Connect with us

Lajme nga vendi

(VIDEO) Të hënën EVN nis vendosjen e njëhsorëve të energjisë elektrike

Published

on

Ekipet e EVN- së nga e hëna do të vendosin njehsorët e energjisë elektrike në Haraçinë dhe në çdo vendbanim ku ka humbje energjetike. EVN ka informuar se ka humbje të mëdha të energjisë elektrike pasi në disa fshtra dhe komuna ka vjedhje të energjisë elektrike dhe kyçje ilegale.

Ministri I ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha për Televizionin Sitell se sistemi I vendosjes së hehsorëve të energjisë elektrike do të zbatohet në të gjitha komunat ku ka humbje të energjisë elektrike.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Nga e hëna ekipet e EVN-së duhet të fillojnë punën pa probleme në Haraçinë për të marrë masat e duhura që rrjeti të funksionojë sipas të gjitha rregullave dhe të paguhet rryma. Nga e hëna do të vendosen të gjithë njehsorët e energjisë elektrike sipas planit të EVN-së dhe trupit koordinues në pajtim me banorët”.

Ministri deklaroi se mbetet shqetësues fakti se edhe përkundër krizës energjetike, Maqedonia e veriut ka humbje të mëdha të rrymës.

Advertisement

Ndërkaq, EVN ka sqaruar se rreth 5 % e energjisë elektrikë shfrytëzohet pa autorizim.

EVN

“Rreth 5% e energjisë elektrike shfrytëzohet pa autorizim, gjegjësisht vidhet. 5% janë rreth 300.000 MWh. Të gjitha humbjet e energjisë elektrike, humbjet teknike dhe komerciale, EVN-ja i gjen në treg të hapur me çmim tregu. Nëse e marrim si çmim tregu 300 euro për MWh harxhimet për vjedhjen e energjisë elektrike janë mbi 100 milion euro”.

Humbjet janë reduktuar në 50% që nga 2006 e këndej. Nga kompania praktikisht pranojnë se një pjesë e humbjeve nga vjedhja e rrymës kalkulohen në faturat e të gjithë qytetarëve të tjerë.

EVN

Advertisement

“Humbjet e papranuara nga vjedhjet e energjisë elektrike janë në llogari të EVN – Elektrodistribuim, kurse një pjesë e humbjeve kalkulohen në çmimin e energjisë elektrike sipas metodologjisë për llogaritjen e energjisë elektrike nga ana e Komisionit Rregullator të Energjetikës”.

EVN-ja ankohet se nuk mund të vendosë rregull në shfrytëzimin dhe pagesën e rrymës në disa rajone për shkak se nëpunësit e tyre përballen me sulme verbale dhe fizike, dëmtim të pajisjeve dhe alarmeve por edhe mbështetje jo të mjaftueshme nga policia për ndërhyrje të koordinuar. Debati mbi pagesën e faturave dhe vjedhjen e rrymës u aktualizua ditëve të fundit kur banorë të Haraçinës denoncuan mungesën disaditore të rrymës në të gjithë fshatin. Kompania tha se bëhet fjalë për defekt të shkaktuar nga ngarkesa e madhe e trafostacioneve. Banorët e cilësuan si gënjeshtër për të dhënë një pasqyrë jo të mirë për fshatin. /SHENJA/

Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

Gashi merr pjesë në pritjen e fundvitit të organizuar nga Ambasadori i BE-së Rokas

Published

on

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se së bashku me miq dhe funksionarë shtetëror ka marrë pjesë në pritjen e fundvitit të organizuar nga Ambasadori i BE-së, Michalis Rokas.
“Në një atmosferë të këndshme dhe festive përmbyllëm simbolikisht një vit të rëndësishëm. Vlerësova partneritetin me Delegacionin e BE-së, i cili mbetet thelbësor për avancimin e reformave dhe forcimin e rrugëtimit tonë europian. Me këtë rast, faleminderova Ambasadorin për mikpritjen dhe për mbështetjen e vazhdueshme të vendit në realizimin e aspiratave europiane”, ka shkruar Gashi.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Pse ka kaq shumë të papunë kur njëkohësisht ka mbi 10 mijë vende të lira pune?

Published

on

Paradoksi i tregut të punës në Maqedoninë e Veriut po bëhet çdo vit e më i dukshëm papunësi e lartë nga njëra anë dhe mijëra vende të lira pune nga ana tjetër. Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave për tremujorin e tretë flasin qartë janë regjistruar 10.033 vende të lira pune, me një shkallë prej 2.02%, megjithëse qindra mijëra njerëz mbeten të papunë. Pyetja thelbësore është ku qëndron faji? Në punëdhënësit, në punëkërkuesit, apo te vetë sistemi ekonomik? Në realitet, problemi është kompleks dhe përfshin të gjithë zinxhirin, shkruan Zhurnal.

Hendeku i madh midis kërkesës dhe ofertës së aftësive – 

Shifrat tregojnë se numri më i madh i vendeve të lira është në industrinë përpunuese, e cila regjistron 103.821 vende të plotësuara, por kërkon ende fuqi punëtore. Në të njëjtën kohë, grupi më i madh i vendeve të lira 2.052 bie te profesionet elementare. Kjo sinjalizon qartë se tregu kërkon punëtorë për profesione bazike, manuale, teknike, ndërsa një pjesë e të papunëve kërkon punë që përputhet me arsimin e tyre formal ose pretendime më të larta për pozita administrative.

Në këtë drejtim papunësi a nuk është vetëm mungesë e punës, por shpesh mungesë e aftësive të duhura. Mijëra persona nuk posedojnë trajnimin teknik që kërkohet në industrinë përpunuese, shërbimet ushqimore, apo zanate të caktuara. Arsimi profesional mbetet i nënvlerësuar dhe i pazhvilluar, duke prodhuar gjenerata me diploma por me aftësi të kufizuara praktike.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Itali: Policia në kërkim të Nazif Muslijës pas vdekjes së bashkëshortes në Ankona

Published

on

Policia italiane u ka bërë thirrje qytetarëve që të njoftojnë menjëherë forcat e rendit nëse kanë informacion ose e kanë parë Nazif Muslijën, i cili aktualisht është në arrati.
Ai po kërkohet pas ngjarjes së rëndë në provincën e Ankonës, ku bashkëshortja e tij, Saxhidje Muslija, u gjet e vdekur në banesën e tyre.

Gjermania vendos kufizime për bashkimet familjare dhe ashpërson rregullat për shtetësinë

Nazif Muslija ishte liruar nga burgu në korrik, pasi kishte vuajtur dënimin për dhunë dhe keqtrajtim ndaj gruas. Prej momentit të ngjarjes, ai është bërë i pakapshëm dhe është shpallur në kërkim të nivelit të lartë nga autoritetet italiane.

Policia apelon për kujdes dhe bashkëpunim nga qytetarët.

Continue Reading

Më të lexuarat