Connect with us

Lajme nga vendi

NASER ZIBERI: “KARPALLAKU” NDËRPREU NEGOCIATAT, “OHRI” MBETI ME ÇËSHTJE TË PAMBYLLURA!

Published

on

Vonesat në zbatimin e plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit janë si pasojë e mungesës së një mekanizmi të posaçëm që do të monitoronte dhe kontrollonte procesin e implementimit të saj. Kështu vlerëson Naser Ziberi, një nga figurat politike që ka qenë aktiv në procesin e hartimit të kësaj marrëveshjeje.

Në një prononcim për TV Koha, Ziberi përgjegjësinë për vonesat ua atribuon partive politike që gjatë këtyre viteve kanë qenë pjesë e pushtetit. Sipas tij, Marrëveshja Kornizë e Ohrit, e nënshkruar pas konfliktit të vitit 2001, është dashur të zbatohet në tërësi brenda një periudhe katërvjeçare nga nënshkrimi i saj.

Marrëveshja e Ohrit është larg asaj që shqiptarët së bashku kishin si kërkesë dhe si pritshmëri. Mendoj se gjatë procesit negociues nuk u arritën synimet të cilat, unë së paku vlerësoj se ishte e domosdoshme. Për disa çështje problematike dhe problemi i dytë i Marrëveshjes së Ohrit është prolongimi i tejskajshëm i implementimit të saj në praktikë.

Por, sipas Ziberit, vonesat nuk janë e vetmja problematikë që e ka shoqëruar procesin e zbatimit të marrëveshjes. Ai tregon se vetëm pak ditë para nënshkrimit të saj, negociatat mes dy palëve ishin ndërprerë si pasojë e ngjarjeve në Karpallak. Sipas tij, bisedimet u ndërprenë pikërisht në një moment kur po diskutoheshin disa nga çështjet më të rëndësishme të marrëveshjes, të cilat edhe sot mbeten pjesë e debatit politik.

Defekti i madh i Marrëveshjes së Ohrit është ajo që kjo marrëveshje nuk ka përfunduar me marëveshje. Ajo është nënshkruar, por process negociues i cili përfundon me marrëveshje të dy palëve, nuk ka. Për arsye se bisedat, negociatat në Ohër nuk kanë përfunduar.  Janë ndërprerë si rezultat i ngjarjeve të karpallakut dhe kjo për pasojë pat që në M.O të mos mbyllen tre çështje kyçe, siç është çështja e tekstit të preambulës, çështja e përdorimit të gjuhës dhe çështja e arsimit sipëror, universitar, dhe sot në kushtetutë, që është derivat i M.O nuk e kemi të garantuar në gjuhën shqipe arsimin sipëror.

Advertisement

Më 13 gusht shënohen 25 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Pavarësisht mangësive dhe vonesave në zbatimin e saj, Ziberi vlerëson se marrëveshja ka pasur rol të rëndësishëm në avancimin e statusit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit, më 12 dhe 13 gusht, nën moton “25 përtej”, Qeveria do të organizojë një seri panelesh dhe debatesh. Në fokus do të jenë rëndësia e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, zhvillimet pas nënshkrimit të saj, avancimi i marrëdhënieve ndëretnike, si dhe rruga e vendit drejt integrimit evropian./Tv Koha – Shkup/

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat