Sport
NBA: NEW YORK KNICKS KAMPION PAS 53 VITEVE!
Ekipi nga Nju Jorku fitoi ndeshjen e 5-të në transfertë me rezultatin 94-90, pas plot 53 viteve u shpall kampion i NBA . Seria e fitoreve në finale është 4-1 për Knicks, Titullin kampion gjatë natës e kanë festuar banorëe e Nju Jorkut.
Me ndeshjen finale mes ekipit NjuJork Knicks dhe San Antonio Spurs zyrtarisht mbyllet sezoni 2025/2026 i kampionatit amerikan të basketbollit NBA.
Kampion i këtij sezoni është skuadra e Nju Jork e cila në ndeshjen e pestë finale në transfertë mundi San Antonion 94-90 dhe me serinë e fitoreve të përgjithshme 4-1 fitoi titullin kampion të NBA-së për herë të parë që nga viti 1973.
Të udhëhequr nga një performancë “magjike” e Jalen Brunson, i cili u shpall MVP i Finales me 45 pikët e tij në ndeshjen e 5-të, Nju Jork Knicks bëri një tjetër rikthim të fuqishëm për të mposhtur ekipin San Antonio.
Pas sirenës së fundit, festa shpërtheu në të gjithë Nju Jork City.
Simboli i qytetit, Empire State Building, u ndriçua me ngjyrat portokalli dhe blu të Knicks, ndërsa mijëra tifozë u mblodhën pranë Madison Square Garden për të festuar rikthimin e shumëpritur të skuadrës së tyre në majën e basketbollit amerikan.
Një triumf që mbyll një rrugëtim emocionues në play-off dhe që do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve të Knicks.
Sport
UEFA, CONCACAF DHE AFC KUNDËR IDESË SË INFANTINOS
Federatat e lidhura me UEFA-n kanë vendosur të bojkotojnë garat e FIFA-s në shenjë proteste kundër planit për përfshirjen e kapitalit privat në Kupën e Botës, të mbështetur nga Gianni Infantino.
55 Federatat anëtare të UEFA-s kanë votuar unanimisht pro bojkotit të turneve të FIFA-s, në shenjë proteste ndaj planeve të reja financiare të organizatës botërore.
Vendimi erdhi gjatë një takimi urgjent online të UEFA-s, ku u diskutua krijimi i FIFA Forëard Enterprise, një kompani e re me vlerë të parashikuar rreth 20 miliardë dollarë, e cila do të menaxhonte të drejtat komerciale të Kupës së Botës dhe eventeve të tjera të FIFA-s.
Pavarësisht se FIFA ka hedhur poshtë kritikat duke pohuar se Kampionati Botëror nuk është në shitje, shpinën Infantinos, krahas UEFA-së, ia kanë kthyer edhe CONCACAF – Federata e Amerikës Veriore por edhe AFC – Konfederata Futbollistike e Azisë.
Reagimi vje pasi UEFA paralajmëroi se do t`i bojkotojë kampionatet botërore nëse miratohet propozimi I Infantinos, kurse qëndrim të njëjtë mori edhe CONCACAF. Dy konfederatat bashkë kanë 96 vota, derisa për miratimin e iniciativës duhen së paku 106 nga gjithsejt 211 anëtarët e FIFA-s.
Sipas njoftimeve paraparke, federatat kombëtare duhet të prononcohen deri më 19 shtator. Nëse miratohet, grupi i investitorëve do të udhëhiqej nga kompania amerikane “Thrive Eternal” themelues I së cilës është Xhoshua Kushner, vëllai I Xhared Kushnerit, dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Tramp.
Sport
KF SHKËNDIJA ME PËRMBYSJE HEROIKE ELIMINOI NK BRAVO
Shkëndija me fitoren 3-1 kundër ekipit slloven NK Bravo në ndeshjen kthyese të raundit të dytë kualifikues të UEFA Konferencë Liga siguroi kualifikim në raundin e tretë dhe sërish mbetet skuadra e vetme nga Maqedonia e Veriut që do të përfaqësojë vendin në garat Europiane. Në raundin e tretë kuqezinjtë do të përballen me skocezët e Hibernian.
Shkëndija siguroi kualifikimin në raundin e tretë kualifikues të UEFA Konferencë Liga, pasi në stadiumin në Shkup mposhti Bravon e Sllovenisë me rezultat 3:1, duke përmbysur disavantazhin prej një goli 2:1 nga ndeshja e parë në Slloveni.
Kuqezinjtë dominuan takimin që nga minuta e parë, por ishin mysafirët ata që kaluan në epërsi në minutën e 17-të me golin e Jovan Stankoviqit. Shkëndija barazoi shifrat 1-1 në minutën e 36-të me autogolin e Jovan Gashper.
Në pjesën e dytë, Shkëndija nisi më fuqishëme përkrahur edhe denjësisht nga tifozët e pranishëm dhe sidomos pas inkuadrimit në lojë të Endrit Krasniqit dhe më pas edhe të Marko Gjorgjievskit vazhdoi me ritëm të lartë dhe në minutën e 50-të Almir Kryeziu realizoi me kokë pas asistimit të Tambës, duke përmbysur rezultatin në 2:1, ndërsa goli i kualifikimit erdhi në minutën e 88-të, kur Marko Gjorgjievski shënoi golin e parë me fanellën kuqezi dhe vulosi fitoren 3:1 dhe kualifikimin në raundin tjetër.
Pas këtij suksesi, trajneri Artim Pollozhani dha analizën e tij mbi lojën, manovrën taktike dhe qasjen e skuadrës.
“Unë mendoj që ishte një ndeshje e rëndësishme, por që e manovruar jashtëzakonisht mirë nga lojtarët tanë. Dhe për të duhet t’i përgëzoj lojtarët, sepse është merita e tyre. Nuk ishte e lehtë nga fakti që kishim një kundërshtar që mbyllet në bllokun e dytë edhe pret për tranzicione pozitive. Këtë armë të fortë të tyre unë mendoj që e eliminuam në aspektin e asaj që kishim tranzicione të forta negative, kështu që dolëm praktikisht tek ndeshja jonë edhe unë mendoj që kjo është meritë plotësisht e futbollistëve” deklaroi trajneri Artim Pollozhani
Trajneri ka falënderuar edhe mbi shtatë mijë tifozët e pranishëm në tribunat e stadiumit për përkrahjen dinjitoze duke u bërë pjesë e këtij suksesi të madh për simbolin e futbollit shqiptar në Maqedoninë e Veriut
“Patjetër. Unë dua t’i falënderoj të gjithë ata që ishin të pranishëm sot, të gjithë ata që na mbështetën, patjetër edhe “Ballistët”, sepse ata unë i përmenda edhe dje, janë me ne në çdo ndeshje. Por edhe pjesa tjetër e publikut na ka mbështetur jashtëzakonisht shumë. Neve na mbetet t’ua kthejmë me ndeshje të bukura. Tani, çështja e këtyre biletave pa pagesë mendoj që nuk më takon mua, por them se klubi ka bërë një gjest të mrekullueshëm. Shpresoj që të vazhdojë, është kohë pushimesh, por që prezenca ishte e kënaqshme duke pasur parasysh që edhe është larg nga Tetova. Por unë e thashë edhe dje e përsëris edhe sot, që Shkëndija nuk ka tifozë vetëm në Tetovë, ka edhe në qytete të tjera tifozë” tha trajneri Pollozhani
Me këtë sukses, Shkëndija vazhdon rrugëtimin evropian dhe në raundin e tretë kualifikues të UEFA Konferencë Liga do të përballet me Hibernianin e Skocisë. Ndeshja e parë zhvillohet në Edinburg më 6 gusht, me fillim në ora 19:00 ndërsa ajo kthyese më 13 gusht në Shkup po me fillim në ora 19:00.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
ROBERTO MANCINI SERISH MERË DREJTIMIN E ITALISË
Drejtuesit e Federatës së futbollit në Itali kanë emëruar Roberto Mançinin për trajner të ri të kombëtares
Roberto Mancini është zyrtarisht trajneri i ri i kombëtares italiane. Konfirmimi erdhi përmes kanaleve të rrjeteve sociale të Federatës Italiane të Futbollit, pasi Giovanni Malagò e kishte bërë tashmë të ditur lajmin në një konferencë për shtyp.
Në stafin e tij mund të përfshihen Leonardo Bonucci, Antonio Gagliardi dhe Massimo Maccarone, ndërsa Marco Roccati do të shërbejë si trajner i portierëve.
Mancini do të prezantohet të mërkurën, më 29 korrik, në orën 18:00, së bashku me Claudio Ranierin, i cili do të marrë rolin e drejtorit teknik të kombëtares italiane.
Periudha e “Mancios” në krye të Italisë ishte një sagë epike që nisi si përralla më e bukur dhe përfundoi me hidhërim e një lamtumirë që ende dhemb. Ishte një histori e karakterizuar nga kulme të jashtëzakonshme – viti i paharrueshëm 2021, nata në “Wembley” kundër Anglisë, trofeu i ngritur drejt qiellit dhe një stil loje magjepsës që bëri që një komb i tërë të dashurohej sërish me skuadrën.

