Connect with us

Lajme nga vendi

KOMUNA E BËRVENICËS: ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME MË 18 TETOR

Published

on

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot se ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, pas vdekjes së papritur të Jovica Ilievskit, i cili në zgjedhjet lokale të mbajtura vjeshtën e kaluar fitoi mandatin e dytë për të udhëhequr komunën.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 18 tetor të këtij viti.

“Pres që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisioni Komunal Zgjedhor i Bërvenicës dhe të gjitha institucionet përgjegjëse për zbatimin e këtij vendimi ta zhvillojnë procesin zgjedhor në mënyrë profesionale, të paanshme dhe me respekt të plotë të ligjit dhe procedurave. Ftoj të gjithë kandidatët dhe subjektet politike që fushatën zgjedhore ta zhvillojnë me dinjitet, duke garuar me programe, ide dhe vizion për zhvillimin e komunës, e jo me gjuhë që nxit ndarje apo me veprime që cenojnë besimin e qytetarëve në procesin demokratik”, shkroi Gashi në Facebook.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Bërvenicës që të marrin pjesë në zgjedhje dhe ta ushtrojnë me përgjegjësi të drejtën e tyre demokratike.

“Ftoj qytetarët e Bërvenicës të marrin pjesë në zgjedhje dhe ta ushtrojnë me përgjegjësi të drejtën e tyre demokratike, duke kontribuar për një proces zgjedhor të qetë, të rregullt dhe të besueshëm, i cili do të përcaktojë drejtimin e ardhshëm të zhvillimit të komunës së tyre. Jam i bindur se këto zgjedhje do të konfirmojnë pjekurinë demokratike të institucioneve dhe të qytetarëve tanë”, theksoi ai.

Advertisement

Kryetari i Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski, ndërroi jetë më 23 qershor të këtij viti, në moshën 58-vjeçare.

Më 7 korrik, Qeveria njoftoi se kishte nisur procedurën për shpalljen e zgjedhjeve të reja për kryetar të Komunës së Bërvenicës, pasi shqyrtoi dhe miratoi informacionin e dorëzuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, sipas të cilit ishte krijuar baza ligjore për ndërprerjen e mandatit të kryetarit të komunës.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat