Connect with us

Sport

CHAMPIONS: GJYSMËFINALE SPEKTAKOLARE ME 9 GOLA NË PARIS!

Published

on

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampioneve mes PSG dhe Bajern Mynih në “Parc des Princes” në Paris, ka dhuruar një shfaqje spektakolare  të rrallë për futbolldashësit, në një ndeshje të pabesueshme që u mbyll me rezultatin  5-4.

 Me plot 9 gola të shënuar në total, kjo sfidë regjistrohet zyrtarisht si ndeshja gjysmëfinale me më shumë gola në historinë e formatit modern të Ligës së Kampionëve që nga viti 1992.

Deri më sot, asnjë gjysmëfinale e këtij kompeticioni nuk kishte prodhuar një festival të tillë ofensivë, duke lënë pas ndeshje si fitorja 5-2 e Liverpulit ndaj Romës në vitin 2018, fitorja e Ajaksit 5-2 ndaj Bajernit në vitin 1995, apo suksesi 4-3 i Mançester Siti-t kundër Real Madridit në vitin 2022.

 Për të gjetur një sasi kaq të madhe golash në këtë fazë, duhet të kthehemi 66 vite pas në epokën e vjetër të Ligës së Kampioneve, atëherë kur gjermanët e Eintracht Frankfurt mposhtnin skocezët e Renxhers me shifrat 6-3 në vitin e largët 1960.

 Kjo  përballje në historinë e Ligës së Kampionëve zë një vend nderi mes ndeshjeve më “të çmendura”.

Advertisement

 Kur analizojmë fazën me eliminim direkt, aty ku tensioni është maksimal dhe skuadrat janë gjigante, kjo betejë e “Parc des Princes” rreshtohet mes më të mëdhave, duke qëndruar shumë afër rekordit absolut nokaut që mbahet nga vetë Bayern Munih, me atë fitore historike dhe poshtëruese 8-2 kundër Barcelonës në çerekfinalen e vitit 2020.

Shënimi i nëntë golave mes dy pretendentëve kryesorë për titullin, duke përfshirë pesë gola vetëm në pjesën e parë, thyen çdo lloj logjike dhe rregulli të pashkruar të futbollit të këtij dekade.

 Është ky lloj i rrallë i kaosit total ofensiv dhe dëshirës për të luajtur hapur nga të dyja anët, që e bën këtë takim të fund-prillit një material klasik që do të citohet për dekada me radhë.

 Në këtë përballje çdo gjë mbetet e hapur, kurse na pret edhe ndeshja e kthimit më 6 maj në Munih.

Advertisement

Sport

NBA: NEW YORK KNICKS KAMPION PAS 53 VITEVE!

Published

on

Ekipi nga Nju Jorku fitoi ndeshjen e 5-të në transfertë me rezultatin 94-90,  pas  plot  53 viteve  u shpall kampion  i NBA .  Seria  e  fitoreve  në finale  është 4-1 për Knicks, Titullin kampion gjatë natës  e  kanë festuar  banorëe e Nju Jorkut.

Me ndeshjen  finale mes ekipit NjuJork Knicks dhe San Antonio Spurs  zyrtarisht mbyllet sezoni 2025/2026 i kampionatit amerikan të basketbollit NBA. 

 Kampion i këtij sezoni është skuadra e Nju Jork e  cila në ndeshjen e pestë finale në transfertë mundi San Antonion 94-90 dhe  me  serinë e  fitoreve  të përgjithshme 4-1 fitoi titullin kampion të NBA-së për herë të parë që nga viti 1973.

 Të udhëhequr nga një performancë “magjike” e Jalen Brunson, i cili u shpall MVP i Finales me 45 pikët e tij në ndeshjen e 5-të, Nju Jork Knicks bëri një tjetër rikthim të fuqishëm për të mposhtur ekipin  San Antonio.

 Pas sirenës së fundit, festa shpërtheu në të gjithë Nju Jork City.

Advertisement

 Simboli i qytetit, Empire State Building, u ndriçua me ngjyrat portokalli dhe blu të Knicks, ndërsa mijëra tifozë u mblodhën pranë Madison Square Garden për të festuar rikthimin e shumëpritur të skuadrës së tyre në majën e basketbollit amerikan.

 Një triumf që mbyll një rrugëtim emocionues në play-off dhe që do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve të Knicks.

Continue Reading

Sport

BOTËRORI 2026: NUK MUNGOJNË BEFASITË NË KATËR DITËT E PARA

Published

on

Pesë herë kampioni botës Brazili në ndeshjen e raundit të parë nxori vetëm barazim 1-1 kundër Marokut. Australia shtangu Turqinë, fiton edhe Bregu i Fildishtë kundër Ekuadorit

 Pas katër ditëve nga hapja solemne e kampionatit Botërorë të  futbollit  që  zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë janë zhvilluara 12  ndeshje të  raundit  të parë  në Grupet  A, B, C. E, F dhe  G, prej të cilave tre kanë përfunduar me barazim, ndërsa janë shënuar gjithsejt 38 gola që mund të thuhet se është një efikasitet i kënaqshëm, por nuk munguan as edhe befasitë. 

 Surpriza e parë erdhi me Katarin e cila barazoi me Zvicrën. Një befasi edhe më e  madhe ndodhi  edhe në përballjen Brazili – Maroku që gjithashtu përfundoi me barazim 1-1.

 Fitore minimale por mjaft të rëndësishme ka regjistruar Skocia në përballjen me Haitin, ndërsa befasi konsiderohet edhe fitorja e Australisë kundër Turqisë 2-0.

 Gjermania nuk lejoi befasi kundër Kurasao, duke fituar me rezultat të thellë 7-1.

Advertisement

 Holanda botërorin e  nisi me barazim 2-2 me Japoninë, Bregu i Fildishtë shënoi fitore minimale 1-0 kundër Ekuadorit, ndërsa Suedia nisi fuqishëm duke e mposhtur 5-1 Tunisin

 Kampionati botërorë i  futbollit vazhdon sonte dhe nesër me ndeshje interesante të grupit G dhe H me ndeshjet Spanja – Kepi i Gjelbër,  Belgjika – EgjiptiArabia Saudite – Uruguai, Irani – Zelanda e Re dhe Franca – Senegali.

 
Shabana  Sinani – TV Koha
Continue Reading

Lajme nga vendi

VOLEJBOLL: VETERANËT E SHKËNDIJËS REGJISTRUAN FITOREN E KATËRT

Published

on

Liga e  Veteranëve të Maqedonisë  së Veriut  në Volejboll  ka  vazhduar edhe  gjatë fundjavës me ndeshjet e  xhiros  së katërt  që kësaj  radhe  turneu  u mbajt në Shkup.  Kampionati vazhdon më 4 Tetor  me  xhiron e  pestë që do të mbahet në Tetovë.
 

Legjendat e Shkëndijës  edhe në xhiron e katërt  të  kampionatit e Ligës së Veteranëve  të Maqedonisë së Veriut kanë regjistruar fitore të sigurt 2 -0 në sete kësaj radhë  kundër  11 Oktomvrit .

Për kuqezinjtë tetovar ishte kjo  fitorja e katërt  me radhë dhe  janë duke udhëhequr tabelën me pikë maksimale  së bashku me Borecin e Velesit.

Kapiteni Durim Luma gjatë një prononcimi për TV Koha shpreson që të vazhdojë kjo ecuri pozitive.

“Turneu i katërt  në kampionatin e veteranëve të Maqedonisë së Veriut u  zhvillua  në  Shkup, ndërsa ne  për  kundërshtarë kishin ekipin e Prilepit të cilën e fituam  bindshëm 2-0 në sete  25-13 dhe  25-19, ku  të gjithë lojtarët kishin rastin që të angazhohen në këtë ndeshje në mungesë të lojtarit tonë kryesor    Habil Ajeti  zhvilluam ndeshje  shumë të mirë. Me aktivizimin e Naim Abazit  i  cili  ishte  figurë qendrore  dhe kryesore e ndeshjes ne  fituam  bindshëm këtë ndeshje në këtë turne’’ deklaroi kapiteni Durim Luma

Në dy ndeshjet tjera të xhiros së katërt janë regjistruar këto rezultate Gjevgjelia – Skopje  0-2 dhe  Strumica – Boreci 0-2.

Advertisement

Pas katër xhirove  të zhvilluar tabelën e kryesojnë  Shkëndija  dhe Boreci  me  nga  katër  fitore  maksimale.

Kampionati  vazhdon më  4 tetor me ndeshjet e xhiros së pestë që organizohet në Tetovë, ku takohen  Shkëndija – Boreci, 11 Oktomvri – Skopje  dhe  Strumica – Tetova.

Shaban Sinani   – TV Koha

Continue Reading

Më të lexuarat