Connect with us

Sport

LK: ZHGËNJEN VARDARI NË SHKUP, DRITA BARAZON NË KAUNAS!

Published

on

Kampioni Maqedonisë së Veriut  ekipi i Vardarit  me  humbje  e  nisi   rrugëtimin  evropiane pasi në  ndeshjen e  raundit të pare në Shkup pësoi  humbje  0-2  nga  kampioni i Finlandës  FC KuPS.  Drita e  Gjilanit  barazon në Kaunas.
 

Vardari, u rikthye në Ligën e Kampionëve me humbje para publikut vendas në Shkup.

Në ndeshjen e parë  në  garat preliminare të Ligës së Kampionëve, Vardari u mposht nga  kampioni finlandez Kups me rezultatin  0-2  duke i çuar në minimum gjasat për kualifikim në raundin tjetër.

Krahas rezultatit negativ, ajo që ra sy ishte edhe interesimi tejet I dobët I tifozëve për të ndjekur ndeshjen e Vardarit në Shkup. Njoftimet thonë se ka patur vetëm 3.000 spektatorë.

Ndeshja  kthyese  zhvillohet  më  14 korrik  në Finlandë  .

Kampioni i Kosovës, Drita e Gjilanit, është kthyer me rezultat pozitiv nga Kaunasi i Lituanisë, pasi në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të UEFA Liga e Kampionëve ka barazuar  1-1 me Zalgirisin që është rezultat i favorshëm për ekipin e Dritës dhe hap dyert që me fitore në Prishtinë të kualifikohet më tej.

Advertisement

Në ndeshjen e parë të UEFA Konferencë Liga, skuadra e Elbasanit ka barazuar në terrenin vendas 1:1 me  skuadrën  Bate Borisov të Bjellorusisë.

 Shaban Sinani – TV Koha

Sport

BOTËRORI 2026: VAZHDOJNË POLEMIKAT – TETË KOMBËTARE NË GARË PËR TITULLIN!

Published

on

Me kualifikimin e Argjentinës dhe Zvicrës janë kompletuar edhe katër sfidat çerekfinale të Botërorit 2026. Ndeshja e parë çerekfinale është supersfida Franca – Maroku që luhet më  më 9 korrik në orën 22:00.

Argjentina me  përmbysje spektakolare ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës pas një fitoreje dramatike 3-2 ndaj Egjiptit. Kampionët në fuqi përmbysën disavantazhin 2-0 në minutat e fundit, duke dhuruar një nga rikthimet më spektakolare të turneut.

Lionel Messi ishte një nga protagonistët kryesorë të sfidës. Edhe pse humbi një penallti në pjesën e parë, kapiteni argjentinas reagoi në momentin vendimtar, duke shënuar golin e barazimit dhe golin e tetë të tij në këtë Botëror.

Pas përfundimit të ndeshjes, Messi u pa i përlotur në fushë, një moment që preku tifozët dhe u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.

Por, pavarësisht përmbysjes spektakolare, fitorja e Argjentinës ka rënë nën hijen e dyshimeve dhe akuzave që vijnë nga taborri egjiptian. “Faraonëve” iu mohua një gol dhe një penalti në momentet vendimtare të ndeshjes. Akuzat egjiptiane shkojnë deri atje ku pretendohet se po favorizohet Argjentina dhe Messi kurse Federata Egjiptiane e Futbollit zyrtarisht ka kërkuar pezullimin e arbitrit francez Fransoa Leteksije dhe hetime për vendimet e diskutueshme në terren.

Advertisement

Zvicra është çerekfinalistja e fundit e Kupës së Botës, pasi mposhti Kolumbinë me rezultat 4:3 pas ekzekutimit të penalltive, në një duel që nuk prodhoi asnjë gol për 120 minuta lojë. Në formacioni titullar të helvetikëve u paraqitën dy futbollistët shqiptarë, kapiteni Granit Xhaka dhe Ardon Jashari. Xhaka shënoi edhe penaltinë e parë për Zvicrën.

Nga pika e bardhë, zviceranët u treguan më të saktë dhe siguruan kualifikimin me rezultat 4:3, duke vulosur biletën për në mesin e tetë skuadrave më të mira të turneut.

Ky është një sukses historik për Zvicrën, e cila rikthehet në çerekfinalen e Kupës së Botës pas shumë vitesh pritjeje.

Pas përfundimit të  fazës së 1/8 së finales së Botërorit, tanimë janë mësuar katër  çiftet  çerekfinale ku do të përballen: Franca – Maroku, Spanja-Belgjika,  Norvegjia – Anglia dhe  Argjentina –  Zvicra.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

KF SHKËNDIJA NESËR NIS RRUGËTIMIN NË GARAT EUROPIANE!

Published

on

Klubi i futbollit Shkëndija edhe këtë  vit do ta përfaqësojë Maqedoninë e Veriut  në  garat e UEFA Konferencë Liga. Nesër me fillim në ora 19:30  kuqezinjtë tetovar do të përballen në transfertë me ekipin  Europa FC  në Gjibraltar. Për ekipin  e  Shkëndijës  është kjo ndeshja e  68-të  europiane.

Klubi I futbollit Shkëndija nga dita e  djeshme është në Gjibraltar për duelin që do ta luajnë ndaj Europa FC në kuadër të raundit të parë eliminator në  UEFA Konferencë Liga.

Tetovarët në këtë ndeshje konsiderohen favorit  dhe  realisht pritet që ta kalojnë këtë pengesë për t`u kualifikuar në raundin e radhës.

Shkëndija nis një një epokë të re nën drejtimin e Artim Pollozhanit, ku synimi mbetet që sërish të sigurojnë grupet e këtij kompeticioni si vitin e kaluar.

Shkëndija sot në mbrëmje pritet që  të zhvillojë  seancën  zyrtare  stërvitore  para  ndeshjes së nesërme kur edhe trajneri Pollozhani do të përcaktohet për formacionin  që do të zbres në fushë. Ndeshja Europa FC dhe Shkëndija do të zhvillohet nesër me fillim në ora 19:30.

Advertisement

 Ndryshe për klubin e  futbollit  Shkëndija është kjo ndeshja e 68 në garat  evropian ku ka 16 ndeshje në ligën e kampionëve, 31 në Europa Liga  dhe 18 në Konferencë Liga.

Ka të regjistruara 24 fitore, 12 barazime dhe 31 disfata, ka shënuar 68 gola dhe  ka pranuar 89. Suksesin më të madh e shënoi në sezonin 2025/26 duke kaluar fazën e grupit dhe u kualifikua në eliminatoret e UEFA Konferencë Liga.

 Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Sport

BOTËRORI 2028: FUNDI I “EPOKËS” CR7 – FUTBOLLI MPOSHTI POLITIKËN!

Published

on

Spanja dhe Belgjika janë dy ekipet që siguruan kualifikim çerekfinale të Kupës së Botës. Spanja mundi Portugalinë 1-0, ndërsa Belgjika mundi SHBA-n 4-1. Në çerekfinale do të përballen Spanja  dhe  Belgjika. Eliminimi i Portugalisë shënoi edhe fundin e epokës Ronaldo në Kampionatet Botërore.

Spanja është kualifikuar në çerekfinalen e Botërorit. “La Roja” siguroi një fitore të artë 1-0 ndaj Portugalisë, falë një goli në minutat shtesë, që e realizoi Mikel Merino në minutën e 91-të.

Eliminimi i Portugalisë nga Spanja nuk ishte vetëm fundi i një Kampionati Botëror për portugezët, por ky eliminim shënoi fundin e një epoke dhe karriere më të madhe në historinë e futbollit. Kristijano Ronaldo zhvilloi ndeshjen e fundit në Botëroret, duke lënë pas vetes rekorde që vështirë se do të tejkalohen, por edhe një dëshirë të madhe të parealizuar – titullin Kampion Bote.

Një gjest dhe një simbolikë mahniti futbolldashësit anë e kënd botës. Derisa Ronaldo me lot në sy qëndronte në terren, adoleshenti Lamin Jamal, nuk harroi ta përshëndesë dhe ta ngushëllojë për disfatën.

Seleksionuesi Martinez gjithashtu përfundoi aventurën me Portugalinë kurse në vend të tij është emëruar Jorge Jesus.

Advertisement

Perënditë e futbollit folën mbrëmë në Sietël dhe sollën një drejtësi të ashpër, por plotësisht të merituar. Në një ndeshje që nuk ishte thjesht një betejë për çerekfinalet, por një përballje e drejtpërdrejtë për ruajtjen e dinjitetit të sportit, Belgjika e mposhti në mënyrë bindëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultatin 4-1. Nderi i futbollit u shpëtua nga kthetrat e presioneve politike, ndërsa bashkëorganizatori i fundit i Botërorit u dërgua në shtëpi me një leksion futbolli që do të mbahet mend gjatë.

Që ironia të jetë edhe më e madhe, Shtetet e Bashkuara ishin një nga përfaqësueset më simpatike gjatë rrjedhës së deritanishme të Kupës së Botës, por gjithçka u shemb në momentin kur në lojë u përfshi politika. Vendimi skandaloz i FIFA-s për të pezulluar dënimin e Folarin Balogun, pas lobimit të drejtpërdrejtë të presidentit amerikan Donald Trump, e ktheu pothuajse të gjithë botën kundër kësaj përfaqësueseje.

Kujtojmë se në çerekfinale të Kupës së Botës do të përballen Franca – Maroku, Spanja – Belgjika,  Norvegjia – Anglia dhe fituesit e ndeshjeve Argjentina – Egjipti  dhe Zvicra – Kolumbia.

Continue Reading

Më të lexuarat