Connect with us

Lajme nga vendi

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 17 Qershor

Published

on

Pas mesnate në ora 01:40 në fshatin Bogovinë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Kamenjanit kanë privuar nga liria një 29 dhe 28 vjeçar të dy nga fshati Miletinë, komuna e Bërvenicës. Gjatë kontrollit të kryer në një automjet të parkuar të udhëtarëve “Polo” me targa të Tetovës, në të cilin ndodheshin të dy personat, është gjetur dhe sekuestruar një lëndë pluhur e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

……Dje në ora 22:10 në afërsi të nyjës rrugore të Grupçinit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Grupçinit kanë privuar nga liria një të mitur 17-vjeçar nga fshati Kopaçindoll, komuna e Zhelinës. Gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve “Opel Astra” me targa të Tetovës, në të cilin ai ishte bashkëudhëtar, tek ai është gjetur dhe sekuestruar marijuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

…….Dje në ora 22:00 në rr. “Ilinden” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 54-vjeçar nga Gostivari, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm nga një 60-vjeçar nga Gostivari, se rreth orës 21:00 ai e ka sulmuar fizikisht atë dhe djalin e tij në një kazino, me çka ka përdorur edhe një send metalik dhe sprej për sy. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

……Dje në ora 13:10 në DPB Gostivar, një 31-vjeçar nga fshati Gradec ka denoncuar se më 16.06.2026 rreth orës 19:10 në rr. “Ilinden” në Gostivar, pas një debati të mëparshëm, është sulmuar fizikisht nga një person  nga fshati Debresh, i cili ka tentuar t’i marrë telefonin celular. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

……Dje në ora 15:30 në DPB Gostivar, një 29-vjeçare nga fshati Çajlë, me banim në Gostivar, ka denoncuar se rreth orës 12:00 në oborrin e një ndërtese banimi në rr. “Nikola Parapunov”, ku ajo jeton, djali i saj tetëvjeçar është sulmuar fizikisht nga një i mitur 14-vjeçar nga e njëjta lagje. Sipas denoncimit, ai edhe më parë e ka sulmuar fizikisht vajzën e saj tetëvjeçare. Është njoftuar Qendra për Punë Sociale në Gostivar dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit

Advertisement

Dje në ora 16:45 në fshatin Kamenjan, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria një 37-vjeçar nga fshati Gurgurnicë. Gjatë një kontrolli në trafik është konstatuar se ai drejtonte automjetin motorik të udhëtarëve “Audi” me targa të Tetovës pa pasur leje drejtimi, gjegjësishtë pa patentë shoferi. Personi është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme, ndërsa automjeti është sekuestruar.

……Dje në ora 18:15 në rr. “Vëllezërit Ginoski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Gostivar kanë privuar nga liria një 29-vjeçar nga fshati Dobrosht, komuna e Tearcës. Gjatë një kontrolli në trafikun rrugor, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve “Audi” me targa të Tetovës, të cilin ai e drejtonte, dhe pas masave të ndërmarra është konstatuar se ai e drejtonte atë pa pasur leje drejtimi. Automjeti është sekuestruar dhe ndaj tij do të paraqitet parashtresa përkatëse.

……Dje në ora 23:45 në “Udhëkryqin e Qelqores” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 24-vjeçar nga Shkupi. Gjatë një kontrolli në trafikun rrugor, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve “Volksëagen Golf” me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, dhe pas verifikimeve të kryera është konstatuar se ai e drejtonte pa leje drejtimi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

…….Dje në ora 20:30 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 59-vjeçar nga Tetova, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm nga bashkëshortja e tij 50-vjeçare se pas një debati të shkurtër në shtëpinë familjare ai ka tentuar ta sulmojë fizikisht atë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe gjatë kontrollit të kryer është konstatuar se ishte nën efektin e alkoolit, përkatësisht se kishte 2.03 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

……Dje në ora 21:05 në SPB Tetovë është denoncuar se në një shtëpi në Tetovë është gjetur i vdekur një 73-vjeçar nga Tetova. Mjeku ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar në Mjekësinë Ligjore për obduksion. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë kryer prokurori publik dhe ekipi i ekspertizës nga SPB Tetovë.

Advertisement

……Dje në ora 21:00 në SPB Tetovë, një 45-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se në një hapësirë parkingu në Tetovë, djali i saj I mitur është sulmuar fizikisht nga një 41-vjeçar nga Tetova. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

……Dje në ora 19:45 në SPB Tetovë, një 60-vjeçar nga fshati Poroj i Tetovës, ka denoncuar se në ora 18:30 në fshat, nipi i tij i mitur, pas një debati të mëparshëm, është sulmuar fizikisht. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

……Gjatë natës mes datave 17 dhe 18.06.2026, në periudhën nga ora 00:30 deri në ora 01:10, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar në bashkëveprim me zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Gallatë kanë realizuar një kontroll aksional në një objekt hotelier në fshatin Dobërdoll. Gjatë kontrollit, për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, është arrestuar një 30-vjeçare nga Brazili. Ajo është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.

……Pas mesnate në ora 01:40 në fshatin Zhelinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Grupçinit kanë arrestuar një 34-vjeçar nga Tetova, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm se ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive. Pas verifikimeve të kryera është konstatuar se ai ishte nën efektin e alkoolit, përkatësisht se kishte 2.07 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.

……Dje në ora 16:35 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën lokale drejt fshatit Bërvenicë ka rënë zjarr në një stallë në pronësi të një 67-vjeçari nga Tetova. Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit Tetovë, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Advertisement

……Dje në ora 15:00 në DPB Gostivar është denoncuar se në rr. “Ilija Anteski-Smok” në Gostivar ka rënë zjarr në një ndërtesë banimi, pronësi e një 29-vjeçari nga Gostivari. Nga zjarri është përfshirë një pjesë e fasadës, zjarri është shuar nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit Gostivar, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip nga DPB Gostivar.

……Dje në ora 13:00 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën lokale fshati Vejcë – fshati Selcë të Tetovës, një katërcikël me targa të Tetovës, i drejtuar nga një  25-vjeçare nga fshati Sellcë, ka dalë nga rruga. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar 25-vjeçarja, ndërsa me lëndime trupore kanë kaluar bashkëudhëtaret e saj, të dyja nga fshati Sellcë, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Këqyrja është kryer nga një ekip i SPB Tetovë.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat