Connect with us

Sport

DERBI PËR TIFOZËT E OHRIT FALAS – PËR HARAÇINASIT 300 DENARË!

Published

on

Nesër me  fillim në  orën 14:00  në të gjitha terrenet e  ligës  së  dytë  të futbollit  në Maqedoni  zhvillohen  ndeshjet e  javës  së 17-të të kampionatit  2025/2026. Derbi i  kësaj  jave zhvillohet në Ohër  ku  përballen  dy ekipet që kryesojnë renditjen  Ohri – Shkëndija e Haraçinës.

 Në Ohër përballen dy ekipet që kryesojnë Ligën e Dytë të Futbollit vendor Ohri dhe Shkëndija e Haraçinës, ndeshje kjo e cilësuar si derbi i kampionatit, pasi në renditjen tabelore Ohri kryeson me 39 pikë kurse Shkëndija e Haraçinës ka 38.

 Dy skuadrat vijnë pas fitoreve në ndeshjet e Kupës së Maqedonisë së Veriut. Dy skuadrat mposhtën ekipe të Ligës së Parë,  Ohri mposhti Vardarin ndërsa Shkëndija Rabotniçkin.

 Duke marrë parasysh rëndësinë e ndeshjes, duket se po ndërmerren aktivitete që nuk kanë lidhje me futbollin dhe rivalitetin në terren.

 Përmes një njoftimi nëpër rrjetet sociale, Klubi nga Ohri, ka njoftuar se gjithë tifozët me letërnjoftim të Ohrit mund të futen në stadium falas, ndërsa mysafirët nga Haraçina dhe Shkupi do të duhet të paguajnë biletë hyrëse prej 300 denarëve.

Advertisement

Ky veprim josportiv i nikoqirëve nga Ohri na rikujton ngjarjet e futbollit të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar kur e njëjta metodë aplikohej edhe për Shkëndinë e Tetovës kur zhvillonte ndeshje si mysafirë.

Në javën e  17-të, të shtunën me  fillim në ora 14:00, takohen: Ohri – Shkëndija , Detonit Plaçkovica – Teteksi, Golemo Konjare  – Sllloga Vinicë, Skopje – Bellasica, Prespa –  Osogova, Novaci – Kozhufi, Bregallnica – Vardari Negotinë dhe Kamenica Sasa  – Pobeda.
 
SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

MËSOHEN GJYSMËFINALISTËT NË LIGËN EUROPA DHE TË KONFERENCËS!

Published

on

Pas natës evropiane në Ligën e Kampionëve, epilogje dramatike sollën edhe dy Ligat tjera të UEFA-së. Pas ndeshjeve të mbrëmshme kthyese, bëhet e qartë se Premi

Liga angleze do të ketë një finalist në Liga Evropa. Ndeshjet e para gjysmëfinale zhvillohen më 30 prill.

Një tjetër natë magjike evropiane e mbushur me emocione, surpriza dhe përmbysje spektakolare, në ndeshjet kthyese të kompeticionit të dytë dhe të tretë për nga rëndësia  që organizohet nga UEFA, Evropa Liga dhe Konferencë Liga

 Mbrëmja e së enjtes konfirmoi dominimin e klubeve angleze dhe forcën e pamëshirshme të skuadrave gjermane e portugeze.

 Aston Villa kaloi me sukses të plotë pengesën e Bolognës me rezultatin   e përgjithshëm nga  dy ndeshjet  7-1.

Advertisement

 Rezultat  spektakolar në  dy ndeshjet çerekfinale ka regjistruar  edhe Freiburg, që eliminoi Celta Vigos me rezultatin e përgjithshëm 6-1. 

 Nottingham Forest arriti të menaxhojë me sukses një sfidë tepër të vështirë ndaj FC Porto, duke fituar me rezultatin minimal 1-0 pas barazimit në takimin e parë.

 Braga dhuroi me përmbysje të vërtetë në transfertë mundi Real Betis, 4-2 dhe duke siguruar biletën për më tej me një rezultat të përgjithshëm 5-3. 

 Në gjysmë finale më  30 prill  do të përballen Braga – Freiburg dhe Nottingen Forest – Aston Vila.

  Ndeshjet e kthimit  do të zhvillohen me 7 maj.  Ndeshja  finale   në  Europa  Liga  është caktuar  të zhvillohet më 20 Maj.

Advertisement

 Ndërkaq në kompeticion e tretë që organizohet nga UEFA në Konferencë Liga  në gjysmë finale  do të  përballen: Rayo Vallekano – Strazburg dhe Shakhtar – Krisytal Palas.

 Ndeshjet e para  zhvillohen më 30 prill, ndërsa ato  kthyese me  7 Maj. Finalja e këtij kompeticion do të zhvillohet më  27 Maj.

 Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Lajme nga vendi

LIGA E DYTË: NESËR ZHVILLOHET JAVA E 25-të E KAMPIONATIT

Published

on

Kampionati  në Ligën e dytë të futbollit vendor vazhdon nesër me   ndeshjet e  xhiros së 25-të. Shkëndija e Haraçinës është nikoqire e Pobedës.

 Nesër me fillim në ora 15:30 në të gjitha terrenet  e Ligës  së  dytë të  futbollit vendor   zhvillohen  ndeshjet  xhiros  së  25-të.

 Katër skuadrat pretendente për tre vendet e para Bregallnica, Ohri, Skopje dhe  Shkëndija e Haraçinës, duhet të shënojnë fitore nëse duan që sezonin e ardhshëm të garojnë në elitën e futbollit.

 Aktualisht  lideri në renditjen e tabelës Bregallnica është mysafire  e Detonit Plaçkovica, një sfidë e vështirë për ekipin nga Shtipi.

 Ohri është  nikoqire  e Prespës, Skopje nikoqire e Kamenica Sasa, ndërsa Shkëndija e Haraçinës është nikoqire e Pobedës.

Advertisement

 Tre skuadrat janë favorit absolut dhe çdo rezultat tjetër pos fitores do të ishte befasi.

 Situata në pjesën e fundit të tabelës është më e qartë pasi ekipet si Prespa, Slloga e Vinicës, Pobeda dhe  Golemo Konjare, nuk kanë gjasa për mbijetesë

 Në javën e  25-të takohen: Osogova – Teteksi,  Shkëndija – Pobeda,  Bellasica – Kozhufi,  Slloga – Vardari, Detonit Plaçkovica – Bregallnica , Golemo Konjare – Novaci, Skopje – Kamenica Sasa, Ohri – Prespa.

 Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Sport

VOLEJBOLL: MË 19 PRILL NIS EDICIONI I TRETË “LIGA E VETERANËVE”

Published

on

Kampionati  i volejbollit  për  veterenaë  starton më 19  prill me  turnirin e parë që  organizohet  në Gjevgjeli. Në kampionatin e këtij  viti  do të  garojnë  shtatë ekipe. Shkëndija në xhiron e parë  takohet me  Tetovën.

 Në organizim të Federatës së Volejbollit të Maqedonisë së Veriut, nga   19 prilli fillon edicioni i tretë i kampionatit të volejbollit për veteranë. 

 Në këtë edicion do të marrin pjesë shtatë ekipe: Gjevgjelia, Shkëndija, Velesi, Skopje, Strumica, Tetova  dhe Prilepi. 

 Garat do të zhvillohen  me sistemin e turnirëve, ndërsa turniri i parë do të zhvillohet më 19  prill në qytetin e  Gjevgjelisë.

 Ekipin e Shkëndisë do ta drejtojnë tandemi i trajnerëve Miftar Ziberi me ndihmësin Latif Halilin të cilët në dispozicion kanë formacionin më të mirë me të gjithë legjendat e këtij  klubi.

Advertisement

 Kapiteni Durim Luma, gjatë një prononcimi për Tv Koha, nuk e fsheh se në këtë edicion do të jenë pretendent për titull.

 ’Këtë vit jemi të mobilizuar edhe më shumë dhe jemi të përforcuar. Kemi një  fond të lojtarëve më të gjerë  në krahasim me  vitin  e kaluar. Kështu që ambiciet  tona  gjithsesi se  janë të luajmë  përsëri në finale por kësaj radhe  besoj  se  do ta  fitojmë  edhe  titullin kampion pasi ne përveç lojtarëve tjerë të cilët kanë marrë pjesë vitin e kaluar. Pra vëllezërit Vela, Zulfi Baftjari,Besim Rexha, Mensur Hamza,  na janë bashkangjitur edhe disa lojtar tjerë  në veçanti Habil Ajet dhe  Naim Abazi që për na do të jenë një mbështetje dhe një përforcim jashtëzakonisht  i madh. Qëllimi është të marrim pjesë pikë së pari dhe pastaj të vinë edhe rezultatet ‘’ deklaroi kapitemi i Shkëndijës Durim Luma

 Kampionati i veteranëve do të zhvillohet  me sistemin e turnirëve, pra në çdo qytet prej nga vijnë ekipet garuese.

‘’ Vendas  të  turnirëve do të jenë  secila  ekip nga  një javë. Shorti bëhet për secilin turnir  veç e veç. Ne tanimë e dimë kënd do ta kemi  kundërshtar në  turnirin e parë, të  dytë dhe të tretë e kështu me radhë deri te i shtati. Turniri i parë mbahet në Gjevgjeli dhe ne për kundërshtarë do ta kemi ekipin e Tetovës që pritet të jetë një derbi i madh kurse turnirin e dytë do të jemi ne nikoqir dhe për kundërshtarë do ta kemi Gjevgjelinë ‘’ tha  kapiteni Durim Luma.

 Në  xhiron e parë më 18 prill në Gjevgjeli  do të  takohen:  Shkëndija – Tetova, Boreci – Skopje  dhe 11 Oktomvri – Gjevgjelia.

Advertisement
SHABAN SINANI – TV KOHA 
Continue Reading

Më të lexuarat