Sport
BASKETBOLL: PANATHINAIKOSI KRYESON EUROLIGËN!
Tre fitore të vendasve dhe tre fitore të ekipeve mysafire është epilogu u gjashtë ndeshjeve të zhvilluara mbrëmë në kuadër të raundit të tetë në Euroligën e basketbollit në kategorinë meshkujve
Në ndeshjen mes dy skuadrave spanjolle ekipi mbretëror i Real Madridit ka shënuar fitore të sigurt në transfertë kundër ekipit Baskonia 86-104. Reali pas startit katastrofal ku pati tre disfata të një pasnjëshme tani me 5 fitore radhazi renditet i gjashti në tabelë.
Fitore në transfertë ka regjistruar edhe Barcelona kundër Bayernit me rezultatin 88-84 si dhe Parisi kundër Dubait me shifrat 99-93.
Valencia në cilësin e vendasit ka mposhtur Fenerbbahçen 86-78, Panathinaikosi ka mposhtir Milanon 80-75 dhe Crevena Zvezda ka mposhtur Makabi Tel Aviv me rezultatin 100-78.
Pas raundit të tetë kryeson Panathinaikosi me 7 fitore e 1 disfatë e ndjekur nga Valencia dhe Fenerbahçe që kanë nga 6 fitore e dy humbje
Baskonia – Real Madrid 86 -104
Valencia – Fenerbahce 86-78
Panathinaikos – Milano 80 -75
Bayern – Barcelona 84 – 88
Crvena Zvezda – Maccabi Tel Aviv 100 –78
Dubai – Parisi 93 – 99
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
GRANIT XHAKA RIKTHEHET TE ZVICRA DHE MBETET KAPITEN
Përfaqësuesja zvicerane do të jetë e kompletuar për dy ndeshjet e nëntorit në kuadër të Ligës së Kombeve pasi rikthehen e Xhaka dhe Embolo. Granit Xhaka vazhdon të mbetet kapiten i ekipit zviceran.
Ylli I futbollit zviceran futbollisti shqiptar Granit Xhaka do të rikthehet në grumbullim me Zvicrën për dy ndeshjet e nëntorit kundër Sllovenisë dhe Skocisë në kuadër të UEFA Liga e Kombeve.
Vendimi është marrë nga bordi qendror i Federatës Zvicerane të Futbollit SFV pas një shqyrtimi të plotë të procedurave të përfunduara në lidhje me blerjen e certifikatave të falsifikuara të COVID në vitet 2021 dhe 2022.
Krahas Garnit Xhakës në përfaqësuesen e Zvicrës rikthehet edhe Breel Embolo, pasi që edhe ai ishte suspenduar.
Xhaka, mungoi në katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në “Ligën e Kombeve ” pasi që kishte pranuar se falsifikoi testet e COVID-19, ku u shpall edhe fajtor nga një gjykatë në Lucern.
Kujtojmë se në raundin e pestë në Liga B grupi 1 më 3 nëntor përballen Skoci – Maqedoni e Veriut dhe Slloveni – Zvicër.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
LIGA E KATERT: KF BESA RRUGËTON FUQISHËM – KATËR FITORE RADHAZI
Java e katërt në Ligën e katërt rajoni i gjashtë karakterizohet me tre fitore të vendasve, një barazim dhe një fitore e e mysafirëve dhe me 24 gola të shënuar. KF Besa vazhdon startin perfekt me katër fitore në po aq ndeshje.
Sezoni vjeshtor në Ligën e Katërt – Rajoni i Gjashtë, ka vazhduar me ndeshjet e xhiros së katërt.
Në pesë ndeshje e zhvilluara vendasit kanë regjistruar tre fitore një ndeshje ka përfunduar me barazim, ndërsa në një ndeshje ka fituara skuadra mysafire ku janë shënuar 24 gola.
Besa e Çellopekut vazhdon rrugëtimin e fitoreve, kësaj radhe në transfertë në stadiumin e Zhelinës mundi ekipin e Treboshit me rezultat të thellë 0-5.
Për Besën kjo ishte fitorja e katërt nga po aq ndeshje të zhvilluara në sezonin vjeshtor.
Ndeshja e vetme që ka përfunduar me barazim 1-1 është takimi Nerashti – Dardania.
Në tre ndeshjet tjera fitore kanë regjistruar ekipet vendase dhe atë Flamurtari – Rinia 6-3, Renova – Genç Kalemler Sport 4-2 dhe Pallatica – Piroku 2-0.
Tabelën e kryeson Besa me 12 pikë.
Sport
FUTBOLL I FEMRAVE: LUBOTENI VAZHDON TË MBAN PRIMATIN NË RENDITJE
Një fitore e vendasve dhe katër tw atyre mysafire është epilogu i javës së 10-të në Ligën e Parë të futbollit për femra. Luboteni kryeson me 25 pikë.
Java e 10-të e sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit për femra ka prodhuar një fitore për vendaset dhe katër fitore për mysafiret dhe 16 gola të shënuar.
Lideri në renditjen e tabelës Luboteni i Tetovës kthehet me fitore 2-1 dhe tre pikë nga transferua me Kamenica Kamenicë duke vazhduar të mbanë pozitën e parë.
Fitore të thellë 0-7 në transfertë ka regjistruar Skopje 2014 ndaj Koçanit .
Tiverija Brera ka shënuar fitore minimale 0-2, por shumë të rëndësishme ndaj Pelisterit Pro 2026, ndërsa Vardari 2023 ka mposhtur 0-1 ekipin Istatov 2015 Skopje .
Pas kompletimit të ndeshjeve të xhiros së 10-të, tabelën e kryeson Luboteni me 26 pikë para Skopjes 2014 me 23 dhe Tiverija Brera me 22 pikë.
SHABAN SINANI – TV KOHA
-
Lajme nga rajoni1 month agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni1 month agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni1 month agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

