Lajme nga vendi
TETOVË: “SOFRA E RAMAZANIT” FILLON ME 700 IFTARE!
Për të 14 vit me radhë në Tetovës organizohet Sofra e Ramazanit nga “Agimi i Bamirësisë”.
Gjatë ditës së sotme janë ndarë rreth 700 iftare për nevojtarët dhe një pjesë të studentëve, pasi numri më I madh I studentëve, ditën e parë të Ramazanit, do ta kalojnë në ambiente shtëpiake.
Visar Xhaferi thotë se qëllimi është që ata që nuk kanë mundësi financiare t`u ofrojnë ushqim të ngrohtë për muajin e Ramazanit.
VISAR XHAFERI – AGIMI BAMIRËSISË
“ Sot si dita e parë Agimi bamirësisë fillojmë me 600 deri në700 iftare edhe pse dita e parë është pak më me vështirë në aspektin organizativ , shpresojmë se të gjithë ata iftaret që I kemi përgatit me aktivistët tonë të shkojnë në vend dhe iftari I parë nga ata të cilët kanë nevojë për një iftar të përbashkët t`u mbërrijë në tavolinat , sofrat shtëpitë e tyre që të fillojë Ramazani me një këmbë të mbarë edhe iftar të pranuar nga zoti për të gjithë ata që do të jenë agjërues ditën e parë.”
Edhe pse çmimet në treg janë rritur , një iftar kushton 200 denarë apo 3.5 euro.
Nga “Agimi i Bamirësisë” thonë se kostoja është e madhe dhe organizmi nuk është I lehtë.
VISAR XHAFERI – AGIMI BAMIRËSISË
“ Kostoja është e madhe edhe kur themi e madhe nuk themi për ta hiperbolizuar , por e themi se siç e dini çmimet kanë ndryshuar, çmimet bazë të artikujve dhe çdo ditë e shohim se kostoja e 1000 iftareve ka hipur ndjeshëm por ajo që duam të përcjellim tek shikuesit tanë se ata që nuk kanë mundësi të agjërojnë dhe nga ana fetare ata pagunajnë kompensimin dhe unë mendoj se Agimi bamirësisë dhe iftaret e saj janë një adresë tepër e qëlluar për këtë çështje veç atyre që duan të japin sadaka për një iftar janë të mirëseardhur.”
Nga Agimi thonë se ë gjithë ata që duan të dhurojnë një iftar për studentet dhe skamnorët mund të dhurojnë edhe produkte ushqimore.
Vitin që lam pas por edhe në kohë pandemia, kjo shoqatë ka dhuruar ushqime duke mbërritur numri e çuar numrin deri në 1.300 iftare për një ditë.
Lajme nga vendi
SPB Tetovë arrestohet 51 vjecari nga Tetova. Ai kërkohej me urdhëresë gjyqësore për vuajtje të dënimit me burg
Dje, në orën 16:15 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar një 51 vjecar nga Tetova. Ai kërkohej me urdhëresë gjyqësore për vuajtje të dënimit me burg për vepër penale të kryer sipas nenit 284-a të Kodit Penal. I njëjti është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtje të dënimit.
Lajme nga vendi
SPB Tetovë; Është konstatuar se 6 automjete kanë kryer transport publik pa pasur leje përkatëse
Dje, në periudhën nga ora 16:00 deri në orën 20:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë në rrugën “Iliria” në Tetovë kanë kryer kontroll për sanksionimin e automjeteve që kryejnë transport publik pa pasur licencë. Me këtë rast janë ndaluar 6 automjete të udhëtarëve. Bëhet fjalë për “Audi”, “Skoda”, “Ford”, “Seat”, “Renault” dhe “Citroen”, të gjitrhë me targa të Tetovës. Është konstatuar se kanë kryer transport publik pa pasur leje përkatëse dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen padi përkatëse.
Lajme nga vendi
1.500 JETË TË SHPËTUARA: PLAN I RI KUNDËR DUHANIT NË MAQEDONI
RMV – Një rritje vjetore e akcizës së duhanit prej 12% mund të shpëtojë deri në 1.500 jetë në vit deri në vitin 2030.
Ky është përfundimi i analizës së fundit nga organizata “Analitika”, e cila propozon masa drastike për të ulur numrin e lartë të duhanpirësve.
Pse duhet të shtrenjtohen cigaret?
Sipas studimit, rritja e akcizës do të sillte dy përfitime kryesore:
• Shëndeti: Ulje e duhanpirjes (nga 48.4% në 46.7%) dhe parandalim i vdekjeve të parakohshme.
• Buxheti: Të hyrat shtetërore nga akciza do të rriteshin nga 258 milionë euro në 403 milionë euro deri në vitin 2030.
Mbrojtja e të rinjve në fokus
Shifrat janë alarmante: 74% e të rinjve e nisin duhanin para moshës 13-vjeçare. Shtrenjtimi i cigareve llogaritet të pengojë rreth 900 të rinj në vit që të nisin këtë ves vdekjeprurës.
Ligji i ri: “Gjenerata pa nikotinë”
Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar një Ligj të ri për Mbrojtjen nga Duhani, i cili parashikon:
• Ndalim të rreptë të duhanit në ambiente të mbyllura.
• Taksa të larta edhe për cigaret elektronike dhe pajisjet me nxehje.
• Mbikëqyrje të rreptë për institucionet dhe objektet hoteliere.
A mendon se rritja e çmimit është mënyra e duhur për t’i bërë njerëzit ta lënë duhanin, apo duhen gjoba më të rrepta nëpër kafene? (INA)

