Lajme nga vendi
Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 07 Korrik
Dje në ora 09:00 në fshatin Siriçinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Jegunocit kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve „Ford“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 46-vjeçar nga Shkupi. Gjatë kontrollit është konstatuar se personi po drejtonte automjetin edhe pse kishte ndalesë aktive për drejtim mjeti, pas së cilës është privuar nga liria sipas nenit 297-a të Kodit Penal, ndërsa automjeti është ndaluar për procedurë të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
……Dje në ora 16:40 në rrugën „121“ në Tetovë, zyrtarë policorë kanë ndaluar një moped „Aprilia“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 18-vjeçar nga Tetova, me çka është konstatuar se nuk posedonte patentë shoferi. Në konsultim me prokurorin kujdestar publik, i njëjti është privuar nga liria sipas nenit 297-a të KP, ndërsa mopedi është konfiskuar. Pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresë përkatëse.
……Dje në ora 09:30 në SPB Tetovë, një burrë 63-vjeçar nga Tetova, si autorizues i nënës së tij, ka denoncuar veprën penale „lëshim i çekut pa mbulim dhe keqpërdorim i kartelës pagesore“. Sipas denoncimit, më 03.07.2026 denoncuesi ka vërejtur mungesë të mjeteve financiare në vlerë prej 8.148 denarë në llogarinë transaksionale të nënës së tij, përkatësisht shtatë pagesa të paautorizuara online. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…… Dje në ora 12:00 në SPB Tetovë, një 46-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se një ditë më parë rreth orës 23:30 para objektit të banimit, fqinji e ka sulmuar fizikisht djalin e saj 16-vjeçar. Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.
……Dje në ora 12:45 në SP Gallatë, një 29-vjeçar nga fshati Gradec ka denoncuar se rreth orës 10:00 në punëtorinë e tij në fshatin Gradec është sulmuar fizikisht nga një qytetar nga po i njëjti fshat. Po punohet për zbardhjen e rastit.
……Dje në ora 12:25 në DPB Gostivar është denoncuar se në rrugën „Sedek Kostoski“ në Gostivar ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një mopedi me targa të Gostivarit, i drejtuar nga një 19-vjeçar nga Gostivari dhe një biçiklete të drejtuar nga një 68-vjeçar nga Gostivari. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar 68-vjeçari, të konstatuara në Qendrën Urgjente në Gostivar. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i SPB Tetovë.
……Dje në ora 12:10 nga Qendra Urgjente Gostivar është denoncuar se tek ata është sjellë një person i lënduar. Zyrtarët policorë nga SP Gostivar kanë kryer verifikime, me çka është konstatuar se bëhet fjalë për një 33-vjeçar nga Gostivari, i cili ishte gjetur i rrëzuar në korsinë e rrugës „Nikolla Parapunov“ në afërsi të Sahat Kullës. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……Dje në SP Gostivar, një grua 41-vjeçare nga rrethina e Gostivarit ka denoncuar se rreth orës 18:00 në shtëpinë familjare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…..Dje në SPB Tetovë, një 19-vjeçar nga fshati Pallçisht i Poshtëm ka denoncuar se rreth orës 18:15 në rrugën „Ilinden“ në Tetovë, derisa po lëvizte me shokët e tij, është sulmuar fizikisht dhe me një send të fortë nga disa persona. Menjëherë janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet përkatëse dhe janë privuar nga liria një 18-vjeçar dhe dy 16-vjeçarë, të gjithë nga Tetova, ndërsa tek ata janë gjetur dhe konfiskuar sende të forta dhe një send i mprehtë. Pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresë përkatëse.
……Dje nga ana e zyrtarëve policorë të SP Tetovë, për shkak të qëndrimit të padeklaruar në vend, është arrestuar shtetasi i huaj një 26-vjeçar nga Peja, Republika e Kosovës. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.
……Pas mesnate në ora 01:41 në SPB Tetovë, një qytetar nga Tetova, punonjës në NPK Tetova, ka denoncuar se derisa po kryente detyrat e punës në rrugën „Bllagoja Toska“ në afërsi të një objekti hotelier, është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur. Po merren masa për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rastit.
Lajme nga vendi
TETOVË: PËRUROHET RRUGA E “SHTIPIT”
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami I shoqëruar nga Ministri I Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolovski dhe Zv/Ministrja Kaltrina Zekolli në Tetovë promovuan përfundimin e punimeve në Rrugën e Shtipit, një investim i Ministrisë së Transportit me ko-financim të Komunës së Tetovës.
Ministri I Transportit, Aleksandar Nikolovski, u shpreh se në Tetovë po vërrehet një bum investimesh, për të cilët përgëzoi Kryetarin Kasami duke u zotuar se Ministria që drejton ai do të jetë në shërbim të projekteve që lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Transportit në Tetovë po realizohen 29 projekte të përbashkëta.
KALTRINA ZEKOLLI – Bëhet fjalë për një rrugë me 680 metra, me gjerësi mesatarisht 5.5 metra kurse sipërfaqja totale e asfaltuar është rreth 4.000 metra katrorë.
Lajme nga vendi
Rregulla të reja në lizingun financiar në Maqedoninë e Veriut
Kuvendi ka miratuar ndryshime në Ligjin për Lizingun Financiar, të cilat prekin kushtet për themelimin dhe funksionimin e kompanive të lizingut, menaxhimin korporativ, mbikëqyrjen, transparencën dhe mbrojtjen e përdoruesve. Me ndryshimet përcaktohen elementet e detyrueshme që duhet të përmbajë çdo kontratë e lizingut financiar, përfshirë të gjitha tarifat dhe kompensimet që lidhen me kontratën. Gjithashtu, parashihet mundësia që kontratat të lidhen edhe në formë elektronike, në përputhje me legjislacionin për dokumentet elektronike, identifikimin elektronik, mbrojtjen e të dhënave personale dhe parandalimin e pastrimit të parave.
Rregullat e reja sjellin kontrata më të qarta, mundësi për shlyerjen e parakohshme pa kosto shtesë, kontroll më të madh mbi punën e kompanive të lizingut dhe standarde më të larta për mbrojtjen e shfrytëzuesve.
“Me qëllim të rritjes së transparencës dhe mbrojtjes së shfrytëzuesve, me ndryshimet specifikohen elementët e detyrueshëm që duhet të përmbajë çdo kontratë lizingu financiar, duke përfshirë të gjitha kompensimet që lidhen me lizingun. Përveç kësaj, mundësohet që kontratat e lizingut financiar të lidhen edhe në formë elektronike, nëse kushtet plotësohen në përputhje me dispozitat për dokumentet elektronike, identifikimin elektronik dhe shërbimet konfidenciale, si dhe dispozitat për parandalimin e pastrimit të parave, mbrojtjen e të dhënave personale dhe dispozitat e tjera përkatëse”, thonë nga Ministria e Financave.
Me këto ndryshime vendoset mundësia që shfrytëzuesi i lizingut financiar të shlyejë detyrimet e mbetura plotësisht ose pjesërisht në çdo kohë në përputhje me planin e amortizimit, pa kosto shtesë. Kjo gjithashtu siguron të drejtën për të ulur kostot e përgjithshme për periudhën e mbetur të kontratës.
“Përveç kësaj, përforcohet mbrojtja e shfrytëzuesve duke specifikuar se ofruesi i lizingut financiar nuk mund ta shfrytëzojë lëndën e lizingut financiar si kolateral pa pëlqimin paraprak me shkrim të shfrytëzuesit. Pëlqimi duhet të jepet te noteri, në dokument të veçantë – deklaratë, veçmas nga kontrata e lizingut financiar, me kushtet e përgjithshme, me përcaktimin e qartë të pasojave juridike të pëlqimit të tillë. Ofruesit e lizingut financiar do të jenë të detyruar të publikojnë raportet financiare vjetore, së bashku me raportin dhe mendimin e revizorit të autorizuar, në faqet e tyre të internetit. Në këtë mënyrë, individët dhe personat juridikë si shfrytëzues të lizingut do të kenë mundësinë të kenë pasqyrë më të qartë mbi punën e kompanive të lizingut para se të krijojnë marrëdhënie afariste”, thonë nga Ministria.
Me ndryshimet, thonë më tej nga kjo Ministri, përforcohet edhe mbikëqyrja përmes avancimit të dispozitave kundërvajtëse, si dhe stabiliteti financiar i ofruesve të lizingut financiar duke rritur vlerën minimale të principalit bazë nga 6.000.000 në 30.000.000 denarë.
“Me qëllim të përforcimit të integritetit të subjekteve që kryejnë lizing financiar, me ndryshimet zbatohen gjithashtu rekomandimet e Komitetit MONEYVAL pranë Këshillit të Evropës në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Me to vendosen kritere për përshtatshmërinë dhe reputacionin që duhet t’i përmbushin themeluesit dhe anëtarët e organeve drejtuese të ofruesve të lizingut financiar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Ndryshimet e miratuara nga Kuvendi janë një nga tetë hapat që Ministria e Financave po zbaton në kuadër të Agjendës reformuese.
Lajme nga vendi
14-vjeçarja nga Kavadari ndërron jetë pasi ra nga një luhatëse në parkun e Gostivarit
SPB Tetovë njofton se ka humbur jetën një 14-vjeçare nga Kavadari, e cila ka rënë nga luahtësja në parkun e Gostivarit.
Nga atje thonë se trupi është dorëzuar për autopsi.
SPB Tetovë njofton se ka humbur jetën një 14-vjeçare nga Kavadari, e cila ka rënë nga luahtësja në parkun e Gostivarit.
Nga atje thonë se trupi është dorëzuar për autopsi.
Sipas raportimit, e mitura ka rënë nga luhatësja në parkun e Gostivarit, pas së cilës është transportuar në Qendrën Mjekësore Gostivar, ku në ora 20:55 mjekukujdestar ka konstatuar vdekjen.
Është njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi është dorëzuar për autopsi“, thonë nga SPB Tetovë.

