Sport
JETON BEQIRI TRAJNERI I RI I KF “KABALA” TË AZERBAJXHANIT
Pas disa muajsh pauzë, Jeton Beqiri është pranë rikthimit në futboll. Ish-trajneri i Shkëndijës pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Gabala-s në Azerbajxhan, e cila po kalon një start të vështirë në kampionat.
Jeton Beqiri rikthehet në stol, por këtë herë në një tjetër kampionat.
Trajneri që me Shkëndijën u shpall kampion dhe arriti rezultatin më të mirë të një skuadre nga Maqedonia e Veriut në garat evropiane, pritet të marrë drejtimin e Gabala-s.
Lajmi është konfirmuar nga vet klubi azerbejxhanas i cili në faqet zyrtare të rrjeteve sociale ka publikuar pamje të nënshkrimit të marrëveshjes së Jeton Beqirit me klubin nga Azerbejxhani. Tekniku 44-vjeçar ka firmosur kontratë 1+2 vite dhe do të nisë punën më 20 shtator.
Klubi nga Azerbajxhani ka grumbulluar vetëm katër pikë në pesë xhiro dhe aktualisht ndodhet në pjesën e poshtme të tabelës.
Detyra e parë për Beqirin nuk do të jetë aspak e lehtë. Gabala ka përballjen e radhës me Neftçi Bakun.
Në këtë mënyrë, Beqiri do të ketë kohë për ta njohur ekipin dhe për të përgatitur skuadrën për vazhdimin e sezonit.
Gabala nuk është një emër i panjohur në futbollin evropian.
Në stolin e kësaj skuadre në të kaluarën kanë qëndruar emra të njohur si ish-reprezentuesi anglez Toni Adams dhe trajneri rus Yuri Semin.
Tani, detyra për ta ringritur ekipin i besohet Jeton Beqirit.
Në aventurën e re, Beqiri do të ketë pranë vetes edhe Burhan Emrullain, i cili do të jetë ndihmësi i tij i parë. Të dy kanë punuar së bashku edhe te Shkëndija.
Sport
JETON NESIMI DREJTOR TEKNIK PËR GRUPMOSHAT NË AL-ARABI
Trajneri nga Gostivari, Jeton Nesimi, i është bashkuar klubit Al-Arabi në Kuvajt, ku do të angazhohet si drejtor teknik për grupmoshat e futbollit. Nesimi posedon licencat UEFA Pro, A dhe B dhe ka një eksperiencë të pasur në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Katar dhe Arabinë Saudite, ndërsa më herët ka qenë trajner i Gostivarit dhe pjesë e stafit të Shkëndijës së Tetovës.
Ai edhe më herët ka punuar jashtë vendit, derisa angazhimi i ri tregon se puna e tij vlerësohet seriozisht në vendet arabe.
Sport
FORMULA 1 ZYRTARIZON KALENDARIN PËR VITIN 2027
Formula 1 ka shpallur kalendarin për vitin 2027, ku sjell edhe disa ndryshime të rëndësishme. Sezoni ri hapet më14 mars dhe mbyllet më 12 dhjetor 2027.
Formula 1 ka zyrtarizuar kalendarin e sezonit 2027, i cili do të nisë në Bahrein më 14 mars dhe do të mbyllet në Abu Dhabi më 12 dhjetor. Kampionati do të zgjasë rreth nëntë muaj dhe do të përfshijë 24 gara në 22 vende.
Kalendari i ri sjell edhe disa ndryshime të rëndësishme. Portimão në Portugali dhe Stambolli në Turqi rikthehen në Formula 1, ndërsa nga kalendari largohen Barcelona dhe Zandvoort.
Një tjetër risi është rritja e numrit të garave Sprint. Nga gjashtë të tilla në sezonet e fundit, në vitin 2027 do të zhvillohen 10 gara Sprint, ku për herë të parë në këtë format do të përfshihen edhe eventet e Monakos dhe Monzës.
Para nisjes së kampionatit, pilotët do të zhvillojnë testet zyrtare në Bahrejn, nga 24 deri më 27 shkurt.
Pas Bahrejnit, Formula 1 do të udhëtojë drejt Arabisë Saudite, më 19-21 mars, përpara garave në Australi, Japoni dhe Kinë. Në fund të prillit dhe fillim të majit, kampionati do të zhvendoset në Amerikë, me garat në Miami dhe Montreal.
Faza evropiane do të nisë në qershor me Monakon, përpara ndalesave në Portugali, Britani të Madhe, Austri dhe Belgjikë. Më pas do të vijë gara e Hungarisë, ndërsa Monza është planifikuar për 3-5 shtator. Pas Italisë do të zhvillohen garat në Spanjë, Azerbajxhan, Turqi dhe Singapor.
Në pjesën finale të sezonit, Formula 1 do të kalojë në Austin, Meksikë, Brazil dhe Las Vegas, përpara dy garave të fundit në Katar dhe Abu Dhabi.
Megjithatë, një pikëpyetje mbetet mbi garat në Lindjen e Mesme, për shkak të situatës së sigurisë në rajon.
Sport
LIGA E PARË: SHKËNDIJA –BASHKIMI NESËR NË STADIUMIN E GOSTIVARIT
Me ndeshjet Shkëndija – Bashkimi dhe Silkesi – Tikveshi , nesër me fillim në ora 16:00 hapet sipari i javës së tetë në Ligën e parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë sfidën me Bashkimin do ta zhvillojnë në stadiumin e qytetit në Gostivar.
Të premten në program janë sfidat Shkëndija – Bashkimi dhe Sileksi –Tikveshi. Ekipi kuqezi shkaku i rindërtimit të stadiumit në Tetovë ndeshjet e para të sezonit të ri në cilësinë e vendasit i ka zhvilluara në terrenin e Qendrës stërvitore të FFM-së në Shkup, por ndeshjen e radhës si vendas kundër Bashkimit do ta zhvillojë në Gostivar.
Ekipi kuqezi ndeshjen me kumanovarët e pretë pas disfatës kundër Tikveshit 1- 3 dhe barazimit me Arsimin 2-2. Sfida e radhës është Bashkimi i Kumanovës ekip e cila në dy ndeshjet e fundit ka paralajmëruar se e tejkalon krizën sidomos pas fitores kundër Skopjes 1-2 dhe barazimit me Vardarin 3-3.
Në ndeshjen kundër Bashkimit në Gostivar Shkëndija pritet të paraqitet me formacion të kompletuar.
Kapiteni Besart Ibraimi tha se skuadra është në mini-krizë duke fituar një pikë në dy ndeshjet e fundit, por shpreson se kjo krizë tashmë do të tejkaohet.
‘’ Të them të drejtën me Tikveshin menduam dhe besoj se ishte një ndeshje e rëndësishme por tash u përsërit edhe me Arsimin mund të them që është një mini krizë e jona. Po besoj që çdo ekipi i ndodhin të njëjta situata. E rëndësishme është që ne këtë javë kemi punuar mirë jemi përgatit për këtë ndeshje edhe shpresojmë që të përgjigjemi në fushë ‘’ deklaroi kapiteni Besatrt Ibraimi
Sa i përket ndeshjes së nesërme , kapiteni Ibraimi flet me respekt për Bashkimin por thotë se tre pikët do t`i takojnë Shkëndisë.
‘’ Po të them të drejtën se ne e respektojmë Bashkimin . E dimë që në ndeshjen e fundit me Vardarin luajtën 3-3 në fushën e vetë. Por nëse ne jemi në nivelin ku duhet të jemi besoj që nuk do kemi problem.‘’ tha kapiteni Besart Ibraimi
Skuadra e Sileksit pasi disa dështimeve në katër xhirot e fundit radhazi, nesër para tifozëve vendas ka rastin që kundër Tikveshit të dëshmon se kriza e rezultateve ka marrë fund apo do të thellohet edhe më tej kur dihet se ekipi nga Kavadari është në formën e shkëlqyer.
-
Lajme nga vendi2 months agoDyvjeçar nga Kumanova helmohet me tretës ngjyre, dërgohet në Klinikën “Nëna Terezë”
-
Lajme nga bota2 months agoFranca në alarm, zjarret i afrohen Bordeaux, Macron mbledh qeverinë në takim krize
-
Lajme nga bota2 months agoFestivali kthehet në tragjedi, dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në Uashington. Arrestohet autori

