Connect with us

Lajme nga vendi

Diell dhe vapë gjatë ditës, pasdite reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima

Published

on

Moti në Maqedoninë e Veriut sot do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, me vranësira të lehta deri mesatare gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.

Në orët e pasdites pritet jostabilitet lokal, i shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erëra të forta dhe stuhi afatshkurtra. Në disa zona ekziston mundësia edhe për paraqitje të breshërit.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 22 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 30 deri në 38 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të lehta deri mesatare. Temperatura minimale do të jetë 17 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 35 gradë.

Lajme nga vendi

Aliu: Derisa jam ministër do të kontribuoj drejt sistemit shëndetësor, digjitalizimi një nga reformat kyçe që duhet të vazhdojë

Published

on

Derisa jam ministër, do të kontribuojmë vazhdimisht në sistemin shëndetësor, ndërsa edhe më tej do të jap maksimumin nga vetja për komunitetin. Këtë e deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Azor Aliu duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

“Domethënë, unë ende jam ministër i Shëndetësisë deri në momentin kur Kuvendo do të votojë ministër të ri dhe deri atë ditë, çdo minutë do të punoj dhe do të kontribuoj drejt sistemit shëndetësor në vend. Unë kur kam hyrë para 10 viteve në politikë, ham hyrë që të ndihmoj, por sot, pas 10 viteve, me përvojën politike që e kam, tashmë jam në politikë që të ndryshoj. Që të ndryshoj se si zhvillohet politika dhe si duhet një politikan të jetë transparent dhe të funksionoj realisht në sistem”, tha ministri në largim Aliu.

Aliu theksoi se secili prej nesh, ka për detyrë të japë kontribut për komunitetin.

“Edhe unë do të vazhdoj kështu edhe në të ardhmen, me atë që di më të miri”, theksoi Aliu.

Vlerësoj, tha se do të ketë kontinuitet shëndetësia. Ai shtoi se është i sigurt, se ministri i ri do të vazhdojë me politikat që tashmë i kanë vendosur. Prandaj, siç nënvizoi Aliu, reformat e krijuara deri më tani kanë qenë sistemike dhe si të tilla do të vazhdonin edhe në të ardhmen.

Advertisement

Mendoj se digjitalizimi është një nga elementet kyçe, të cilat në shëndetësi duhet të vazhdojnë, u përgjigj ministri Aliu në pyetjen e gazetarëve.

Me rikonstruksionin e Qeverisë, dikasterin e shëndetësisë do ta marrë drejtori i deritanishëm i FSSH, Sasho Klekovski, kuadër i VMRO-DPMNE-së.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Nga sot fillon ndalimi i lëvizjes në zonat pyjore të Maqedonisëi’m

Published

on

Nga sot deri më 31 gusht, është në fuqi një ndalim i plotë i lëvizjes në pyje dhe toka pyjore, një masë që Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonominë e Ujërave.

Bujqërve dhe blegtorëve u kërkohet të jenë veçanërisht të kujdesshëm, ndërsa ata që e shkelin ndalimin do të përballen me gjoba të larta, nga një mijë e pesëqind deri në dy mijë euro në ekuivalent në denarë.

Gjatë kësaj periudhe, lëvizja në pyje do të lejohet vetëm me miratim me shkrim të lëshuar nga degët e “Pyjeve Kombëtare”, pra parqeve kombëtare, secila për zonën që menaxhon.

Continue Reading

Lajme nga vendi

ASH: Ligji i ri për lojërat e fatit dëmton familjet dhe legalizon varësinë

Published

on

Aleanca për Shqiptarët kundërshton ashpër projektligjit për lojërat e fatit, i cili, në vend që të mbrojë qytetarët, i lejon industrisë së bixhozit të vazhdojë të ushtrojë ndikim shkatërrues mbi familjet, të rinjtë dhe fëmijët tanë.

Ne vlerësojmë se industria e lojërave të fatit nxit varësi, shkakton kolaps ekonomik në familje, rëndon sistemin shëndetësor dhe atë të mbrojtjes sociale, si dhe rrit problemet sociale që kërcënojnë stabilitetin e komuniteteve tona. Statistikat dhe përvojat familjare në terren tregojnë qartë pasojat e rënda që kjo industri sjell me vete.

Propozimi i VLEN-it që parashikon distancë prej 500 metrash midis kazinove dhe shkollave nuk mjafton. Kjo masë është vetëm një fasadë që e legalizon dhe i jep leje funksionimi një industrie që vazhdon të prodhojë varësi dhe shkatërrim. Aleanca për Shqiptarët kërkon mbylljen e plotë të veprimtarisë së lojërave të fatit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si hap i domosdoshëm për mbrojtjen e fëmijëve, të rinjve dhe familjeve.

Ne i bëjmë thirrje deputetëve që të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe familjeve të prekura, të heqin dorë nga çdo zgjidhje që legalizon bixhozin, dhe të miratojnë masa të qarta dhe të guximshme për parandalimin e varësisë, mbështetjen e familjeve dhe përforcimin e sistemeve shëndetësore dhe sociale. Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të luftojë kundër çdo politike që rrezikon mirëqenien e qytetarëve tanë.

Continue Reading

Më të lexuarat