Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik
Lajme nga vendi
Rindërtohet një rrugë në Dobrosht të Komunës së Tearcës investim mbi 13 milionë denarë
Kryetari i Komunës së Tearcës Daut Memishi së bashku me zv/ministren e Transportit Kaltrina Zekolli qëndruan sot në fshatin Dobrosht të Komunës së Tearcës për të inspektuar punimet e shtrimit të një rruge. Memishi tha se rreth 600 metër rrugë me 6 metër gjërësi dhe standard të lartë e cilësor, janë detajet e këtij projekti më se të nevojshëm për banorët e fshatit Dobrosht. Sipas tij, ky është projekti i parë nga granti i qeverisë ndërsa në vijim do të ketë edhe projekte tjera.
DAUT MEMISHI – Kryetar i Komunës së Tearcës
Zv/ministrja e Transportit Kaltrina Zekolli Shaqiri tha se ky është vetëm një nga 7 projektet që Qeveria ka ndarë për Komunën e Tearcës që në total kapin shumën 2.1 milionë euro ndërsa projeki konkret kushton 13 milionë denarë ose rreth 200.000 euro.
KALTRINA ZEKOLLI SHAQIRI – Zv/ministre e Transportit
Përndryshe në këtë ngjarje nga gazetarët u vu në pah mungesa e rrjetit të kanalizimit nëpër fshatërat e Komunës së Tearcës ndërsa të dy përfaqësusit institucional, Zekolli dhe Memishi u zotuan se do të punojnë në realizimin e kësaj mungese që ua vështirëson jetën banorëve të kësaj zone.
Lajme nga vendi
LSDM-ja DORËZOI KALLËZIM PENAL KUNDËR MICKOSKIT!
LSDM-ja ka dorëzuar kallëzim penal kundër kryeministrit Hristijan Mickoski, duke e akuzuar për shkelje serioze të rendit kushtetues dhe juridik në shtet.
Socialdemokratët thonë se kryeministri, nga pozita e pushtetit ekzekutiv, ka paralajmëruar publikisht ndjekje penale dhe ka targetuar individë nga opozita dhe familjet e tyre, gjë që sipas tyre paraqet ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punën e institucioneve të drejtësisë.
ALEKSANDAR DIMITRIJEVIQ – LSDM
“Kërkojmë që Prokuroria Publike të veprojë menjëherë mbi kallëzimin penal, ta thërrasë Mickoskin në pyetje dhe të parandalohet rrezikimi i mëtejmë i rendit juridik. Le të dëshmojë Prokuroria Publike se askush nuk është mbi ligjin dhe se mund të veprojë në mënyrë të pavarur, e jo vetëm me porosi. LSDM nuk do të tërhiqet para kërcënimeve”
Ekstradimi i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski mund të kërkohet vetëm pasi atij t’i hiqet e drejta e azilit në Hungari – tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, pas kritikave të shpeshta nga opozita se Qeveria po e zvarrit qëllimisht procedurën për kthimin e Gruevskit në vend.
HRISTIJAN MICKOSKI – Kryeministër
“Ekstradimi i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski mund të kërkohet nëse në Hungari, ku ai ka marrë azil politik, atij i hiqet ky status. Në të kundërtën, përgjigjja ndaj një kërkese të tillë për ekstradim do të jetë negative”
Ndërkaq, lideri Venko Filipçe, në emër të LSDM-së, ka dërguar letra zyrtare drejtuar Bashkimit Evropian, Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian, raportuesit për Maqedoninë si dhe ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, për shkeljen serioze të rendit demokratik dhe kushtetues dhe sundimit të ligjit në Maqedoni, sic thonë, pas paralajmërimeve të Mickoskit për ndjekje politike.
Lajme nga vendi
Mexhiti: VLEN nuk frikësohet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për BDI-në ky do ishte fundi i tyre
Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti thotë se VLEN vendosi standarde dhe vlera të reja në bllokun politik shqiptar dhe se nuk frikësohen nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Dëshmuam dhe sollëm ndryshime në bllokun politik shqiptar pas 20 vitesh, jo individualisht, por si ekip, së pari bëmë bashkimin e opozitës duke kaluar suetat dhe ngjyrat partiake, sepse besoj në punë ekipore. Çdo javë shihemi si koalicion VLEN, bisedojmë për programin, atë që e kemi premtuar dhe bashkë i ecimpunët”, tha Mexhiti në “Samo intervju” në “Kanal5”.
Mexhiti gjithashtu tha se VLEN nuk frikësohet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe nëse do të ndodhte kjo, për BDI-në do tëishte fundi i tyre.
“Kohën e fundit nuk i dëgjoj edhe po të ketë mundësi për zgjedhje të parakohshme të parët që i ikin kësaj janë ata, sepse do të thoshte fundi i tyre. Ky vit është i vetmi vit ku nuk do të ketë zgjedhje, është hapësirë e qeverisë që të realizojë programin që është premtuar dhe për momentin vlerësoj se nuk kanevojë të mbahen zgjedhje të parakohshme pasi kjo shumicë historikisht është më e madhja në Kuvend”, ka thënë Mexhiti.
-
Lajme nga bota3 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni3 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Sport3 weeks agoBARDHI: NËNVLERËSIMI VETËM SE NA MOTIVON KUNDËR DANIMARKËS!

