Connect with us

Lajme nga vendi

SPB ; Kronika e zezë për ditën e djeshme 19 Prill Tetovë dhe Gostivar

Published

on

Dje, në ora 11:15, në Stacionin Policor të Gostivarit, një 43-vjeçar nga fshati Gradec i Gostivarit, ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 21:30 është sulmuar fizikisht nga një qytetar nga Gostivari. Sipas raportimit, sulmi ka ndodhur në banesën e të denoncuarit pas një debati paraprak lidhur me pagesën për punët e kryera. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

……Dje, në ora 13:10, në Njësinë Policore të Tearcës, një 66-vjeçar nga fshati Përshevcë, në cilësinë e kryetarit të bashkësisë lokale, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy bashkëfshatarë të tij. Sipas denoncimit, sulmi ka ndodhur një ditë më parë rreth orës 11:55 pranë rezervuarit të ujit të fshatit, ku ishin angazhuar punëtorë për riparimin e kolektorëve.

……Dje, në ora 22:00, në Njësinë Policore të Zherovjanit, një 66-vjeçar nga fshati Zherovjan ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një 17-vjeçar nga i njëjti fshat.

……SPB Tetovë dhe DPB Gostivar gjatë ditës së kaluar kanë kryer kontrolle të intensifikuara, me ç’rast për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të automjeteve janë ndaluar disa persona dhe u janë sekuestruar automjetet:

 Në rrugën “101” në Gostivar, është privuar nga liria një 23-vjeçar nga fshati Tërnovë, i cili drejtonte automjetin e pasagjerëve “Renault” me targa të Tetovës pa pasur patentë shoferi. Automjeti është sekuestruar për procedurë të mëtejshme.

Advertisement

Në rrugën magjistrale Tetovë-Gostivar, është privuar nga liria një 29-vjeçar nga Gostivari, i cili drejtonte automjetin “BMË” me targa të Gostivarit pa patentë shoferi. Automjeti është sekuestruar për procedurë të mëtejshme.

Në fshatin Kallnik, Komuna e Bogovinës, pas një aksidenti trafiku të ndodhur më parë, është privuar nga liria një 26-vjeçar nga fshati Novakë, i cili drejtonte një “BMË” pa patentë shoferi. Automjeti është sekuestruar për procedurë të mëtejshme.

Në rrugën magjistrale Gostivar-Tetovë, pranë pikës së pagesës rrugore Tetovë, me automjetin “interceptor” është matur shpejtësia e lëvizjes së një automjeti “Mercedes” me targa të Gostivarit prej 178 km/orë, në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/orë. Shoferi, nj 42-vjeçar nga fshati Çegran i Gostivarit është privuar nga liria, ndërsa automjeti është sekuestruar.

Në autostradën Tetovë-Shkup, është privuar nga liria një 42-vjeçar nga fshati Mitrashincë e Berovës, i cili drejtonte automjetin “Ford” me targa të Berovës. Gjatë alkooltestit, tek ai janë konstatuar 2.38 promilë alkool në gjak. Automjeti është sekuestruar për procedurë të mëtejshme.

Pas dokumentimit të rasteve, ndaj personave do të vijojnë kallëzimet përkatëse.

Advertisement

Lajme nga vendi

SHPORTA SINDIKALE E PRILLIT MBËRRIN NË 68.797 DENARË!

Published

on

Çmimi i shpenzimeve bazë mujore, sipas shportës minimale sindikale, në muajin prill arrinë në 68.797 denarë. Krahasuar me marsin, kostot e jetesës për një familje mesatare me katër anëtarë janë rritur për 979 denarë.

Kjo vlen për familjet që kanë banesë në pronësi. Nëse jetojnë në një banesë me qira prej 60 metrash katrorë, sipas përllogaritjeve sindikale, shporta e prillit arrin në 84.172 denarë.

Pjesa më e madhe e buxhetit familjar (37,9%) shkon për ushqim dhe pije – 26.085 denarë.

Sipas përqindjes, pasojnë arsimi me 10,5% (7.192 denarë) dhe shpenzimet komunale me 9,2%, ku përfshihen qiraja, energjia elektrike, uji dhe ngrohja (6.338 denarë).

Rifreskimi i garderobës dhe këpucëve kushton 6.129 denarë, ndërsa rekreacioni dhe jeta kulturore-argëtuese 5.592 denarë.

Advertisement

Për transport në prill nevojiten 4.961 denarë, ndërsa për vizita të mundshme në restorante dhe hotele – 4.131 denarë.

Në shpenzime përfshihen edhe ato për komunikime – 3.417 denarë, për higjienë personale dhe të shtëpisë – 2.667 denarë, për shëndet – 1.185 denarë, si dhe për mallra dhe shërbime të tjera – 1.100 denarë.

Nëse merret parasysh të dhëna e dhjetorit prej 65.492 denarësh, që nga fillimi i vitit vlera e shportës minimale sindikale është rritur për 3.305 denarë, ose mbi 50 euro.

Kjo do të thotë se çdo muaj shpenzimet janë rritur mesatarisht për rreth 826 denarë.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

LSDM: Qytetarët shtrenjtë i paguajnë përrallat e Mickoskit për ekonominë

Published

on

Nga partia maqedonase në opozitë LSDM, thonë se “qytetarët i paguajnë shtrenjtë përallat e Mickoskit se ekonomia e Maqedonisë është e treta në Evropë”.

Nga LSDM theksojnë se “kur qytetarët hyjnë në një dyqan, kur shkojnë në treg, kur paguajnë faturat, kur shikojnë portofolet e tyre të zbrazëta dhe frigoriferët e zbrazët, ata e dinë më së miri se sa realiste është përralla e Mickoskit për ekonominë e tretë në Evropë”.
“Me Mickoskin, standardi i jetesës së qytetarëve po përkeqësohet dita-ditës, qytetarët kanë gjithnjë e më pak para dhe jetojnë gjithnjë e më keq. Të dhënat e fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se perimet janë më të shtrenjta me mbi 38%, frutat me mbi 10% dhe çmimet e shitjes në bujqësi me 23%. Mishi, vezët, vaji i ullirit janë më të shtrenjta… gjithçka është në lajme. Dhe pagat nuk lëvizin, të gozhduara në fund, punëtorët e RMV-së kanë pagat më të ulëta në Evropë”.

“Ekonomia është në një trend në rënie. Investimet kanë rënë me mbi 60%. Kompanitë po pushojnë nga puna punëtorë, ka mbi 1,500 punëtorë të pushuar nga puna vetëm në pak muaj. 180 milionë euro, që nga muaji i kaluar, është borxhi për rimbursimet e TVSH-së ndaj kompanive. Ndërsa tregon përralla për ekonominë e tretë në Evropë, Mickoski nuk ka marrë masa për të ndihmuar qytetarët në krizë dhe për të mbrojtur standardin”, thonë nga LSDM.

Continue Reading

Lajme nga vendi

HELM MINJSH NË USHQIM PËR FOSHNJE – PRODUKTI HIQET NGA SHITJA!

Published

on

Një skandal serioz po trondit Evropën, pasi në kavanoze për ushqime foshnjash të brendit HIPP në Austri ishte zbuluar prania e helmit të minjve. Janë ngritur alarme urgjente dhe ka nis tërheqja masive nga shitja e produkteve të dyshimta.

Brendi i ushqimit për foshnje “HiPP” ka tërhequr disa nga kavanozët e tij pasi mostra në Austri, Sllovaki dhe Çeki kanë rezultuar pozitive për helm miu, njoftuan autoritetet austriake.

Ata dyshojnë për manipulim me kavanozë 190-gramësh me pure për foshnje pesëmuajshe, të përgatitura nga karrota dhe patate, të cilat shiteshin në supermarketet SPAR në Austri. Mostra e parë rezultoi pozitive të shtunën.

HiPP theksoi se, si masë paraprake, po tërheq kavanozët e shitur në supermarketet SPAR në Austri, ndërsa dyqanet në Sllovaki dhe Çeki kanë larguar nga shitja të gjitha produktet e ushqimit për foshnje të këtij brendi.

Testimet u kryen pasi një konsumator raportoi për manipulim të një kavanozi, bëri të ditur policia, megjithëse askush nuk e kishte konsumuar ushqimin.

Advertisement

Helmi për minj zakonisht përmban substancën bromadiolon, e cila pengon mpiksjen e gjakut, sipas Agjencisë Austriake për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore. Gëlltitja e këtij helmi mund të shkaktojë gjakderdhje, mavijosje dhe prani gjaku në jashtëqitje. Simptomat mund të shfaqen dy deri në pesë ditë pas konsumimit.

Continue Reading

Më të lexuarat