Sport
FIFA PËRSËRI RRIT ÇMIMET E BILETAVE PËR BOTËRORIN!
Kampionati Botëror i futbollit që fillon më 11 qershor në SHBA , Kanada dhe Meksikë. Në qendër të vëmendjes është rritja e çmimeve të biletave sidomos ato të klasit të parë që arrijnë deri 4.105 dollarë.
Festivali i Futbollit botëror që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, përballet me shqetësime për çmimin e lartë të biletave.
FIFA thuhet se ka bërë një përditësim. Sipas Associated Press është shtuar një kategori tjetër biletash (më ekskluzive dhe, mbi të gjitha, më të shtrenjta), duke rritur koston e ndjekjes së ndeshjeve drejtpërdrejt me shifra marramendëse.
“Bomba” vjen me ndeshjen hapëse të Shteteve të Bashkuara kundër Paraguait më 12 qershor në Ingëllvud.
Vetëm pak ditë më parë, çmimi maksimal për një biletë të klasit të parë mund të arrinte në 2,735 dollarë, por tani FIFA ka shkuar një hap më tej duke prezantuar biletat “e rreshtit të parë”, duke ofruar vende vërtet premium që arrijnë deri në 4.105 dollarë, pak mbi 3.500 euro.
Shikimi i ndeshjes nga afër nuk ka qenë kurrë kaq i shtrenjtë në asnjë Kampionat Botëror.
Sport
ZYRTARE: MË 29 MAJ NË SARAJEVË NDESHJE MIQËSORE, BOSNJA E HERCEGOVIBNA – MAQEDONIA E VERIUT
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll më 29 Maj 2026, në Sarajevë do të luajnë një ndeshje miqësore kundër me reprezentacionin e Bosnjës e Hercegovinës. Ndeshja Bosnaj Hercegovina – Maqedonia e Veriut stdiumin ‘’Asim Ferhatoviq – Haso në Sarajevë
Reprezentacioni i i Bosnjës dhe Hercegovinës është kualifikuar në Kampionatin Botërorë 2026 , prandaj kjo ndeshje miqësore që zhvillohet në kuadër të orarit të përcaktuar nga FIFA, do të jetë e mirëseardhur për të dyja përfaqësueset .
Boshnjakët, nga ana tjetër, informuan më parë se biletat për atë ndeshje me siguri do të shiten të gjitha dhe ndeshja do të luhet tribunave të mbushura me afro 30 mijë tifozë aq sa është kapaciteti i këtij impianti sportiv .
Maqedonia e Veriut, gjatë grumbullimit maj-qershor, do të luajë një tjetër ndeshje miqësore, sipas të gjitha gjasave kundër Turqisë në Stamboll, për të cilën pritet vetëm konfirmimi zyrtar.
Sport
LIGA E DYTË: JAVA E 24-të – VAZHDOJNË “BETEJAT” PËR PESË EKIPET!
Në kampionatin e ligës së dytë të futbollit vendor kanë mbetur vetëm edhe gjashtë xhiro deri në fund të sezonit 2025/2026, ndërsa lufta për kreun e tabelës bëhet edhe më e ashpër kur dihet se për promovim në elitën e futbollit, me gjasa pothuajse të barabarta, luftojnë Ohri, Shkëndija e Haraçinës, Bregallnica e Shtipit dhe Skopje .
Ohri dhe Shkëndija e Haraçinës janë mysafire të Kamenica Sasa gjegjësisht Osogovës në Koçani, ndërsa skuadrat e tretë që gjithashtu ka 52 pikë, Bregallnica është nikoqire ekipit të fundit në tabelë Golemo Konjare.
Kjo do të thotë se ndeshjet në Kamenicë dhe Koçani mund të jenë përcaktuese për rrjedhën e mëtutjeshme të kampionatit.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen nesër me fillim në orën 15:30.
Takohen: Osogova – Shkëndija e Haraçinës, Teteksi – Prespa, Kamenica Sasa – Ohri, Novaci – Skopje, Bregallnica – Golemo Konjare, Vardari Detonit Plaçkovica, Kozhufi – Slloga dhe Pobeda – Bellasica.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
LIGA E PARË: KOMPLETOHET JAVА E 26-të E KAMPIONATIT
Me dy ndeshjet e fundit që u zhvilluan pasditen e së enjtes u kompletua java e 26-të e kampionatit. Arsimi dhe Struga Trim Lum arkëtuan pikët në përballjet me Makedonija Gj.P dhe Shkupin
Java e 26-të e kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vendor që u kompletua me dy ndeshjet e zhvilluar pasditen e djeshme prodhoi 2 barazime dhe 4 fitore të skuadrave mysafire.
Arsimi me fitoren minimale 0-1 në transfertë kundër Makedonija Gj. P. arkëtoi tre pikë që mund të jenë vendimtare për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit vendor.
Më ndeshjen tjetër, Struga Trim Lum në cilësinë e mysafirit në Strugë mundi Shkupin 3-0
Kompletimi i javës së 26-të përfundimisht dëshmoi se Vardari dhe Shkëndija mbeten dy skuadrat e vetme që do ta diskutojnë titullin kampion.
Pas kompletimit të javës së 26-të tabelën e kryeson Vardari me 62 pikë e ndjekur nga Shkëndija që ka 61 dhe Struga Trim Lum me 56 pikë, ndërsa për dy vendet që do ta diskutojnë balotazhin janë Arsimi apo AP Brera me njërën nga këtë tre skuadra Pelisteri, Rabotniçki dhe Makedonija Gj.P,
Java e 27-të vazhdon nesër me ndeshjet Vardari – Rabotniçki dhe Sileksi – Bashkimi.
Të dielën për shkak të Pashkëve nuk ka futboll.
Shaban Sinani – TV Koha
-
Lajme nga bota2 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni2 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

