Connect with us

Sport

SHQIPËRIA SHKËLQEU NDAJ FINLANDËS – BLINDON KREUN E TABELËS!

Published

on

Një mbrëmje fantastike për Kombëtaren shqiptare në “Air Albania”! Kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj Finlandës, duke dhuruar një paraqitje bindëse dhe duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme në Grupin C1 të Ligës së Kombeve. Me këtë sukses, Shqipëria ngjitet në kuotën e 12 pikëve dhe vijon të kryesojë grupin.

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Finlandës, duke hedhur një tjetër hap të madh drejt objektivit në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë triumfuan në “Air Albania”, kurse deshjen e vendosi “magjia” e Muçit dhe goli i Manajt me kokë pas krosit të Hysajt.

Shqipëria gjeti golin e avantazhit në minutën e 35-të. Ernest Muçi dhuroi një moment spektakolar, duke lëshuar një goditje të jashtëzakonshme me të jashtmen nga krahu i djathtë, që përfundoi në rrjetë.

Finlanda gjithashtu kishte rastet e saja por që portieri Berisha ishte i pamposhtur.

Advertisement

Në pjesën e dytë, Shqipëria e nisi me një tjetër goditje. Në minutën e 50-të, Elseid Hysaj krosoi në mënyrë perfektë nga e djathta dhe Rey Manaj, me një goditje të saktë me kokë, dyfishoi shifrat.

Me këtë fitore, Shqipëria shkon në 12 pikë pas katër ndeshjesh dhe blindon kreun e Grupit C1 në Ligën e Kombeve.

Tashmë, kuqezinjtë kanë përpara një përballje direkte në transfertë ndaj Bjellorusisë të  cilët shënuan fitore  në transfertë 2-0 ndaj San Marinos.

Ndeshja Bjellorusi – Shqipëri  do të luhet të dielën në Hungari , ku një barazim do të mjaftonte për të siguruar objektivin e vendosur në këtë edicion.

Kombëtarja është shumë pranë ringjitjes në Ligën B.

Advertisement

Sport

RMV-ja NË GLASGOU SYNON REZULTAT POZITIV KUNDËR SKOCISË!

Published

on

Në stadiumi “Hampden Park” në Glasgou, sonte  zhvillohet  ndeshja e raundit të pestë në ligën B  në kuadër  të UEFA Liga e Kombeve  mes  Skocisë  dhe  Maqedonisë së Veriut. Ndeshja  fillon në ora  20:45.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në  futboll m në prag të ndeshjes së sotme  kundër Skocisë, mbrëmë ka zhvilluar edhe stërvitjen zyrtare në Gllazgou, aty ku  edhe do të zhvillohet ndeshja e parafundit në kuadër të Ligës B të UEFA Liga e Kombeve.

Në pritje  të  këtij takimi në konferencën e zakonshme për shtyp, foli edhe seleksionuesi Goce Sedlloski dhe futbollisti Matej Gashtarov.

Seleksionuesi Sedlloski tha se ekipi i Maqedonisë sonte pret paraqitje të mirë duke shpresuar që skuadra t`i jap fund serisë negative të rezultateve.

“E dimë se çfarë lojtarë posedon Skocia. Kemi luajtur me këtë rival para një muaji në Shkup, ku edhe pësuam disfatë. Jemi të vetëdijshëm për për gabimet e bëra dhe duhet që ti përmirësojmë. Gjatë tre ditëve të fundit jemi stërvitur mirë, në skuadër mbizotëron një atmosferë e shkëlqyer. Futbollistët janë të fokusuar dhe mjaft të motivuar për këtë ndeshje. Shpresoj që atë që e kemi punuar në teren gjatë stërvitjeve, do ta aplikojnë në fushë edhe gjatë ndeshjes. Më vjen mirë që të gjithë reprezentuesit po marrin minutazhin e duhur në skuadrat e tyre, ashtu që shpresoj se do të vazhdojnë edhe më tej kështu” deklaroi seleksionuesi Goce Sedllovski

Futbollsti Matej Gashtarov shpreson për një rezultat pozitiv kundër Skocisë në Hampden Park.

Advertisement

“Kur veshim fanellën e Maqedonisë, nuk mendoj se duhet të kërkojmë motivim të veçantë, sepse fakti që jemi në ekipin kombëtar të të rriturve sjell motivimin. Po luajmë kundër një Skocie të madhe, e cila ka lojtarë cilësorë, por kemi edhe emrat tanë që janë në formë shumë të mirë. Do të dalim në fushë për të dhënë më të mirën tonë dhe për t’u argëtuar. Për mua, e gjithë jeta ime ka ndryshuar në njëzet ditë dhe kjo është diçka e re. Pres me padurim kur të dal në fushë për t’u argëtuar. Kam luajtur kundër shumë lojtarëve të shkëlqyer dhe ekipeve të shkëlqyera kombëtare, nuk kam presion dhe mezi pres të shijoj momentin” fha  futbollisti Gashtarov

Sa i përket formacionit, në pikëpyetje janë Ezgjan Alijoski dhe Dimitar Mitrevski për shkak të lëndimeve në stërvitje por ka shpresë që të dy të jenë të gatshëm për sfidën.

Ndeshja Skoci-Maqedoni do të luhet sonte me fillim në ora 20:45 në stadiumin e Gllazgou Renxhers.

SHABAN SINANI  – TV KOHA
Continue Reading

Sport

VOLEJBOLL: KOMPLETOHET JAVA E TRETË E KAMPIONATIT

Published

on

Me ndeshjen Skopje – Shkëndija, që u zhvillua mbrëmë,  është  kompletuar   java e tretë e Kampionat në Ligën  e Parë të Volejbollit për meshkuj. Java e  katërt në Ligën A  dhe B luhet të  shtunën. UGD Shtipi në Ligën A dhe Shkëndija në Ligën B, janë skuadrat me pikë maksimale.

Në Ligën A, UGD Shtipi vazhdon rrugëtimin e fitoreve, kësaj radhe   në  transfertë mundën  3-1 ekipin e  Strumicës.

Universiteti i Tetovës  edhe në ndeshjen e tretë të sezonit ka pësuar humbje, kësaj radhe në Veles nga ekipi i Borecit 3-0.

Ndeshja e tretë në Ligën A, Rabotniçki – Susheva është anuluar për më 17 nëntor.

Në Ligën B, Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitoren e tretë  duke mposhtur  3-0 Skopjen.

Fitore të sigurt 3:0 ka regjistruar edhe Liria e Zherovjani kundër Janta Volej, ndërsa  Makedonia Xhio ka shënuar fitore 3-0 kundër Vesna Probishtipit.

Advertisement

Java e katërt e kampionatit në Ligën A  dhe B  zhvillohet  të  shtunën;

Liga A: UGD Shtipi – Boreci, Rabotniçki – Strumica dhe  dhe Susheva – Universiteti i Tetovës Tetovës

Liga  B.  Shkëndija  – Makedonija Xhio, Lirija – Skopje  dhe  Vesna Probishtip – Janta Volej.
 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

SKOCI – RMV: NË GLASGOV PËR KTHESË POZITIVE!

Published

on

Përfaqësuesja e Maqedonisë  së Veriut,  pas tre ditëve përgatitje në kampin stërvitor të FFM-së, sot ka udhëtuar për në Glazgov, ku të premten do të përballet me Skocinë. Futbollisti Marko Gjorgjevski, gjatë një prononcimi për mediat është shprehur me optimizmë se tashmë është koha për kthesë pozitive. 

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut edhe ditën e djeshme ka vazhduar përgatitjet intensive për dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve kundër  Skocisë dhe Sllovenisë.

Nga dy ndeshjet e fundit, seleksionuesi Goce Sedlloski ashtu edhe i gjithë ekipi presin një kthesë pozitive pas dështimeve në katër ndeshjet e para.

Pritshmëritë e tij para dy ndeshjeve ndau edhe sulmuesi i Shkëndijës, Marko Gjorgievski, i cili shpreson se me performancën e tij debutuese do ta ndihmojë përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut të kthehet në nivelin e dëshiruar.

  “Shpresoj se, nëse do të marr një shans në ndonjërën nga ndeshjet, do të jap kontributin tim dhe se do të fillojmë të ecim në drejtim pozitiv, ashtu siç e meriton kjo përfaqësuese. Në çdo përfaqësuese dhe në çdo klub vjen një periudhë e caktuar krize, por mendoj se ka ardhur koha të dalim prej saj dhe shpresoj që gjithçka të jetë siç duhet. Futbollistët më me përvojë në përfaqësuese tashmë janë në formë konkurruese dhe mendoj se kjo do të dëshmohet në ndeshjet kundër Skocisë dhe Sllovenisë. Besoj se seleksionuesi do të gjejë mënyrën se si të rreshtohemi dhe të zhvillojmë një ndeshje të shkëlqyer, t’i kundërvihemi Skocisë dhe të arrijmë rezultat pozitiv”  deklaroi Marko Gjorgjioevski

Advertisement

Ndryshe, pikërisht sot bëhen 6 vite, kur Maqedonia e Veriut bëri historinë, ku  në Tbilisi mundi Gjeorgjinë dhe u kualifikua për në Kampionatin Evropian.

Atëherë me Angelovskin dhe Milevskin si selektorë Maqedonia e Veriut ishte faktor në futbollin evropian. Brenda një viti e gjysmë mposhtëm Gjeorgjinë në balotazh, Gjermaninë si mysafir, Italinë si mysafir dhe ishim 90 minuta larg Mundialit në Katar 2022.

Ku jemi tani?

Tani nuk kërkojmë histori, por kërkojmë dhe lutemi që të shënojmë gol.

Ndeshja Skoci – Maqedoni e Veriut zhvillohet  të premten me fillim në ora 20:45. Po  të premten në ora 20:45, zhvillohet edhe  ndeshja Slloveni – Zvicër.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat