Sport
KF SKOPJE LIDERI I RI NË LIGËN E DYTË!
Pesë fitore të vendasve , 1 barazim dhe dy fitore të skuadrave mysafire me gjithësejt 12 gola të shënuara është epilogu I ndeshjeve të xhiros së 22-të në Ligën e dytë të futbollit sezoni 2025/2026.
Skuadra e Shkëndijës së Haraçinës zhgënjeu tifozët vendas pasi nuk mundi të nxjerr më tepër se një barazim pa gola në përballjen me Bellasicën e Strumicës. Pas ndeshjes drejtuesit e Shkëndijës publikisht kanë kërkuar falje publikut
Tifozë të dashur,
Fillimisht ju kërkojmë falje për paraqitjen sot. Stadiumi ynë i mbushur me tifozë si ju ka qenë gjithmonë një kala që nuk mposhtet, por sot, fatkeqësisht, nuk ia dolëm.
Megjithatë, ëndrra vazhdon. Vazhdojmë të ëndërrojmë bashkë Ligën e Parë. E nëse ëndrra jonë është e pastër, do të realizohet.
Ne në asnjë moment nuk kemi menduar se do të jetë lehtë, por së bashku do t’ia dalim.
Nga ana tjetër dy konkurrentë kryesor për kreun e tabelës Skopje ka regjistruar fitore në transfertë kundër Vardarit në Negotinë dhe tani me 50 pikë kryeson tabelën. Fitore ka regjistruar edhe Bregallnica e Shtipit kundër Ohrit 1-0.
Pas ndeshjeve të xhiros së 22-të kryeson Skopje me 50 pikë e ndjekur nga Ohri, Bregallnica dhe Shkëndija e Haraçinës që kanë nga 49 pikë.
Rezultatet e xhiros së 22-të
BREGALLNICA – OHRID LIHNIDOS 1-0
POBEDA – DETONIT PLAÇKOVIÇA 0-3
Sport
KOMBËTARJA ME PROBLEME PARA SFIDËS ME UKRAINËN
Shkaku i lëndimeve trajneri Sylvinjo nuk do të ketë në ekip Muçin por edhe Jasir Asanin. Ndeshja miqësore Shqipëri – Ukrainë luhet nesër në Valencia me fillim në orën 20:45
Kombëtarja shqiptare në Valencia, ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme miqësore kundër Ukrainës .
Nga Federata Shqiptare e Futbollit kanë njoftuar se me skuadrën nuk ka stërvitur sulmuesi Ernest Muçi, i cili që të shtunën ka ndjerë një shqetësim në pjesën e pasme të kofshës së djathtë, për çka i është nënshtruar rezonancës magnetike, dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Ukrainës.
Gjithashtu, në seancën e fundit stërvitore nuk mori pjesë edhe mesfushori Jasir Asani, i cili ka pësuar një goditje në gjurin e djathtë gjatë stërvitjes së djeshme.
Stafi mjekësor po e mban në monitorim të vazhdueshëm gjendjen e tij dhe para ndeshjes do të vlerësohet nëse futbollisti do të jetë i gatshëm për t’u rikthyer në stërvitje.
Ndeshja miqësore mes Ukrainës dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 31 mars, në orën 20:45, në Valencia.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
LIGA E TRETË PERËNDIM: VËLLAZËRIMI I KËRÇOVËS PËRFORCON POZITËN E DYTË
Në Ligën e tretë Grupi Perëndim dhje dhe sot janë zhvilluara ndeshjet e javës së 15-të. Në pesë takimet e zhvilluara vendasit ka regjistruar dy fitore , ndërsa ekipet mysafire tre fitore. Ndeshje më interesante është zhvilluar në stadiumin e Bogovinës mes Dritës vendase dhe Vardarit të Bërvenicës që ka përfunduar me fitore të vendasve 4-3 . Me këtë fitore ekipi i Bogovinës me 16 pikë ngjitet në pozitën e shtatë, ndërsa Vardari tan nga pozita e tretë zbret në pozitën e pestë .
Fitore të thellë në transfertë ka regjistruar Napredoku i Kërçovës 6-1 kundër Skënderbeut në Poroj . Fitore të thellë 7-1 në transfertë ka regjistruar edhe Xhepçishti kundër Lubotenit, ndërsa Vëllazërimi në Kërçovë ka mund Reçicën 2-0. Kamjani ishte i lirë.
Rezulatte e javës së 15-të: Drita – Vardari 4-3, Dobroshti – Renova 3-2, Vëllazërimi – Reçica 2-0, Luboteni – Xhepçishti 1-7 dhe Skënderbeu – Napredoku 1-6 .\Tabela: Kryeson Kamjani me 35 pikë (-1 ndeshje), Vëllazërimi me 32 dhe Xhepështi në vendin e tretë me 25 pikë
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
BASKETBOLL: FENERBAHCE HUMBË NË SHTËPI NGA ZALGIRIS, POR VAZHDON KRYESIMIN NË EUROLIGË!
Tetë fitore të skuadrave vendase dhe vetëm dy të atyre mysafire është epilogu I ndeshjeve të javës së 34 në Euroligën e Basketbollit në l kategorinë e meshkujve
Befasia më madhe në xhiron e 34 të Euroligës ndodhi në Stamboll aty ku lideri i renditjes Fenerbahçe pësoi humbje nga skuadra Zalgiris Kaunas me rezultatin 82- 92, por përkundër disfatë vazhdon të mbetet në kreun e tabelës me 23 fitore e 11 disfata.
Skuadra Greke Olympiacos pas fitore në transfertë ndaj Parisit 104-87 me 22 fitore e 12 humbje mbanë pozitën e dytë së bashku me Real Madridin që mundi Anadolu Efes me rezultatin 82-71.
Në zonën play off, mes gjashtë skuadrave që avancojnë direkt në cerekfinale, janë edhe Valencia Basket, Hapoel Tev Aviv e Zalgiris Kaunas.
Betejë e fortë edhe për zonën “play in” (vendet 7-10), ku aktualisht ndodhen Panathinaikos, Barcelona, Crvena Zvezda dhe Monaco.
Këto skuadra luajnë për dy vendet e fundit që të çojnë në play off. Jashtë kësaj gare duken ekipet italiane, që kanë zhgënjyer këtë sezon.
Rezultatet e raundit të 34-të
Parisi – Olympiacos, 87-104
Bayern Munih – Villeurbanne, 93-83
Armani Milano – Virtus Bologna, 103-87
Maccabi Tel Aviv – Dubai , 104-100
Real Madrid – Anadolu Efes, 82-71
Fenerbahce – Zalgiris Kaunas, 82-92
Panathinaikos – Monaco, 107-97
Partizan – Valencia , 110-104
Barcelona – Crvena Zvezda, 92-88
Baskonia – Hapoel Tel Aviv, 118-109
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni4 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota4 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

