Connect with us

Lajme nga vendi

DORËZOHET ARTAN GRUBI – ARRESTOHET NË VENDKALIMIN BLLACË!

Published

on

Në orën 06.10 minuta, Artan Grubi është paraqitur në vendkalimin kufitar “Bllacë”, pas cka është ndaluar nga policia.

Nëpër rrjetet sociale është publikuar video-xhirimi I ndalimit të tij nga policia.

Nga ora 09.20 ish-Zv/Kryeministri Grubi është në paraburgim në Burgun e Shutkës.

Nga ky burg kanë potencuar se si pjesë të procedurës së rregullt, Grubi është pyetur nëse ndjehet I sigurtë dhe sipas përgjigjes, Drejtori ka marrë vendim që ta akomodojë me një person tjetër.

Nga Gjykata Penale – Shkup kanë potencuar se për momentin nuk ka ndryshime në procedurën kundër Grubit, për shkak se kjo Gjykatë tashmë ka përcaktuar masën e paraburgimit 30 ditor që nisi të zbatohet pas ndalimit të tij.

Advertisement

Grubi dyshohet për abuzim të detyrës zyrtare në rastin e njohur si “Lotaria Shtetërore”.

Në këtë rast përfshihet edhe Përparim Bajrami, i cili po ashtu përmendet në aktakuzë si i dyshuar.

Prokurorët dyshojnë se ata kanë përvetësuar rreth 8 milionë euro përmes prokurimit të pajisjeve të terminaleve të lotarisë elektronike (VLT).

Më 17 dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria Penale pati kërkuar paraburgim prej 30 ditësh për Grubin dhe Bajramin dhe po atë ditë autoritetet maqedonase patën lëshuar urdhërarrestim ndërkombëtar për të dyja figurat.

Artan Grubi pati thënë përmes një postimi në Facebook se nuk po arratiset mirëpo që ishte në një vizitë private në Kosovë dhe që do të kthehej në shtëpi. Ditën pas asaj deklarate, policia ka kërkuar në dy lokacione mirëpo nuk e ka gjetur atë.

Advertisement

Mes tjerash, Grubi është futur në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit më 9 dhjetor, për shkak të, siç është thënë, përfshirjes në korrupsion, për ndërhyrje politike dhe përpjekje për të mashtruar gjyqësorin.

Arsyetimi për përfshirje në këtë listë ishte sepse ata kanë marrë ryshfet për të ndikuar në procedurat gjyqësore që lidhen me dënimin penal të ish-drejtorit të Administratës së Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK), Sasho Mijalkov, në rastin “Target” të hapur nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), i cili kishte të bënte me përgjimet masive.

Lajme nga vendi

Tetovë: Arrestohet një 16-vjeçar, voziste pa leje, i konfiskohet vetura

Published

on

Më datë 22.01.2026, në orën 23:40, në bulevardin “Ilindenska” në Tetovë, punonjësit policisë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor kanë arrestuar një 16-vjeçar nga Tetova. Gjatë kontrollit në komunikacion, policia ka ndaluar një automjet pasagjerësh “Ford” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte i mituri.

​Pas masave të ndërmarra, u konstatua se personi ishte i mitur dhe drejtonte mjetin pa pasur të kryer provimin për patentë shoferi. Me urdhër të prokurorit publik, personi është ndaluar, ndërsa automjeti është konfiskuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kontroll aksional në Gostivar: Kapet një i mitur në bastore dhe arrestohet një shtetas i Shqipërisë

Published

on

Gjatë natës mes 22 dhe 23 shkurtit 2026, nga ora 19:00 deri në 00:15, në zonën e Gostivarit, policia në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregtisë dhe atë të Punës kanë kryer kontrolle nëpër bastore sportive dhe kazino.

​Gjatë kontrollit, në njërin objekt është gjetur një i mitur nga Tetova, i cili i është dorëzuar prindit. Në një objekt tjetër është arrestuar personi A.L. (29) nga Shqipëria, pasi po qëndronte i papunësuar dhe i paparaqitur në zonë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë paditë përkatëse.

Continue Reading

Lajme nga vendi

QYTETARËT SKEPTIK PËR ANËTARËSIM NË BASHKIMIN EVROPIAN

Published

on

Pavarësisht paralajmërimeve të kryeministrit Hristjan Mickoski se Maqedonia e Veriut do të bëhet pjesë e BE-së në vitin 2027, qytetarët mbeten skeptikë – madje më shumë se ç’duhet.

Sipas tyre, Maqedonia e Veriut nuk do të anëtarësohet asnjëherë në BE, pasi vetë udhëheqësit e shtetit nuk e dëshirojnë një gjë të tillë. Ata vlerësojnë se me anëtarësimin në BE do të rriteshin kontrollet dhe mekanizmat e mbikëqyrjes, çka do ta vështirësonte keqpërdorimin e fondeve dhe të buxhetit të shtetit.

Qytetarët theksojnë se migrimi nga Maqedonia e Veriut nuk do të ndalet dhe se ata që janë larguar nuk do të kthehen, edhe nëse vendi anëtarësohet një ditë në Bashkimin Evropian.

Sipas tyre, premtimet për anëtarësim në BE janë dëgjuar shpesh ndër vite, por kanë rezultuar të pavërteta. Edhe pas 30 vitesh, Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet jashtë familjes evropiane, pavarësisht mijëra premtimeve të bëra nga qindra politikanë.

Maqedonia e Veriut ka stagnuar në rrugën e integrimit për shkak të kontestit me Bullgarinë, e cila kërkon njohjen e komunitetin bullgar si të barabartë me komunitetet tjera në Kushtetutë. Kjo kërkon të miratohen në Kuvend me shumicë prej dy të tretash të votave të deputetëve.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat