Lajme nga vendi
Çmimet e biletave të avionit në Evropë rriten
Ndërprerjet e furnizimit me naftë të shkaktuara nga lufta me Iranin kanë rritur ndjeshëm çmimin e karburantit për avionë, duke i bërë tashmë fluturimet e gjata nga Evropa më shumë se 100 dollarë më të shtrenjta për pasagjer, ka paralajmëruar Transporti dhe Mjedisi.
Sipas analizës së tyre, çmimi mesatar i karburantit është rritur me rreth 88 euro për pasagjer në fluturimet me distanca të gjata dhe me 29 euro në fluturimet brenda Evropës. Për shembull, një fluturim nga Barcelona në Berlin është rreth 26 euro më i shtrenjtë për person, ndërsa një fluturim nga Parisi në Nju Jork është rritur me 129 euro vetëm për shkak të karburantit, raporton Reuters.
Linjat ajrore evropiane po përballen me një sezon të vështirë, pasi çmimet e karburantit për avionë janë rritur në më shumë se 100 dollarë për fuçi dhe ka frikë se mungesat mund të çojnë në anulime fluturimesh. Bashkimi Evropian po harton udhëzime për menaxhimin e furnizimeve të kufizuara me karburant.
Linjat ajrore Lufthansa, Ryanair dhe Air France-KLM kanë njoftuar tashmë se, nëse kriza vazhdon, ato do t’ua kalojnë kostot e rritura pasagjerëve përmes biletave më të shtrenjta.
Organizata T&E thekson se këto kosto shtesë janë dukshëm më të larta se ato të shkaktuara nga linjat ajrore për shkak të politikave klimatike të BE-së, duke theksuar se dobësia e vërtetë e sektorit është varësia e tij nga nafta e importuar, jo nga rregulloret mjedisore.
Në këtë kontekst, BE-ja planifikon të investojë më tej në karburante të qëndrueshme dhe pavarësi energjetike, ndërsa linjat ajrore po kërkojnë zbutjen e disa masave klimatike, duke përfshirë përdorimin e detyrueshëm të karburantit të gjelbër deri në vitin 2030 dhe rregullat e çmimit të karbonit.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

