Connect with us

Lajme nga vendi

NISIN KORRJE-SHIRJET NË POLLOG – SEZONI I RI ME PROBLEME TË VJETRA!

Published

on

Nëpër arat e Pollogut kanë nisur korrje-shirrjet. Në terren shihen kombajnat që korrin “bereqetin” për këtë vit.

Moti i nxehtë ka bërë që korrjet të nisin më herët, por vapa ka ndikuar edhe në rendimentet e grurit.

Sikurse çdo vit edhe ky vit vjen me probleme të njëjta për bujqit. Çmimet e larta gjatë mbjelljes së grurit dhe çmimi I ulët në treg I grurit. Por, një problem tjetër paraqitet edhe gruri që importohet nga jashtë, veçanërisht nga Serbia.

Por, sidoqoftë, bujqit thonë se edhe ato pak ara që janë mbjellur duhet të korren.

 AMET ISMAILI – Bujk Korrje shirjet kanë filluar sot  për shkak të klimës  se ka qenë  më  nxehtë  përndryshe fillojmë me 12  deri më  15 korrik në Pollog. Po sivjet shkaku I klimës se ka qenë më nxehtë filluam më herët edhe sasia është e ulët  do të thotë 250 deri me 200 kg në dekar ose 2.500 deri  3.000  kilogram në hektar’’

Advertisement

 Nga viti në vit ulen sipërfaqet e mbjellura me grurë në Pollog. Bujqit thonë se nuk kanë lëvërdi t`i mbjellin arat me grurë shkaku i çmimit të lartë të procesit të mbjelljes, naftës e plehrave artificiale dhe çmimit të ulët të grurit.

 Vështirësi ka shumë  se çmimi  është shumë  I ulët , bujqit  kanë  filluar  mos  ta mbjellin grurin shkaku I çmimit . Për shkak  se tani është 10 – 11 denar në tregun evropian dhe botërorë në  bursë, edhe për shkak të  çmimit nuk mbjellin sasia të mëdhaja. Domethënë janë  zvogëluar  sasitë  deri  70 për qind, vetëm  30 përqind zakonisht mbjellin vetëm ata  të  cilët  kanë  kafshë, ndërsa  tjerët  nuk mbjellin grurë shkaku është se nuk ka llogari

 Ndryshe në nivel shteti, bujqit qëmoti kanë ngritur alarmin për çmimin e ulët të grurit. Thonë se gruri i vitit të kaluar ende nuk është bluar, ndërkohë që nga Serbia po importohen sasi të mëdha gruri dhe mielli. Sipas tyre, për grurin e importuar nga Serbia paguhen valuta të huaja, ndërsa gruri vendas mbetet pa çmim dhe pa u blerë.

Bujqit kanë bërë thirrje që Qeveria të shqyrtojë urgjentisht situatën dhe të reagojë për të siguruar treg për prodhimin vendas dhe një çmim të dinjitetshëm.

Kërkohet që nga fondi intervenues të ndahen 5 denarë për çdo kilogram grurë të dorëzuar, të ndalohet importi i miellit dhe grurit deri më 31 dhjetor 2026, me qëllim që fillimisht të grumbullohet prodhimi vendas dhe deri të premten, 10 korrik, të paguhen plotësisht subvencionet për kulturat drithore dhe lulediellin./Tv Koha/  

Advertisement

Lajme nga vendi

Gostivari sot përkujton 29 vjetorin e ngritjes së flamurit shqiptar në komunë dhe dhunën barbare

Published

on

Gostivari sot përkujton 29 vjetorin e ngritjes së flamurit shqiptar në komunë dhe dhunën barbare të aparatit shtetëror të Maqedonisë kundër këtij vendimi të asaj kohe kur në krye të komunës ishte Rufi Osmani, përcjell INA.

Në mëngjesin e hershëm të datës 9 korrik të vitit 1997, makineria policore maqedonase ia mësyen Gostivarit, për shkak të ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar pranë komunës, si një e drejt që e kishte miratuar unanimisht pushteti lokal.

Eskortat policore ishin nisur pasi që natën e 8 korrikut, Parlamenti kishte sjellë një vendim kundër valvitjes së flamurit shqiptar.

Në mëngjesin e kobshëm, eskortat policore arrestojnë Rufi Osmanin si kryetar komune, si dhe kryetarin e Këshillit komunal, Refik Dauti. Po atë ditë pasoi edhe revolta dhe protesta e qytetarëve, ashtu që policia ushtroi dhunë barbare, duke lënë qindra të plagosur, por edhe të vrarë.

Në këto ngjarje tragjike në mbrotje të flamurit ranë tri dëshmorë, Shpend Iseini, Nazmi Saliu dhe Milaim Dauti, dhe u maltretuan me qindra dhe mijëra qytetarë të Gostivarit që kishin dalë në protestë në mbrotje të flamurit kombëtarë që ishte larguar nga godina e Komunës së Gostivarit.

Advertisement

Rufi Osmani tani i përkushtuar si profesor universitar gjithmonë përkujton këtë ditë të kobshme për Gostivarit dhe shqiptarët anembanë.

“Kur u zgjodha unë kryetar i Komunës së Gostivarit menjëherë morrën vendim që te përdoret edhe flamuri shqiptar në Maqedoni. Kërkesa erdhi edhe pse Shqipëria ndodhej në një krizë të thellë e njohur si kriza e 97, Kosova po ashtu. Ne e ndjemë se diçka po përgatitet, prandaj së bashku me Arbër Xhaferin dhe Alajdin Demirin realizuam një takim me kryeministrin e asaj kohe Branko Cërvenkovski.

Në këtë takim unë i ofrova kompromis, Cërvenkovskit, për të dalë prej situate. Kompromisi ishte që unë vullnetarisht të shkoj në burg për mos respektim të vendimit të gjykatës kushtetutare, ndërsa qeveria, gjegjësisht parlamenti të sjell ligjin për zyrtarizimin e flamurit kombëtar. Qëllimi im ishte të mos e pëson populli. Dhe në parim u ra dakord, këtë mund ta dëshmoj edhe Alajdin Demiri, i cili është gjallë.

Më 8 korrik, Parlamenti i Maqedonisë në ora 22:00 të natës miratoi ligjin dhe sjellja e ligjit politikisht neve na dha të drejtë, sepse me këtë ligj u abrogua vendimi i gjykatës kushtetutare, por për fat të keq ora 24:00, Branko Cërvenkovski që për mua vazhdon të jetë një kriminel ordiner, nga pozicioni i kryeministrit solli në Gostivar mbi 5000 mijë policë. Në ora 3 të mëngjesit burgosem unë, burgoset kryetari i Këshillit, dhe më 9 korrik ndodhi masakra e Gostivarit. U vranë tre qytetar të pafajshëm, u maltretuan me mijëra qytetar”, rrëfen Osmani.

Gjykata themelore e Gostivarit shpalli fajtor kryetarin e komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, duku ia shqiptuar 14 vite burg, gjegjësisht 7 vite burg në instancën e dytë gjyqësore. U dënua edhe kryesuesi i këshillit Komunal, Refik Dauti, ndërsa ndëshkime pati edhe për kryetarin e atëhershëm të Tetovës, Alajdin Demiri si dhe kryesuesin e këshillit komunal Vebi Bexheti.

Advertisement

Ngjarjet e 9 korrikut të vitit 1997 edhe sot e kësaj dite, vazhdojnë të sjellin kujtesën e ngjarjeve më tragjike në mbrotje të flamurit kombëtarë që valvitej para godinës së Komunës së Gostivarit. (INA)

Continue Reading

Lajme nga vendi

SHKËNDIJA NGA GJIBRALTARI NIS SFIDAT EVROPIANE

Published

on

Shkëndija  sonte  zhvillon ndeshjen e xhiros së parë në UEFA Konferencë Liga  kundër ekipit Europa FC në Gjibraltar duke kërkuar përkushtim maksimal dhe fitore për të lehtësuar ndeshjen e kthimit.

Sonte  me fillim në ora  19:30 klubi I futbollit Shkëndija  zhvillon ndeshjen e xhiros  së parë të UEFA Konferencë Liga kundër skuadrës  Europa FC të Gjibraltarit.

Ekipi  mbrëmë ka zhvilluar séancën zyrtare  stërvitore në terrenin ku edhe do të zhvillohet ndeshja.

Në  press konferencën zyrtare pritshmëritë për ndeshjen e sotme i shpalosën  trajneri Pollozhani dhe kapiteni Besart Ibraimi.

Trajneri Artim Pollozhani i cili zyrtarisht debuton si trajner i kuqezinjve në një ndeshje zyrtare siç është UEFA Konferencë Liga u shpreh optimist se edhe  këtë vit  ekipi  do të ketë  suksese.

Advertisement

 “Fillon një cikël i ri për ne, fillojmë Kupat e Europës, një cikël i rëndësishëm. Siç e përmendët edhe ju, vjet klubi bëri një sukses të jashtëzakonshëm në Europë. Por, ai sukses tashmë i përket së kaluarës dhe sigurisht që ne do të tentojmë të shkojmë goxha larg këtë vit, sepse potenciali ekziston. Mendoj që me një qasje dhe angazhim maksimal, nga i pari deri te i fundit, mund ta arrijmë larg. Sa i përket fazës përgatitore, është mjaft e rëndësishme që ajo kaloi me sukses dhe i gjithë grupi është i plotë, kështu që do të konkurrojnë të gjithë ata që janë gati për ndeshjen e sotme” deklaroi trajneri Artim Pollozhani

Kapiteni Besart Ibraimi theksoi se kuqezinjtë janë favorit por do të luajnë me  përkushtimin më lartë duke e respektuar kundërshtarin.

 “Të them të drejtën, në ndeshjen e nesërme Normal që ne jemi favoritë, por me të vërtetë përkushtimi ynë do të jetë maksimal. Duhet të qasemi me seriozitetin më të madh, sepse në ditët e sotme nuk ka ndeshje të lehta. Jemi përgatitur, e kemi analizuar kundërshtarin dhe shpresojmë që nesër ta fitojmë ndeshjen, në mënyrë që në ndeshjen e kthimit ta kemi më lehtë” deklaroi kapiteni Besart Ibraimi

Ndeshja Europa FC – Shkëndija luhet sonte me fillim në ora 19:30.

Sonte me fillim në ora 19:00  skuadra tjetër nga Maqedonia e Veriut,  Sileksi është mysafire e  Dinamo Minsk.

Advertisement

 

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Lajme nga vendi

Kapen lloje të ndryshme droge në një bodrum të braktisur në Shkup

Published

on

Policia ka njoftuar se më 8 korrik, kanë gjetur një sasi të madhe të llojeve të ndryshme të drogës në një hapësirë të braktisur të bodrumit të një ndërtese në Komunën e Aerodromit, përcjell TV21. Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të dorëzohet kallëzim përkatës.

“Më 08.07.2026, nga ana e zyrtarëve policorë të Njësisë për Tregti të Paligjshme pranë SPB Shkup, pas masave të ndërmarra paraprakisht, në hapësira të braktisura të bodrumeve në një ndërtesë në territorin e Komunës së Aerodromit është gjetur një sasi më e madhe e llojeve të ndryshme të drogës narkotike: lëndë e bardhë në formë gungash, kërpudha halucinogjene, një qese me një sasi më të madhe tabletash – ekstazi, marihuanë dhe tre peshore digjitale. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Më të lexuarat