Connect with us

Lajme nga vendi

Gara e krapit: Kampionati Botëror i Peshkimit vjen në Mavrovë

Published

on

Parku Nacional i Mavrovës, me florën dhe faunën e tij të pasur, si dhe me terrenet dhe resurset ujore që posedon, renditet ndër parqet më të bukura në Ballkan. Drejtoria e parkut realizon vazhdimisht projekte në funksion të promovimit të tij, duke shfrytëzuar potencialet natyrore që ofron. Një nga zhvillimet më të rëndësishme është vendimi për organizimin e garave botërore në peshkim sportiv, që paraqet një mundësi të shkëlqyer për të sjellë në Liqenin e Mavrovës peshkatarët më të mirë sportivë nga e gjithë bota.

Në një takim me gazetarët, i mbajtur në Drejtorinë e Parkut Nacional në Mavrovë, u bë e ditur se është miratuar vendimi që nga 2 deri më 5 shtator 2026, në ujërat e liqenit të Mavrovës të mbahet kampionati botëror në peshkim sportiv për kapjen e krapit.

Në konferencën për shtyp, drejtori i parkut Haris Ibraimi, kryetari i komunës Mavrovë-Rostushë Oner Jakupovski, si dhe kryetari i Federatës së Peshkatarëve Sportivë të Maqedonisë së Veriut Filip Serafinoviq, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi. Ky memorandum garanton angazhimin e përbashkët për organizimin e një kampionati në nivel të lartë, ku pritet të marrin pjesë garuesit më të mirë në botë. Kjo ngjarje e rëndësishme me përmasa ndërkombëtare përbën një njohje të madhe për Parkun Nacional të Mavrovës dhe për vetë vendin, por njëkohësisht edhe një përgjegjësi të madhe për institucionet përkatëse.

Në kumtesën e përbashkët u theksua se do të punohet në mënyrë të koordinuar për përmbushjen e të gjitha standardeve ndërkombëtare. Parku Nacional do të ndërmarrë të gjitha aktivitetet e nevojshme për të siguruar që garat të zhvillohen në nivel profesional. Pritet që ky kampionat botëror të kontribuojë ndjeshëm në zhvillimin e turizmit, ekonomisë lokale dhe në promovimin ndërkombëtar të Mavrovës dhe të Maqedonisë së Veriut si destinacion i rëndësishëm për sportin e peshkimit dhe ekologjinë.

Peshkimi sportiv në Liqenin e Mavrovës, lumin Radikë dhe në përroskat e parkut tashmë ka përmasa të gjera. Peshkatarë nga vendi, por edhe nga Shqipëria dhe Kosova, e vizitojnë rregullisht këtë zonë. Ky aktivitet po merr gjithnjë e më shumë karakter rajonal, duke përfshirë edhe Liqenin e Dibrës, i cili tërheq vizitorë të shumtë çdo javë. Kampionati botëror pritet ta ngrejë peshkimin sportiv në një nivel edhe më të lartë dhe ta vendosë rajonin në hartën ndërkombëtare të këtij sporti. (koha.mk)

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat