Connect with us

Lajme nga vendi

Ndryshime në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Mickoski prezanton kabinetin e ri, ndryshojnë 7 ministri dhe hyn një partner i ri

Published

on

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka prezantuar emrat e ministrave të rinj në kuadër të rikonstruimit të qeverisë. Propozimi do t’i dorëzohet Kuvendit deri më 3 korrik për miratim.

Ndryshimet prekin shtatë ministri dhe përfshijnë emërime të reja, lëvizje të ministrave në poste të tjera, krijimin e një ministri pa portofol për çështjet e komunitetit rom, si edhe shuarjen e resorit për Qeverisje të Mirë.

Pavarësisht ndryshimeve, kabineti qeveritar do të vazhdojë të ketë 24 anëtarë, përkatësisht kryeministrin dhe 23 ministra.

Nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe partnerëve të saj, Sasho Klekovski propozohet ministër i Shëndetësisë, ndërsa Gjoko Velkovski merr drejtimin e Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Ivan Stoilkoviç kalon në krye të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, ndërsa Exhjan Demir propozohet ministër pa portofol, përgjegjës për integrimin e komunitetit rom.

Koalicioni shqiptar VLEN pritet të drejtojë tre resore. Jeton Shasivari propozohet ministër i Drejtësisë, Sedat Sulejmani ministër i Kulturës dhe Turizmit, ndërsa Agon Ferati do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

Advertisement

Edhe Lëvizja ZNAM forcon rolin e saj në qeveri. Borçe Serafimovski propozohet ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ndërsa Goran Minçev do të vazhdojë të drejtojë Ministrinë e Administratës Publike.

Me këtë rikonstruim, resori për Qeverisje të Mirë shfuqizohet dhe kompetencat e tij kalojnë nën Kabinetin e Kryeministrit. Mickoski bëri të ditur gjithashtu se Partia Demokrate e Turqve i bashkohet zyrtarisht koalicionit qeverisës dhe do të përfaqësohet me një ministër pa portofol.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat