Connect with us

Sport

KF SHKËNDIJA ME PËRMBYSJE HEROIKE ELIMINOI NK BRAVO

Published

on

Shkëndija me fitoren 3-1 kundër ekipit slloven NK Bravo në ndeshjen kthyese   të raundit të dytë kualifikues të UEFA Konferencë Liga siguroi kualifikim në raundin e  tretë dhe sërish mbetet  skuadra e  vetme nga  Maqedonia e Veriut  që  do të përfaqësojë  vendin në garat  Europiane.  Në raundin e tretë kuqezinjtë  do të përballen me  skocezët e Hibernian.

Shkëndija siguroi kualifikimin në raundin e tretë kualifikues të UEFA Konferencë Liga, pasi në stadiumin në Shkup mposhti Bravon e Sllovenisë me rezultat 3:1, duke përmbysur disavantazhin prej një goli 2:1 nga ndeshja e parë në Slloveni.

 Kuqezinjtë dominuan takimin që nga minuta e parë, por ishin mysafirët ata që kaluan në epërsi në minutën e 17-të me golin e Jovan Stankoviqit.  Shkëndija  barazoi  shifrat  1-1 në minutën  e 36-të me  autogolin e Jovan Gashper.

 Në pjesën e dytë, Shkëndija nisi më fuqishëme përkrahur edhe denjësisht nga  tifozët e  pranishëm dhe sidomos pas inkuadrimit në lojë të Endrit Krasniqit  dhe  më pas edhe  të Marko Gjorgjievskit vazhdoi me ritëm të lartë dhe në minutën e 50-të Almir Kryeziu realizoi me kokë pas asistimit të Tambës, duke përmbysur rezultatin në 2:1, ndërsa goli i kualifikimit erdhi në minutën e 88-të, kur Marko Gjorgjievski shënoi golin e parë me fanellën kuqezi dhe vulosi fitoren 3:1 dhe kualifikimin në raundin tjetër. 

 Pas këtij suksesi, trajneri Artim Pollozhani dha analizën e tij mbi lojën, manovrën taktike dhe qasjen e skuadrës.

Advertisement

 Unë mendoj që ishte një ndeshje e rëndësishme, por që e manovruar jashtëzakonisht mirë nga lojtarët tanë. Dhe për të duhet t’i përgëzoj lojtarët, sepse është merita e tyre. Nuk ishte e lehtë nga fakti që kishim një kundërshtar që mbyllet në bllokun e dytë edhe pret për tranzicione pozitive. Këtë armë të fortë të tyre unë mendoj që e eliminuam në aspektin e asaj që kishim tranzicione të forta negative, kështu që dolëm praktikisht tek ndeshja jonë edhe unë mendoj që kjo është meritë plotësisht e futbollistëve deklaroi trajneri Artim Pollozhani

Trajneri  ka  falënderuar edhe mbi  shtatë mijë tifozët  e  pranishëm në  tribunat e  stadiumit për përkrahjen dinjitoze  duke u bërë pjesë e  këtij suksesi  të madh  për simbolin e  futbollit shqiptar në Maqedoninë e Veriut  

 Patjetër. Unë dua t’i falënderoj të gjithë ata që ishin të pranishëm sot, të gjithë ata që na mbështetën, patjetër edhe “Ballistët”, sepse ata unë i përmenda edhe dje, janë me ne në çdo ndeshje. Por edhe pjesa tjetër e publikut na ka mbështetur jashtëzakonisht shumë. Neve na mbetet t’ua kthejmë me ndeshje të bukura. Tani, çështja e këtyre biletave pa pagesë mendoj që nuk më takon mua, por them se klubi ka bërë një gjest të mrekullueshëm. Shpresoj që të vazhdojë, është kohë pushimesh, por që prezenca ishte e kënaqshme duke pasur parasysh që edhe është larg nga Tetova. Por unë e thashë edhe dje e përsëris edhe sot, që Shkëndija nuk ka tifozë vetëm në Tetovë, ka edhe në qytete të tjera tifozë” tha  trajneri  Pollozhani

Me këtë sukses, Shkëndija vazhdon rrugëtimin evropian dhe në raundin e tretë kualifikues të UEFA Konferencë Liga do të përballet me Hibernianin e Skocisë. Ndeshja e parë  zhvillohet në Edinburg  më  6  gusht, me fillim në ora  19:00 ndërsa  ajo  kthyese  më 13  gusht  në  Shkup po  me fillim në ora 19:00.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement

Sport

TENIS: ZVEREV DHE RYBAKINA FITUES NË US OPEN 2026

Published

on

Aleksandër Zverev në kategorinë e meshkujve dhe Elena Rybakina në atw të femrave janë fituesit e grand slam-it US Open 2026. Zverev mundi amerikanin Ben Shelton, ndërsa Rybakina mundi bjellorusen Sabalenka.

 Tenisti gjerman Aleksandër Zverev  në finalen dramatike grand slam-it US Open 2026,  mundi  amerikanin Ben Shelton  3-1 në sete, në duelin që  zgjati  3 orë  e  36 minuta ale të US Open 2026.

Për gjermanin Aleksandër Zverev ishte kjo finalja e dytë në një Grand Slam në Nju Jork.  Në vitin 2020, ai humbi ndaj Dominik Thiem.  Ndërsa Shelton arriti në finalen e tij të parë në një Grand Slam. Përpara finales në Nju Jork, Zverev dhe Shelton nuk kishin luajtur kurrë kundër njëri-tjetrit në një turne Grand Slam. Ata kanë gjithsej gjashtë ndeshje mes  veti  të cilat  të gjitha i  ka  fituara  gjermani.

 Në kategorinë e femrave Elena Rybakina ka shkruar historinë duke fituar titullin e US Open 2026, pasi mposhti në një finale spektakolare numrin 1 të botës dhe dy herë kampionen në fuqi, Aryna Sabalenka, me rezultatin   2-1 në sete.

Duke filluar nga e hëna, Rybakina do të jetë zyrtarisht numri 1 i ri i renditjes botërore.

Advertisement

Për 27-të vjeçaren, ky është titulli i tretë Grand Slam në karrierë dhe i dyti për këtë sezon, pas suksesit në Australian Open 2026 dhe triumfit të saj të mëparshëm në Wimbledon 2022.

Continue Reading

Sport

SHERIFI, SHËNOI GOL IA DEDIKOI SHOKUT TË SKUADRËS QË HUMBI JETËN TRAGJIKISHT!

Published

on

Një gjest sportiv dhe emocional ka prekur zemrat e futbolldashësve në terrenet e Ligës së Tretë.

Opinioni sportiv por edhe I gjithë vendi u trondit nga lajmi tragjik për vdekjen e 21-vjeçarit, Daniel Nikolovski.

Ramadan Sherifi i cili e shënoi për KF Drita në duelin e xhiros së parë kundër Jehonës së Përshefcës që përfundoi me rezultatin 7:1, golin ia dedikoi futbollistit 21-vjeçar Daniel Nikolovskit, i cili humbi jetën në një aksident trafiku. I ndjeri këtë verë iu bashkuar skuadrës së Dritës nga Bogovina.

Gjesti i Sherifit ka bërë jehonë të madhe në vend duke dëshmuar edhe një herë se sporti bashkon njerëzit.

Talenti nga Tetova humbi jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi në drejtimin rrugor Mavrovë – Gostivar. Paraprakisht kishte luajtur për Teteksin, skuadrën gjermane Relingen dhe atë kroate Vitez nga Zara.

Advertisement
Continue Reading

Sport

LIGA E DYTË: KF KAMJANI ME HUMBJE MINIMALE NË GJORÇE PETROV

Published

on

Tre  fitore të ekipeve vendase, një barazim dhe dy fitore të ekipeve mysafire me gjithsejt  17 gola të shënuar është epilogu i gjashtë ndeshjeve  të  zhvilluara  në xhiron e pestë në ligën e dytë të  futbollit.  Ndeshja  Rabotniçki – AP Brera është anuluar.

Makedonija Gj.P  shënoi  fitore minimale  1-0   kundër debutuesit  në  Ligën e dytë  ekipit të Kamjanit  me një  gol të vetë  që e realizoi  Temelkov në minutën e 70  të lojës.

Me  këtë fitore  vendasit i dhanë fund serisë prej dy humbjesh dhe iu afruan pjesës së epërme  të tabelës  me  7 pikë po aq sa ka edhe Kamjani

Në ndeshjet  tjera  kryesisht  fitore  kanë shënuar ekipet  favorite  si  Ohri në përballjen me Euromilk  2-1, Novaci  kundër  Detonit Plaçkovica  3-1,  Pelisteri  ndaj  Shkupit  , Osogova  në terren të vet pësoi humbje  nga Kozhufi  0-1  dhe  Shkupi  vazhdon  të mbetet skuadra  e vetme  pa asnjë  fitore pasi  dhe  pësoi  0-4  nga  Pelisteri.

Në ndeshjen e  para fundit të  javës së pestë mbrëmë në Strumicë  Bellasica dhe Teteksi luajtën barazim 2-2, ndërsa ndeshja  Rabotniçki – AP Brera është anuluar.

Advertisement

Pas kompletimit të javës së pestë në ligën e dytë tabelën e kryeson Ohri me 12 pikë e ndjekur nga Pelisteri me 11 dhe AP Brera me 10 pikë dhe një ndeshje më pak. Kamjani me 7 pikë  në pozitën e gjashtë.

 SHABAN SINANI   TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat