Connect with us

Lajme nga vendi

Arrestohet 43-vjeçari që dyshohet se kërcënoi me thikë gruan dhe djalin

Published

on

Një shtetas turk 43-vjeçar është arrestuar në zonën e Bit Pazarit në Shkup, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes 50-vjeçare dhe djalit të tyre të mitur, si dhe i ka kërcënuar me një mjet të mprehtë.

Rastin në polici e ka denoncuar bashkëshortja. I dyshuari është ndaluar më 16 nëntor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, policia paralajmëroi kallëzim përkatës.

Lajme nga vendi

Simeon Sakskoburgotski: Historia e historianëve, Maqedonia në BE

Published

on

Ish kryeministri i Bullgarisë dhe trashëgimtar i fronit perandorak bullgar, Simeon Sakskoburgotski, thotë për mosmarrëveshjen maqedonase-bullgare se shumë nga temat historike duhet t’u lihen historianëve, ndërsa politikanët duhet të përqendrohen në çështjet praktike dhe anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Siç raporton “Aktual”-ja, Sakskoburgotski e dha deklaratën për mediat në lidhje me Maqedoninë në Bruksel, ku, siç zbuloi më parë, u takua rastësisht me kryeministrin e Maqedonisë Hristijan Mickoski.

“Dje rastësisht takova kryeministrin dhe isha shumë i kënaqur. Mendoj se dialogu është pozitiv në çdo aspekt. Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë vetëm për të mirën e të gjithëve. Duhet të bëjmë përpjekje. Do të them përsëri diçka, ndoshta politikisht jo korrekte. Besoj se shumë tema duhet të ndiqen dhe të merren në konsideratë nga historianët, dhe duhet të shikojmë përpara, drejt praktikës dhe drejt hyrjes së Maqedonisë së Veriut në BE”, tha Sakskoburgotski.

Sakskoburgotski shërbeu si kryeministër në vitin 2007, kur Bullgaria u pranua në Bashkimin Evropian.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shasivari : Dhuna ndaj fëmijëve kërkon përgjigje përtej kufijve shtetërorë

Published

on

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, po merr pjesë në Konferencën e Dytë Globale Ministrore për Eliminimin e Dhunës ndaj Fëmijëve, që po mbahet në Manila të Filipineve, me pjesëmarrjen e ministrave nga 131 shtete, përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare, ekspertëve dhe organizatave nga e gjithë bota.

Siç bëri të ditur Ministria e Drejtësisë, konferenca organizohet nga Qeveria e Filipineve, në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe UNICEF-in, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimin e zgjidhjeve konkrete për parandalimin dhe eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj fëmijëve.

Në kuadër të konferencës, ministri Shasivari mori pjesë në diskutimin “Europe: Shared Challenges, Shared Solutions”, kushtuar sfidave të përbashkëta në parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe mundësive për tejkalimin e tyre përmes zgjidhjeve të koordinuara.

Në fjalimin e tij, ministri ka theksuar tri sfida thelbësore: përhapjen e formave të reja të dhunës përmes teknologjive digjitale, zbatimin jo të njëtrajtshëm të garancive ekzistuese ligjore dhe koordinimin e pamjaftueshëm ndërmjet institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve.

Vëmendje e veçantë iu kushtua rreziqeve që sjell zhvillimi i përshpejtuar teknologjik. Platformat digjitale krijojnë mundësi të reja për abuzim, shfrytëzim seksual, ngacmim dhe përhapje të përmbajtjeve të dëmshme, ndërsa dhuna mund të vazhdojë edhe jashtë shkollës, familjes apo mjedisit ku jeton fëmija. Këto dukuri kërkojnë zgjidhje bashkëkohore ligjore, mekanizma më efikasë të raportimit, kapacitete të specializuara hetimore dhe përgjegjësi më të madhe nga platformat digjitale.

Advertisement

“Në këtë drejtim, ministri informoi se Republika e Maqedonisë së Veriut, si palë e Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Shfrytëzimi Seksual dhe Abuzimi Seksual, e njohur si Konventa e Lanzarotës, po ndërmerr aktivitete për harmonizimin e mëtejshëm të legjislacionit penal me standardet ndërkombëtare”, qëndron në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë.

Nga atje shtojnë se përgatitja e Kodit të ri Penal paraqet mundësi për mbylljen e zbrazëtirave ekzistuese ligjore në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna në hapësirën digjitale. Një nga zotimet e paraqitura në konferencë ka të bëjë pikërisht me ndryshimin dhe plotësimin e legjislacionit penal dhe atij përkatës, me theks të veçantë në mbrojtjen e fëmijëve të moshës 14 deri në 17 vjeç nga dhuna në internet dhe shfrytëzimi seksual.

Krahas ndryshimeve ligjore, u theksua edhe nevoja për rritjen e njohurive digjitale te fëmijët, prindërit, mësimdhënësit dhe profesionistët që punojnë me fëmijë, si dhe për vendosjen e mekanizmave të qasshëm dhe të sigurt për raportimin e abuzimeve. Parandalimi kërkon gjithashtu bashkëpunim me kompanitë teknologjike për identifikimin dhe largimin në kohë të përmbajtjeve që paraqesin abuzim ndaj fëmijëve.

Sfida e dytë që trajtoi ministri lidhet me dallimin ndërmjet mbrojtjes së parashikuar me ligj dhe zbatimit të saj në praktikë. Në fjalim u përmendën gjetjet e hulumtimit “Disrupting Harm”, të cilat evidentojnë mungesën e personelit të mjaftueshëm, ngarkesën e madhe me lëndë, procedurat e zgjatura dhe rastet kur fëmijët u nënshtrohen intervistimeve të përsëritura përpara institucioneve të ndryshme.

Për tejkalimin e këtyre dobësive, nevojitet vendosja e protokolleve të standardizuara për intervistimin e fëmijëve, angazhimi i profesionistëve të specializuar, përcaktimi i afateve të qarta për trajtimin e lëndëve që përfshijnë fëmijë dhe zhvillimi i shërbimeve të integruara, përmes të cilave fëmija mund ta raportojë dhunën në një mjedis të sigurt, pa qenë i detyruar ta përsërisë në mënyrë të panevojshme përvojën traumatike.

Advertisement

Ministri iu referua edhe Ligjit për Drejtësinë për Fëmijët, të miratuar në vitin 2024, i cili parasheh garanci të veçanta procedurale, mbrojtjen e interesit më të mirë të fëmijës dhe vlerësimin individual të nevojave të fëmijëve viktima. Ligji e përcakton privimin nga liria si masë të fundit, garanton të drejtën e fëmijës për t’u informuar për të drejtat e tij dhe parasheh shoqërimin nga prindi, kujdestari ose një person tjetër i rritur i caktuar gjatë marrjes në pyetje.

Rëndësi të veçantë kanë dispozitat që synojnë parandalimin e viktimizimit dytësor, përfshirë kufizimin e ekzaminimeve mjekësore vetëm në rastet kur ato janë të domosdoshme për procedurën penale, si dhe zbatimin e masave të veçanta të mbrojtjes procedurale sipas nevojave individuale të fëmijës.

“Sfida e tretë lidhet me koordinimin institucional. Ministri theksoi se mbrojtja e fëmijëve nuk mund të jetë efikase nëse institucionet arsimore, shërbimet shëndetësore, qendrat për punë sociale, policia dhe organet e drejtësisë veprojnë të izoluara, pa detyrime të përcaktuara qartë dhe mekanizma për ndjekjen e çdo rasti të raportuar”, theksohet në komunikatë.

Në këtë drejtim, u theksua nevoja për caktimin e personave përgjegjës për koordinimin e rasteve, procedura dhe afate të qarta për veprimin institucional, trajnime të përbashkëta, shkëmbim të sigurt të informacioneve dhe mbikëqyrje të pavarur mbi zbatimin e masave mbrojtëse.

Në fjalim u theksua se efikasiteti i vërtetë i sistemit nuk vlerësohet vetëm nga respektimi i procedurave formale nga institucionet, por nga fakti nëse fëmija ka marrë mbrojtje në kohë, nëse është parandaluar përsëritja e dhunës dhe nëse i është siguruar mbështetja e nevojshme, shtojnë nga Ministria e Drejtësisë. përcjell Zhurnal.mk .

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Kuvendi do t’i vazhdojë pyetjet e ndërprera të deputetëve të opozitës

Published

on

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e sotme të 130-të, do të vazhdojë me parashtrimin e pyetjeve nga deputetët e opozitës, të cilat u ndërprenë më 12 nëntor, pas pauzave të kërkuara nga deputetët opozitarë.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, bëri të ditur se pas interpretimeve të ndryshme të Rregullores së Punës, shumica parlamentare dhe opozita kanë arritur marrëveshje që, në të ardhmen, pauzat të mos përfshihen në dy orët e parapara për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve. Megjithatë, ai theksoi se duhet të tregohet kujdes që pauzat të mos ndikojnë në zvarritjen e procesit të parashtrimit të pyetjeve.

Përveç pyetjeve të deputetëve, në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje janë përfshirë edhe disa projektligje dhe propozim-vendime.

Ndër çështjet që do të shqyrtohen janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Privatizimin dhe Qiranë e Tokës Ndërtimore, projektligjet që lidhen me ndërtimin, si dhe ato për peshkimin dhe akuakulturën.

Deputetët do të diskutojnë gjithashtu edhe për propozimet për zgjedhjen e anëtarëve në trupa të ndryshëm parlamentarë dhe delegacione të Kuvendit, si dhe për Rezolutën për Politikën e Migracionit për periudhën 2026–2030.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat