohet me SHBA-në, Paraguain dhe Australinë, ndërsa Suedia do garojë kundër Holandës, Japonisë dhe Tunizisë në Grupin F.

 Iraku rikthehet në Kupën e Botës pas 40 vitesh, duke u bashkuar në Grupin I me Francën, Senegalin dhe Norvegjinë.

 Ndërkohë pjesë e Grupit K do jetë edhe Republika Demokratike e Kongos, ku do rivalizojë me emra si Portugalia, Uzbekistani dhe Kolumbia.

 Ky do jetë Botërori i parë ku do marrin pjesë plot 48 skuadra të ndara në 12 grupe.

 

Advertisement

 Grupet e Kupës së Botës 2026:

Grupi A: Meksikë, Afrika e Jugut, Korea e Jugut, Çekia

Grupi B: Kanada, Bosnje Hercegovina, Katar, Zvicër

Grupi C: Brazil, Marok, Haiti, Skoci

Grupi D: SHBA, Paraguai, Australi, Turqi

Advertisement

Grupi E: Gjermani, Curaçao, Bregu i Fildishtë, Ekuador

Grupi F: Holandë, Japoni, Suedi, Tunizi

Grupi G: Belgjikë, Egjipt, Iran, Zelanda e Re

Grupi H: Spanjë, Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite, Uruguai

Grupi I: Francë, Senegal, Irak, Norvegji

Advertisement

Grupi J: Argjentinë, Algjeri, Austri, Jordani

Grupi K: Portugali, RD Kongo, Uzbekistan, Kolumbi

Grupi L: Angli, Kroaci, Gana, Panama

 

 Shaban Sinani – TV Koha
Advertisement
Continue Reading

Sport

Këto janë kombëtaret që siguruan Botërorin nga play-offin

Published

on

4 kombëtare siguruan Botërorin nga play-offi i UEFA-së, duke e kompletuar pothuajse grupet e Botërorit 2026.

Bosnja dhe Hercegovina, i vazhdoi makthin Italisë duke i bërë të mungojnë Botërorin e tretë radhazi pasi i mposhtën nga penalltia sikurse Çekia ndaj Danimarkës.

Më e dhimbshja për ne ishte humbja e “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”, që u mposhtën nga Turqia me rezultat 0-1 si dhe Suedia që arriti të eliminonte Poloninë me rezultat 3-2.

Bosnja, gjendet në grupin B me Kanadanë, Katarin dhe Zvicrën, ndërsa Çekia në grupin A me Meksikën, Korenë e Jugut, Afrikën e Jugut.

Turqia, do të jetë në grupin D krah Australisë, Paraguajit dhe SHBA-së, ndërsa Suedia në grupin F me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat