Sport
LABINOT MUSLIU EMËROHE TRAJNER I RI NË KF KAMJANI
Klubi I futbollit Kamjani ka angazhuar Labinot Musliun si pasardhës të trajnerit Burhan Emurllait. Labinot Musliu i cili deri më tani ka qenë ndihmës trajner i KF Arsimit, përherë të parë do të jetë trajner përgjegjës , kësaj radhe ne ekipin e Kamjnait anëtare e Ligës së dztë të Maqedonisë së Veriut. Pra për Labinot Musliun ky është një hapë i rëndësishëm në karrierën etij si trajner i futbollit.. Tashmë, ai nis një kapitull të ri me KF Kamjanin, me synimin për të sjellë rezultate pozitive dhe për ta ndihmuar skuadrën në realizimin e objektivave të saj.
Debutimi i tij në krye të ekipit do të jetë këtë të shtunë, kur KF Kamjani do të luajë para tifozëve të vet kundër Kozhufit .
Sport
LK: XHIROJA E DYTË – SPEKTAKËL, GOLA, REKORDE DHE PËRMBYSJE DRAMATIKE!
Gjigandët e futbollit shfaqën një “shou” të vërtetë në ndeshjet e xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve duke shënuar rekorde golash dhe përmbysje spektakolare. Efikasiteti rekord edhe një herë dëshmoi se Liga e Kampionëve është një ndër garat ku në plan të parë janë spektakli, golat dhe përmbysjet dramatike.
Liga e Kampioneve mbylli këtë të mërkurë raundin e dytë të fazës së ligës.
Real Madrid arriti një fitore dramatike 4-3 përballë Romës në kryeqytetin italian.
Vendasit kryesonin me shifrat 3-1, por madrilenët përmbysën gjithçka falë golave të shënua nga Espi, Endrick dhe Rudiger në minutat e fundit.
Në Angli, Paris Saint Germain triumfoi me rezultatin 4-2 ndaj Manchester Cityt.
Dopieta e shënuar nga Erling Haaland nuk mjaftoi për anglezët për të shmangur disfatën.
Aston Villa regjistroi fitoren më të thellë të mbrëmjes, duke mposhtur 6-0 Fenerbahcen.
Surpriza e radhës ndodhi në Norvegji, ku Borussia Dortmund u mposht 1-0 në transfertë ndaj Bodo/Glimt.
Në sfidat e tjera, Betis fitoi 3-2 ndaj Portos, Shakhtar mposhti 3-1 AEK-un, ndërsa Stuttgart fitoi 3-0 në fushën e Slovan Bratislavës, ndërsa më herët Liverpuli mposhtin LASK-un në Austri me 6:3, kurse Fejenordi Komon me 3:2.
Xhiroja e dytë në Ligën e Kampionëve rezultoi me spektakël të vërtetë futbollistik, shumë gola dhe rekorde që nuk janë shënuar deri tani në historinë e garës elitare evropiane.
Në 18 ndeshjet u shënuan 78 gola apo 4.33 për çdo ndeshje.
Sport
VOLEJBOLL: TË SHTUNËN STARTON KAMPIONATI 2026/2027
Me ndeshjet e play off-it të shtunën zyrtarisht fillon kampionati i ri i volejbollit në kategorinë e meshkujve. Në ndeshjen hapëse të shtunën në Tetovë zhvillohen dy takime, Liria – Susheva në ora 17:00 dhe Shkëndija – Universiteti i Tetovës në orën 19:00.
Xhiroja e parë zhvillohet me sistemin e ri të garave ku do të takohen gjashtë ekipet e para nga kampionati i kaluar, kundër gjashtë ekipeve nga vendi i shtatë deri në të 12-tën.
Do të zhvillohen nga dy përballje, një si vendas dhe një si mysafir dhe ekipet fituese do të kualifikohen në top gjashtëshin, ndërsa ato humbëse në grupin e ekipeve që do të luftojnë ekzistencën.
Në mesin e ekipeve pjesëmarrëse në kampionatin e ri janë edhe tre skuadrat tetovare Shkëndija, Universiteti i Tetovës dhe Liria e Zherovjanit.
Derbi i xhiros së parë është ndeshja Shkëndija – Universiteti i Tetovës.
Kapiteni i ekipit të UT-së, Hamza Veseli, shprehet optimist se do mbeten në Top 6 të ekipeve që do të luftojnë për titullin kampion.
‘’ Klubi është në një formë të mirë me një tempo pothuajse të mirë ashtu siç kemi filluar dhe tani erdhëm deri në fund të përgatitjeve në mënyrë profesionale, në mënyrë të duhur. Dhe besoj se kemi arritur një nivel të tillë edhe pse ishte koha pak më e shpejt, ne të jemi konkurrues në këtë kampionat edhe në këtë ndeshje e cila do të zhvillohet më 17 tetor ‘’ deklaroi kapiteni Hamza Veseli
Si të gjitha klubet tjera ashtu edhe ekipi i universitetit në radhët veta ka sjellë përforcime cilësore. Bëhet fjalë për dy volejbollistë gjeorgjian të cilët pritet të debutojnë në ndeshjen kundër Shkëndijës.
‘’Tani edhe pse gjithmonë ndeshja a jonë me klubin e volejbollit Shkëndija ka qenë një ndeshje interesante. Ne jemi përgatitur realisht por edhe Shkëndija tash është një ekip më e kompletuar, më kompakte dhe besoj se do të jetë një ndeshje interesante. Këtu gjithashtu dua të përmendi se të vlej të theksohet edhe fati sportiv, Shpresoj që ne të dalim fitues‘’ tha Hamza Veseli
Të shtunën po në Tetovë do të zhvillohet edhe ndeshja Liria e Zherovjanit – Susheva.
Trajneri i Lirisë, Sadik Ferati, pohoi se ekipi ka bërë përgatitje për fillimin e kampionatit në bazë të kushteve ekzistuese, por shpreson se kundër Sushevës do të arrijnë të kualifikohen në Top 6.
“Kemi punuar dhe jemi përgatitur për fillimin e kampionatit të r, ku ndeshjen e parë e kemi kundër ekipit të Sushevësi . Synojmë që të fitojmë dhe të arrijmë kualifikimin në top gjashtëshin’’ deklaroi trajneri Sadik Ferati
KV “Liria” edhe në kampionatin e ri do të luajë me ekipin nga kampionati kaluar që do të thotë se nuk ka asnjë prurje.
‘’Po, përforcime edhe këtë vit do ta fillojmë si në kampionatin e kaluar domethënë me krejt lojtarët vendas ‘’ tha Sadik Ferati
Ndeshja Liria – Susheva luhet në sallën e shkollës fillore ‘’Goce Dellçev’’ në Tetovë, ndërsa Shkëndija – Universiteti i Tetovës , zhvillohet në sallën sportive të Gjimnazit të Tetovë në ora 19:00.
Sport
BASKETBOLL: PANATHINAIKOSI KRYESON EUROLIGËN ME PIKË MAKSIMALE
Dy fitore të ekipeve vendase dhe pesë të atyre mysafire është epilogu i shtatë ndeshjeve të xhiros së pestë në Euroligën e basketbollit për meshkuj, Skuadra greke Panathinaikosi është skuadra e vetme me pikë maksimale
Skuadra greke Panathinaikos vazhdon rrugëtimin e fitoreve në edicionin e ri të Euroligës së basketbollit, pesë fitore radhazi, mbrëmë mposhti Partizanin në Beograd me rezultatin 72-55.
Momenti kyç erdhi në çerekun e tretë, kur mysafirët morën kontrollin e plotë dhe fituan çerekun me një rezultat bindës 9-20.
Në ndeshjet tjera të zhvilluara mbrëmë , Fenerbahce mposhti bindshëm Zalgiris me rezultatin 99:80, ndërsa Crvena Zvezda arriti një fitore të ngushtë në transfertë ndaj Lyonit.
Barcelona ishte më e mirë se Maccabi Tel Aviv me rezultatin 90:78, ndërsa Real Madrid fitoi në transfertë kundër Milano Armani me rezultatin 98:89.
Ekipi i Dubait gjithashtu ka shënuar fitore në transfertë ndaj Baskonias me rezultatin 93:79, ndërsa Olympiacos mposhti Valencian 102:97 pas kohës shtesë.
Tabelën e kryeson Panathinaikosi me 5 fitore nga pesë ndeshjet, e ndjekur nga Valencia, Fenerbahçe dhe Olympiakosi që kanë nga 4 fitore e një humbje.
Valencia – Olympiakos 91 – 102
Barcelona – Maccabi Tel Aviv 90 – :87
Baskonia – Dubai 79 -93
Milano – Real Madrid 89 – 98
Partizan – Panathinaikos 55- 72
Lyon Villeurbanne – Crvena Zvezda 82 – 84
Fenerbahçe – Zalgiris Kaunas 99 – 80
-
Lajme nga rajoni2 months agoKrimi i rëndë në Kosovë/ Kjo është 25-vjeçarja që u vra me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga bashkëshorti i saj, ishte në javën e 34 të shtatzënisë
-
Lajme nga bota2 months agoTrump paralajmëron “luftë ekonomike” ndaj Iranit: Kush e ndihmon, do të përballet me pasoja
-
Lajme nga rajoni2 months agoRikthehet fruthi në Kosovë, 25 raste të reja në vetëm një javë

