Connect with us

Lajme nga vendi

Qeveria synon afro mbi 3 miliardë Euro investime për investime publike për 5 vitet e ardhshme

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka njoftuar se synon që gjatë pesë viteve të ardshme të investojë mbi 200 miliardë Denarë (afro 3,3 milliardë Euro) për investime në projekte publike/kapitale.

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska folën për këto shifra sot pas një takimi të qeverisë lidhur me synimet e punës së Komitetit për Investime Publike të formuar në Shtator të vitit të kaluar.

Mickoski tha se se me formimin e këtij komiteti, shteti po vendos një mekanizëm të ri dhe më të përgjegjshëm për menaxhimin e investimeve, duke synuar planifikim më strategjik dhe efikas të projekteve kapitale.

“Mendoj se vlera e përgjithshme e cila është lëndë e këtij dokumenti tash për tash është mbi 200 miliardë denarë, diçka më shumë se 3 miliardë Euro për pesë vitet e ardhshme,” u tha gazetarëve Mickoski pas takimit të qeverisë, për të shtuar se për secilin nga këto pesë vite mesatarja e parave të planifikuara është rreth 600 milionë euro në vit investime në projekte publike.

Në takimin e qeverisë ai potencoi se qëllimi kryesor është që çdo mjet buxhetor të orientohet drejt projekteve që sjellin vlerë të shtuar, rritje ekonomike dhe përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve.
Mickoski sqaroi se sektorët kryesorë ku po planifikohen investime janë transporti, arsimi, shëndetësia, transformimin digjital, bujqësia dhe energjetika.

Advertisement

Në transport u përmendën hekurudhat moderne dhe lidhja përmes korridoreve 8 dhe 10, ndërsa në arsim ndërtimi dhe përfundimi i objekteve universitare.

Në shëndetësi, kryeministri nënvizoi investimet në spitalet klinike rajonale në Tetovë, Shtip dhe Kërçovë, ndërsa në digjitalizim u paralajmërua krijimi i qendrës shtetërore të të dhënave dhe forcimi i sigurisë kibernetike.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat