Connect with us

Sport

Ronaldo me dedikim për Messin: Një tregim që do të zgjasë përgjithmonë

Published

on

Cristiano Ronaldo i ka kushtuar një mesazh të veçantë Lionel Messit, pas paraqitjes së fundit të yllit argjentinas me fanellën e kombëtares.

Messi kishte reaguar përmes një postimi në Instagram pas ndeshjes së Argjentinës ndaj Beninit, të cilën kampionët e botës e fituan me rezultat 3:0.

Kapiteni argjentinas ishte protagonist edhe në fitoren e skuadrës së tij, duke shënuar një gol. Në listën e realizatorëve u përfshinë edhe Nicolas Otamendi dhe Nico Paz, ndërsa Messi kontribuoi me asistime. Pas postimit të Messit, Ronaldo reagoi duke vlerësuar karrierën e tij me kombëtaren dhe sukseset që ka arritur ndër vite.

“Leo, kaq shumë vjet duke e mbrojtur vendin tënd dhe një tregim që do të zgjasë përgjithmonë. Gjithë respektin tim për atë që e ke arritur me Argjentinën. Të përqafoj”, ka shkruar Ronaldo.

Sport

LIGA E KATËRT: KF BESA 8 NDESHJE – 8 FITORE  

Published

on

Tre fitore të vendasve, një barazim dhe një fitore e mysafirëve me  22 gola të shënuar është epilogu i javës së tetë në Lig;n e 4-të –Rajoni 6-të. Tabelën e kryeson  Besa me 24 pikë maksimale

Besa e  Çellopekut edhe kë të  javë regjistroi  fitore, kësaj  radhe  në  cilësinë e vendasit ne stadiumin ‘’Besa Arena’’ në Çellopek kundër Pirokut me rezultat  të thellë 6-1.

Ishte  kjo fitorja e tetë radhazi nga  po aq  ndeshje ne  sezonin vjeshtor të kampionatit 206/2027 në Ligën e katërt.

Kryetari i klubit Bujamin Mazllami për TV Koha tha se sukseset janë rezultat i punës dhe përkushtimit ndaj  klubit

‘’ Pas krijimit të kushteve optimale  për këtë nivel garash, filluam  kampionatin me një përkushtim dhe punë të palodhshme, duke u angazhuar që këtë vit të ndërrojmë kategorinë e garimit. Domethënë  prej  Ligës së katër regjionale të kalojmë në Ligën e tretë regjionale‘’

Advertisement

Kryetari Mazllami thotë se Besa ka përkrahjen maksimale  nga  banorët e këtij vendbanimi dhe  diaspora shqiptare

‘’ Ne  kemi  përkrahjen maksimale të banorëve të fshatit Çellopek  të cilët jetojnë këtu  dhe në diasporë. Ato janë edhe  sponsorët  tanë kryesor ‘’

Në ndeshjet  tjera të kësaj jave u regjistruan këto rezultate:

Renova – Nerashti 0-0,  Flamurtari – Pallatica  3-2, Treboshi – Genç Kalemler  5-2  dhe Rinia – Dardania ’99   0-3.  Pas tetë xhirove të zhvilluara tabelën e kryeson Besa me  24 pikë  e ndjekur  nga  Flamurtari  19, Nerashti  15, Dardania 99 me 13, Renova  dhe Genç Kalemler nga 11,  Pallatica 8, Treboshi 6 ,  Rinia dhe Piroku me nga 3 pikë.

Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Sport

LIGA E TRETË: DRITA DHE DOBROSHTI RRUGËTOJNË SIPAS PLANIT

Published

on

Katër fitore të  skuadrave  vendase dhe  dy të atyre  mysafire  me 28  gola të shënuar është epilogu  i  ndeshjeve  të xhiros së 12-të në ligën e tretë –Rajoni i 6-të.

Dy skuadrat pretenduese për titullin kampion Drita dhe Dobroshti kanë  regjistruar fitore të sigurta.

Drita e Bogovinës  me rezultatin 4-1 mundi  Korabin e Dibrës, ndërsa  golashënues  ishin Besim Alii,  Shpend Asani dhe  2 gola të Besart  Abazit.

Golin e nderit për Korabibn e  shënoi Ujkan Muça.

Fitore ka shënuar edhe  Dobroshti  3-1 kundër  Reçicës  në transfertë. Autor  i  tre  golave  pë Dobroshtin ishte  Agon Hashimi, ndërsa për vendasit ka shënuar Femi Velija.

Advertisement

Në ndeshjete  tjera fitore  të sigurt ka regjistruar Skënderbeu 5-0 kundër Gradecit, Lirija 6-0 kundë Xhepçishtit  dhe  Cetinska  4-1  kundër  Vardarit të Bërvenicës.

Luboteni  ka  pësuar  humbje  1-2  në përballjen  me  Gostivarin.

Tabelën e  kryeson  Drita  me 31 pikë  e ndjekur nga Dobroshti me 28 dhe Gostivari me 24 pikë.

Shaban Sinani – TV koha
Continue Reading

Sport

KF KAMJANI MUNDI EUROMILKUN ME PËRMBYSJE NË FRYMËN E FUNDIT

Published

on

Klubi i  futbollit Kamjni në ndeshjen e fundit të xhiros së 12-të mundi Euromilkun  dhe me 20 pikë ngjitet në pozitën e katërt në renditjen tabelore në Ligën e dytë të  futbollit të Maqedonisë së Veriut. 

Me ndeshjen Kamjani – Euromilk u kompletua java e 12-të e sezonit vjeshtor në Ligën e dytë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Ndeshja nisi me një minutë heshtje për nder të  futbollistëve  tetovar  Agron Memedi dhe Vladimir Sekulovski të cilat para një jave ndërruan jetë.

Në ndeshjen e fundit para tifozëve  vendas ne pjesën vjeshtore të kampionatit Kamjani regjistroi fitoren e gjashtë sezonale, kësaj  radhe më vështirë se që pritej  kundër Euromilkut më përmbysje  2-1.

Golat e fitores për vendasit i shënuan Livareka  në minutën e 78 dhe Armend Ademi në sekondat e fundit të ndeshjes , duke përmbysur epërsinë fillestare të miqve nga Shkupi.

Advertisement

Kapiteni i ekipit Almir  Rexhepi  pas ndeshjes tha se fitoren ia dedikojnë të ndjerit Agron Memedit.

‘’Ishte  një lojë e rëndësishme , një lojë e rëndë, por megjithatë  ishte një  fitore  shumë e këndshme. Fitoren  ia dedikojmë  ish futbollistit Agron Memedit  që ndërroi jetë para  disa ditëve’’
 

Pas kompletimit të xhiros së 12-të tabelën në Ligën e dytë e kryeson  Ohri me 31 pikë, e ndjekur nga  Pelisteri me  28, Rabotniçki 27 dhe Kamjani me  20 pikë.

Java e  fundit  e sezonit vjeshtor  do të zhvillohet më 28 nëntor.

Continue Reading

Më të lexuarat