Connect with us

Lajme nga vendi

TETOVA NIKOQIRE E GLOBAL DIGITAL CITY 2026

Published

on

Sot në Tetovë filloi ngjarja dyditore Global Digital City 2026, e dedikuar zhvillimit të sektorëve si Business Process Outsourcing, dhe Information and Communication Technology apo aftësive digjitale, inovacionit dhe punësimit të të rinjve. Ngjarja bashkoi institucionet, liderët e industrisë, kompanitë ndërkombëtare, komunitetin akademik si dhe profesionistët e rinj nga rajoni. Si nikoqir I këtij eventi fjalë rasti pati edhe Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami i cili tha se ndihet i privilegjuar të ketë Global Digital City-n në Tetovë. Kasami tha se qyteti i Tetovës ka shumë potencial the talentë që mund të përfitojnë nga këto programe.

Programi ka fokus të veçantë në mundësitë e punësimit dhe zhvillimin e aftësive për studentët dhe të rinjtë. Në përmbyllje, organizatorët theksuan se Global Digital City 2026 nuk është vetëm një ngjarje dyditore, por një platformë që synon të krijojë ura të qëndrueshme bashkëpunimi mes institucioneve, sektorit privat dhe të rinjve. Përmes paneleve, trajnimeve dhe rrjetëzimit me kompani vendore e ndërkombëtare, pjesëmarrësit kanë mundësi konkrete të informohen për trendet më të reja për kërkesat reale të tregut të punës.

Ngjarja pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e aftësive profesionale të studentëve dhe të rinjve, duke i përgatitur ata për sfidat e ekonomisë digjitale dhe duke rritur mundësitë për punësim brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu, theksi u vu në rëndësinë e investimit në kapitalin njerëzor dhe në krijimin e kushteve që talentët e rinj të zhvillohen në vendlindjen e tyre.

Me organizime të tilla, Tetova synon të pozicionohet si një qendër rajonale e inovacionit dhe teknologjisë, duke dëshmuar se ka kapacitet dhe potencial për të qenë pjesë aktive e transformimit digjital në rajon.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat