Connect with us

Lajme nga vendi

RRUGËT E PA PËRFUNDUARA, KOMUNA E TETOVËS PREMTON ZGJIDHJE TË SHPEJTË

Published

on

U filluan në kohë të fushatës zgjedhore por ende nuk kanë përfunduar. Rruga kryesore në fshatin Xhepçisht dhe rruga e shtipit në Tetovë ende nuk janë asfaltuar. Edhe pse punimet kanë filluar para 4 muajsh, kalimi në këto rrugë vazhdon të jetë jo i lehtë, sidomos për banorët që jetojnë në këto lagje e që këto rrugë duhet t’i kalojnë disa herë në ditë.

“ Duhet mirë të bëhët shumë kohë, po kanë problem banorët.”

“Me të drejtë duhet të punojmë në shumë se i shohë këtu dy veta punojnë, unë jam shofer autobusi dhe punoj në Gjermani the kur bllokohet rruga edhe bëhet shumë shpejtë , ama këtu me dy puntor edhe me një bager sdi si do bëhet rruga mund të shkoj edhe një vit, dy vite mjerët ne që heqim.”

“ rruga ka fillu para zgjedhjeve , edhe si filloj dimri u ndalën edhe tash kanë filluar të punojnë.”

“ nuk është shumë kohë, Katër muaj ka ? po ka katër muaj aty dikund.”

Advertisement

Nga komuna e Tetovës thonë se në Xhepçisht presin që banorët të lidhen me sistemin e ujit dhe kanalizimit, ndërsa për në rrugën e shtpit thonë se po presin dislokimin e shtyllave elektrike nga ana e EVN-së.

Besarta Ramadani – zëdhënëse e komunës Tetovës

“ Tek rruga në fshatin Xhepçisht janë duke u përfunduar kyçjet nga ana e banorëve në ujësjellësin dhe kanalizimin, po ashtu janë duke u vendosur edhe anësoret në rrugë, me përfundimin e këtyre punëve do të filloj edhe asfaltimi i rrugës.  Ndërsa në rrugën e shtipit janë bërë disa dislokime të shtyllave të vjetra nga ana EVN-së dhe është ka fundi dhe në momentin që do përfundojnë këta punë do filloj edhe asfaltimi rrugës.”

Në kohë të fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale u filluan shumë rrugë. Disa përfunduan para zgjedhjeve, disa menjëherë pas por ka edhe rrugë të tjera që e kanë fatin e njejtë me rrugën kryesore të fshatit Xhepçisht dhe me rrugën e Shtipit, që ende janë të papërfunduara.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat