Lajme nga vendi
ISMAIL ARSLLANI : NJË EPISOD FILMI SIPAS ROMANIT TIM “MISIONARI I KASABASË”
Ky është episodi i parë i një filmi më të gjatë për të kaluarën e Tetovës, që duhet të bëhet me ndihmën e Inteligjencës Artificiale dhe që pritet të përpunohet sipas romanit “Misionari i Kasabasë” të Ismail Arsllanit. Realizimi i projektit do të varet nga interesimi i juaj për t’i parë sekuencat e filmit, si dhe nga numri i pëlqimeve dhe i abonimeve tuaja. Sigurisht, mund të ketë kritika për defektet teknike. Mirëpo, vlera e projektit nuk qëndron vetëm te përsosmëria teknike, por edhe te ideja, rrëfimi dhe rikrijimi artistik i një bote të zhdukur. PRA, SHIKONI, BËNI PËLQIMET DHE ABONOHUNI QË TA NDIHMONI PROJEKTIN! EDHE TETOVA MERITON TË KETË NJË FILM, SA PËR FILLIM, PËR TË KALUARËN E SAJ HISTORIKE! Në faqen TETOVA FILM, pranë titullit shtypni SUBSCRIBE dhe më poshtë shikoni VIDEOT . ABONOHU në këtë link: https://youtube.com/@shpatsharri?si=u_IKL1m0kWlr5iMv
Lajme nga vendi
Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 25 Nëntor
Dje në orën 14:30 në SPB Tetovë, një 43-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se për një periudhë më të gjatë dy persona të mitur me kërcënime i kishin kërkuar para djalit të saj të mitur, ndërsa më 24.11.2026 në Sheshin e Qytetit në Tetovë, pasi ai kishte refuzuar t’ua jepte trotinetin e tij elektrik, njëri nga personat e mitur e kishte sulmuar fizikisht. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……Dje në orën 19:05 në DPB Gostivar, një 32-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 18:00 në rr. „Mara Ugrinova“ në Gostivar ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për gjetjen e kryerësit dhe zbardhjen e rastit.
……Dje në orën 17:00 në SPB Tetovë, një 53-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 16:00 te Tregu i Gjelbër në Tetovë ishte sulmuar fizikisht nga një person, i cili paraprakisht e kishte kërcënuar edhe me mjet të mprehtë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……Dje në orën 21:35 në autostradën Shkup – Tetovë, te pikëpaga në Zhelinë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria një 25-vjeçar nga Shkupi. Gjatë kryerjes së kontrollit në komunikacion, nëpunësit policorë kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve „Land Rover“ me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte ai dhe pas kontrollit të kryer është konstatuar se e ka drejtuar automjetin edhe pse ka pasur ndalesë aktive të shqiptuar për drejtim të automjetit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.
…….Pas mesnate në periudhën nga ora 00:20 deri në 01:30, nëpunës policorë nga DPB Gostivar kanë zbatuar kontroll aksionar në një objekt hotelierik në Dobërdoll të Gostivarit. Gjatë kontrollit janë hasur dhe privuar nga liria dy shtetase të Argjentinës për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik. Ato janë mbajtur në stacion policor për procedurë të mëtejshme.
……Pas mesnate në orën 01:10 në rr. „Gjorçe Petrov“ në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria një 44-vjeçar nga Tetova, për shkak se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij i është gjetur dhe sekuestruar kokainë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.
Lajme nga vendi
TETOVA KËNDOI SHQIP – ANSAMBLI SHQIPTAR SOLLI FESTËN E TRADITËS!
Tetova vazhdon të festojë Nëntorin me këngë, valle dhe motive të traditës kombëtare shqiptare. Pallati i Kulturës u mbush me artdashës, në një mbrëmje të veçantë kushtuar muzikës dhe folklorit shqiptar, ku Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në RMV solli një program të pasur artistik, duke e kthyer skenën në një festë të vërtetë të kulturës dhe identitetit kombëtar.
Tetova vazhdon të frymojë me aktivitete që përkojnë me festat e nëntorit.
Tashmë Pallati i Kulturës në Tetovë është shndërruar në epiqendër të kulturës shqiptare, ku për çdo natë organizohen evente festohet së bashku përmes muzikës, këngës dhe traditës sonë kombëtare!
Në kuadër të aktiviteteve festive të nëntorit, “Nëntori në Tetovë”, mbrëmja e së mërkurës ishte një natë e veçantë me këngë dhe valle tradicionale shqiptare, nën interpretimin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në RMV.
Ministra, deputetë, kryetarë Komunash, personalitete publike, dashamirë të artit muzikor dhe jo vetëm ishin të pranishëm në këtë koncert, ku Ansambli Shqiptar sërish dhuroi spektakël me një repertoar këngësh e vallesh me motive kombëtare.
Kjo nuk kaloi pa u vërejt edhe nga drejtuesit e Komunës së Tetovës.
BILALL KASAMI – Kryetar i Komunës së Tetovës
Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në RMV, ka një agjendë të ngjeshur në këtë nëntor të festave, por për ta, paraqitja në Tetovë gjithmonë paraqet një festë të veçantë. Mbase ishte edhe një ftesë për Koncertin e radhës në Shkup.
JETMIR REXHEPI – Drejtor i AKVPSH në RMV
Si gjithmonë kur organizohen evente të këtilla nuk mungoi mbështetja e publikut tetovar. Edhe mbrëmë Salla e Pallatit të Kulturës ishte e vogël për të pranuar të gjithë dashamirët e këngës dhe valles shqipe, duke dëshmuar edhe një herë se Tetova din të çmojë vlerat dhe t`i mbështesë ato me prezencë masive./Tv Koha/
Lajme nga vendi
FFM-ja NDAN RRUGËT ME GOCE SEDLOSKIN!
Goce Sedloski (52) nuk është më përzgjedhës i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll. Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) njoftoi zyrtarisht se ka arritur marrëveshje me ish-kapitenin e përfaqësueses për ndërprerjen e kontratës me marrëveshje të dyanshme.
Goce Sedloski nuk është më përzgjedhës i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut!
Nga Federata bëjnë të ditur se ndarja është në interes të të dyja palëve, ndërsa në njoftimin e tyre pranojnë në mënyrë indirekte edhe rezultatet e dobëta të arritura gjatë periudhës së fundit.
“Ndonjëherë në futboll, pavarësisht përvojës, përkushtimit dhe qëllimeve të mira, gjërat thjesht nuk shkojnë ashtu siç dëshirojmë të gjithë”, thuhet në njoftimin e FFM-së.
Sedloski largohet nga posti i përzgjedhësit pas 11 muajsh. Në dhjetë ndeshje të zhvilluara, kombëtarja ka pësuar tetë humbje dhe ka regjistruar dy barazime, me një golaverazh katastrofal prej 1:23.
Veçanërisht zhgënjyese ishte paraqitja e Maqedonisë në Ligën e Kombeve, ku humbi të gjashtë ndeshjet në grupin me Zvicrën, Skocinë dhe Slloveninë.
Pas serisë së rezultateve të dobëta, FFM-ja tashmë duhet të zgjedhë përzgjedhësin e ri, i cili do ta marrë drejtimin e përfaqësueses para ndeshjeve të rëndësishme që e presin në muajin mars të vitit të ardhshëm.
Në atë periudhë, Maqedonia do të përballet me Qipron në ndeshjet e balotazhit për mbijetesë në Ligën B të Ligës së Kombeve.

