Lajme nga vendi
Covid/ Gjithkund po ulet numri i të infektuarve, edhe në RMV gjendja është stabile
Pas rritjes në verë, tani vërehet një trend në rënie i numrit të rasteve të reja me KOVID-19 në mbarë botën. Sipas statistikave javore të Uorldmeters, në shtatë ditët e fundit, në nivel global vërehet një rënie prej 17 përqindëve të rasteve të reja, krahasuar me javën e kaluar. Për 11 për qind është ulur edhe numri i vdekjeve.
Në Evropë javën e kaluar pati 29 për qind më pak raste me Kovid, në Amerikën Veriore dhe Jugore për 27 për qind, në Azi për dy për qind, Afrikë për 49 për qind dhe Australi dhe Oqeani për 24 për qind.
Rënie të rasteve të reja në baza javore ka në pjesën më të madhe të vendeve evropiane, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut për 23 për qind më pak raste krahasuar me periudhën e mëparshme shtatëditore.
Rritje e numrit të personave me Kovid është regjistruar në Bosnjë dhe Hercegovinë, Letoni, Lituani, Poloni, Rusi, Serbi, Hungari dhe Spanjë.
Javën e kaluar Komisioni për sëmundje ngjitëse mbajti takim, në të cilin konstatoi se vendi është në fazën e transmetimit të gjerë me kapacitete adekuate reagimi dhe në kushte të tilla nuk ka nevojë për masa të reja për Kovid-in. KSN apeloi për sjellje të përgjegjshme dhe respektim të masave aktuale.
“Mbetet rekomandimi i fuqishëm për të gjithë qytetarët, ndërsa veçanërisht për qytetarët që i përkasin grupeve të rrezikuara për ecuri më të rëndë të sëmundjes, tu përmbahen të gjitha masave të përcaktuara epidemiologjike për mbrojtjen nga infeksioni, si larja e shpeshtë dhe thelbësore ose dezinfektimi i duarve, shmangia e turmave dhe qëndrimit në hapësira të mbyllura dhe pa ajrosje dhe mbajtja e maskave mbrojtëse, si dhe respektimi i rekomandimeve për vaksinimin kundër Kovid-19”, apeloi Komisioni.
Për momentin, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, janë 4.218 raste aktive me koronavirus. Numri më i madh janë nga Shkupi – 1.700, ndërsa në Dojran, Demir Kapi, Dellçevë, Makedonska Kamenicë dhe Makedonski Brod ka numër njëshifror të rasteve aktive. Pehçeva është i vetmi qytet në vend pa raste aktive.
Autoritetet shëndetësore në vend dhe në botë, megjithatë apelokjnë për vigjilencë për shkak të përkeqësimit të mundshëm të situatës epidemiologjike në vjeshtë.
Disa nga vendet e rajonit si Bullgaria dhe Mali i Zi kanë vendosur ta rikthejnë mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse në ambiente të mbyllura. Autoritetet shëndetësore greke nuk po planifikojnë masa të reja kufizuese, por thonë se gjithçka do të varet nga situata në vjeshtë. Ata duan që KOVID-19, edhe pse mbetet pandemi, ta trajtojnë si një sëmundje endemike, “ku nuk do të ketë nevojë për masa të rrepta apo të detyrueshme”.
Qeveria gjermane, megjithatë, ka njoftuar se disa kufizime bazë do të mbeten në fuqi gjatë vjeshtës dhe dimrit të ardhshëm, kur ekspertët presin rritje të rasteveme KOVID-19 pasi njerëzit kalojnë më shumë kohë në hapësira të mbyllura.
Deri më tani në botë janë regjistruar rreth 590 milionë raste të koronavirusit, kanë vdekur 6.5 milionë njerëz dhe janë aktivë 22.5 milionë raste.
Në Maqedoninë e Veriut, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID-19 që nga fillimi i epidemisë është 330.755, numri i të shëruarve është 317.149, ndërsa numri i të vdekurve është 9.388.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13


You must be logged in to post a comment Login