Connect with us

Sport

KF SHKËNDIJA ME ARTIM POLLOZHANIN SOT ZHVILLON  KONTROLLUESEN E PARË

Published

on

Testin e parë kuqezinjtë do ta luajnë sot ndaj skuadrës sllovene FC Koper, me fillim në ora 18:30 në Kodeljevo, në afërsi të Lubjanës.

KF Shkëndija sot nis serinë e katër ndeshjeve kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore që po zhvillohet në Slloveni. Testin e parë kuqezinjtë do ta luajnë sot ndaj skuadrës sllovene FC Koper, me fillim në ora 18:30 në Kodeljevo, në afërsi të Lubjanës.

Kjo njëkohësisht do të jetë ndeshja e parë e Shkëndijës nën drejtimin e trajnerit të ri, Artim Pollozhani, i cili do të ketë mundësinë e parë për të parë skuadrën në aksion përballë një kundërshtari cilësor.

Ashtu si Shkëndija, edhe Koperi do të jetë pjesëmarrës në garat europiane këtë verë, duke nisur rrugëtimin nga raundi i dytë kualifikues i UEFA Conference League. Klubi slloven në historinë e tij ka fituar një titull kampion (2010) dhe katër trofe të Kupës së Sllovenisë.

Këto sfida paraqesin një provë të rëndësishme për skuadrën tonë në prag të ndeshjeve kualifikuese të UEFA Conference League.

Advertisement

Sport

SONTE ME FINALEN E STREET BASKET 3X3 PËRFUNDON VERA TETOVARE

Published

on

12  ekipe të Street Basket 3×3 mbrëmw  para  një numri  të madh  të  qytetarëve  kanë  zhvilluar  spektakolare   duke  dhuruar  emocione atraktive. Sonte  me fillim nga  ora  19:30  zhvillohen ndeshjet  finale ku edhe  do të shpallet  fituesi  Me  shpalljen  e ekipeve më të mira  zyrtarisht  përfundon  Vera Kulturore Tetovare

 Mbrëmë  në  kuadër  të manifestim ‘’Tetova  n’Festë’’ në  në sheshin e Tetovws në një  atmosferë elektrizuese, duele spektakolare, ngulitje atraktive dhe gara në gjuajtjet për tre pikë  u zhvilluan ndeshjet e  eliminatore në Street Basket 3×3  me  ekipe  nga  Shkupi, Struga  Tetova dhe Kosova .

 Pas ndeshjeve   eliminatore  kualifikim në   garat e sontme  kanë  siguruar ekipet  Kosova, One, Kino Vlae, V3, Veterani, Struga X3

 Komuna e Tetovës i ftonë  të  gjithë adhuruesit e  këtij sporti  dhe  jo vetëm të jenë pjesë e ndeshjeve finale të Street Basket 3×3, me fillim në ora 19:30, në Sheshin “ILIRIA”.

 Njëkohësisht, me këtë mbrëmje përmbyllen edhe aktivitetet e “Tetova n’Festë”, pas plot  25  ditëve plot kulturë, sport, muzikë dhe argëtim, që e ktheu Tetovën në qendrën e ngjarjeve verore.

Advertisement
Continue Reading

Sport

LIGA E PARË: DERBI I SEZONIT VARDARI –SHKËNDIJA TË DIELËN NË ORA 17:00

Published

on

Komisioni i  garave  pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë  së Veriut  ka  publikuar  orarin e  ndeshjeve  të  xhiros  së dytë  të sezonit  2026/2027  në Ligën e parë  të  futbollit  vendor. Derbi i sezonit Vardari – Shkëndija  luhet të dielën.  Sipari i javës së dytë  hapet të premten me ndeshjen  Shkëndija  Haraçinës  – Sileksi.

Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) tashmë i ka zyrtarizuar të gjitha detajet dhe oraret për  javën e dytë të kampionatit .

Kështu që  derbi i sezonit  mes Vardarit dhe Shkëndijës  është  caktuar  të zhvillohet  të dielën me fillim  në ora  17:00,  shkaku  i  obligimeve  të  skuadrës  kuqezi në  garat e  UEFA Konferencë Liga.

Gjithashtu të  dielën në  stadiumin ‘’Hekurana’’ në lagjen e  Autokomandës  do të zhvillohet  edhe  ndeshja midis  Skopje  dhe Struga Trim Lum

Java e dytë e  kampionatit  hapet  të  premten  me   ndeshjen  Shkëndija e Haraçinës – Sileksi  që  do të  zhvillohet  në stadiumin e Çairit  me fillim në ora  17:00.

Ndeshja Bashkimi – Tikveshi në Kumanovë  zhvillohet  të shtunën me  fillim në ora 17:00, ndërsa  në Shtip ndeshja  Bregallnica – Arsimi  zhvillohet  të  shtunën  por  me  fillim në ora  19:00.

Advertisement

Shaban Sinani  – TV Koha

Continue Reading

Sport

Shkëndija mëson kundërshtarin e mundshëm në Play-off të UEFA Conference League

Published

on

Pas shortit të hedhur nga UEFA, kampionia e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija, ka mësuar kundërshtarin e mundshëm në fazën Play-off të UEFA Conference League. Nëse siguron kualifikimin, skuadra tetovare do të përballet me fituesin e çiftit IFK Göteborg (Suedi) ose KAA Gent (Belgjikë). Një sfidë e rëndësishme pret kuqezinjtë në rrugën drejt fazës së ligës së Conference League.

Continue Reading

Më të lexuarat