Lajme nga vendi
ERJONA JONUZI: ME TRUP NË BRATISLAVË, ME MENDJE NË TETOVË!
Volejbollistja tetovare Erjona Jonuzi është lojtarja e parë shqiptare e cila krahas klubeve vendore dhe reprezentacionit me sukses të madh është dëshmuar edhe jashtë vendit. Së fundit ajo ka firmos kontratë një vjeçare me kampionin e Sllovakisë, Sllovan Bratislava. deklaroi Erjona Jonuyi
Hapat e para në volejboll i bëri në Shkëndinë e Tetovës, kurse tani volejbollistja tetovare, Erjona Jonuzi, është duke realizuar ëndrrën e saj për t`u dëshmuar edhe në ekipet e mëdha evropiane.
Në një rrëfim personal në Tv Koha, Erjona Jonuzi, konfirmoi se kohë me parë, zyrtarisht, është pjesë e kampionit në fuqi të Sllovakisë, Sllovan Bratislava, me të cilën skuadër ka firmosur kontratë një vjeçare.
‘’Po është e vërtet para disa ditëve u nënshkrua një kontratë një vjeçare me klubin kampion në fuqi në Sllovaki, Sllovan Bratislava. Është një ndjenjë shumë e veçantë e gjithë puna që unë kam bërë këtë vit u pa edhe nga një ekip kampion dhe jam shumë e lumtur që do të jem pjesë e klubit Sllovan Bratislava për vitin e ardhshëm’’
Rrugëtimi i Erjona Jonuzit është historia e përkushtimit, guximit dhe besimit në vetvete. Ajo nuk është thjesht një emër i njohur në sportin vendor, por një shembull i vajzës që sfidon paragjykimet, tejkalon lëndimet dhe e kthen pasionin në profesion.
‘’Në Nové Mesto nad Váhom është viti i dytë që unë jam atje. Vitin e parë pësova një lëndim ku nuk mu dha mundësia që ta përfundoj kampionatin atje, mirëpo për aq pak loja që unë pata atje klubi e pa kualitetin dhe unë nënshkrova edhe për vitin tjetër, domethënë për këtë vit që unë isha atje. Ka qenë një vit shumë i rëndësishëm për karrierën time sepse unë u ktheva nga një lëndim mjaftë serioz nga një operacion dhe ishte shumë e vështirë që të kapja ritmin në kohë me vajzat tjera, por që ia arrita me punë normal. Si kapitene atje mendoj se kam dhënë maksimumin si brenda dhe jashtë fushës, respektin e kam pasur maksimalisht edhe nga klubi edhe nga shoqet e klubit edhe nga fansat e klubit. Kështu që për mua mund të them që ishte një vit shumë i suksesshëm’’ tha volejbollistja Jonuzi.
Varësisht fizikut, Erjona thotë se do të vazhdojë të jetë pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në Volejboll.
Teksa flet për karrierën dhe sfidat që e presin, nuk mund ta harrojë Shkëndinë dhe shoqet e saja në këtë skuadër. Për klubin “kuqezi” nga Tetova, emocionet vijnë vetvetiu.
‘’ Shkëndija ! Kur filloj të flas për Shkëndijën emocionohem sepse unë i kam hedhë hapat e para në karrierë dhe do të jetë klubi më i rëndësishëm në jetën time. Më vjen keq se nuk është pjesë e kampionatit të Maqedonisë tash. Por që besoj dhe shpresoj se në një kohë shumë të afërt do të jetë përsëri pjesë dhe do të nxjerrim shumë lojtare të tjera që do të na bëjnë krenare si në vendin tonë ashtu edhe jashtë vendit tonë . Për shoqet e klubit Shkëndija nuk kam fjalë për to se jam aq shumë falënderuese për ato. Për çdo ndeshje , për çdo stërvitje që kemi bërë bashkë sepse unë jam këtu ku jam shkaku i atyre’’ u shprehë volejbollistja tetovare Erjona Jonuzi
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

