Connect with us

Lajme nga vendi

Qeveria miraton listën e parë prioritare me 41 projekte kapitale për vitin 2027

Published

on

Ministria e Financave njofton Qeveria miraton listën e parë prioritare me 41 propozim-projekte kapitale për vitin 2027

“Lista përmban idetë e propozim projekteve të përgatitura dhe të kontrolluara nga iniciatori, përkatësisht institucioni që ka parashtruar, kurse më pas janë vlerësuar nga Ministria e Financave dhe janë miratuar nga Komiteti i Investimeve Publike.

Ministria e Financave pas miratimit të Rregullores për menaxhimin e investimeve publike, filloi me mbledhjen e ideve për propozim projekte me vlerë të mesme dhe të madhe, përkatësisht mbi 5 milionë euro, për të cilat Ministria e Financave realizoi kontroll të detajuar në lidhje me kompletimin e dokumentacionit, cilësinë e të dhënave të parashtruara, rëndësinë strategjike dhe gatishmërinë themelore të idesë së projektit për zhvillim të mëtejshëm dhe bazuar në atë analizë, përgatiti listë të ideve për propozim projekte për investime publike dhe mendim mbi aspektet financiare, qëndrueshmërinë dhe fizibilitetin e idesë së propozim projektit, që u parashtrua te Komiteti i Investimeve Publike për miratim dhe parashtrim në Qeveri për miratim.

Në listë përfshihen projekte në fushën e infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë, energjetikës, dixhitalizimit, si dhe projekte në fushën e bujqësisë dhe të menaxhimit të ujërave.

Lista e parë përfundimtare prioritare, e cila është miratuar, do të jetë bazë kruciale për përcaktimin e investimeve të reja kapitale në procesin buxhetor për vitin 2027, si dhe në programet investuese të ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionare në pronësi shtetërore, që do të thotë se institucionet gjatë planifikimit të tyre të ardhshëm të investimeve, duhet të harmonizohen me këtë listë.

Advertisement

Përkatësisht, përfshirja e propozim projekteve në listën përfundimtare prioritare të propozim projekteve për investime publike nuk nënkupton detyrim për financimin e tyre, e as vendim përfundimtar për zbatimin e tyre.

Vendimi për financimin e propozim projektit do të miratohet në vazhdim, përmes procesit të buxhetimit kapital, në kuadër të mjeteve buxhetore në dispozicion, përkatësisht përmes planifikimit të investimeve në kuadër të mjeteve buxhetore në dispozicion të subjekteve publike që nuk janë shfrytëzues buxhetorë, në varësi të pjekurisë së projektit dhe prioriteteve të Qeverisë për vitin përkatës fiskal”, thonë nga Ministria e Financave.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat