Lajme nga vendi
Gazmend Aliu: Lëvizja Besa po realizon projektet e BDI-së, por është një aktivitet nga e kaluara.
Zëvendësshef shtabi i Alternativës, Gazmend Aliu gjatë emisionit Polemika në TV Koha i ka replikuar, shefit të shtabit të Lëvizjes Besa në lidhje me projektet e realizuara në Komunën e Tetovës.
“Unë nuk e di se do të ketë zgjedhje në pranverën e ardhshme. Është bërë diçka që nuk mund ta mohojmë. A do të vazhdojnë kështu deri në fund të mandatit? Të gjithë këto projektet që I kanë bërë me vulë të Teuta Arifit. Është mirë që një projekt si rruga Strasho Pinxhur të bëhet në këto përmasa. Por nuk është e vërtetë se e ka bërë kryetari i komunës, por është një aktivitet nga e kaluara.
Nëse këto e bëjnë një projekt të këtillë me vulën e vet, atëherë është në rregull.
Dalja në zgjedhje do të jetë diskutabile. Një pjesë e madhe i kanë planifikuar që pushimet ti kanë në gusht. Puna e dasmave dhe e pa interesuar për politikën se janë lodhur prej politikanëve. Nuk jam shumë optimist se nuk do të ketë dalje.”, deklaroi Gazmend Aliu.
Lajme nga vendi
SHKËNDIJA ME FITORE NISI CIKLIN E NDESHJEVE KONTROLLUESE
Në ndeshjen e parë kontrolluese që zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore Shkëndija mundi AP Brerën me rezultatin 3-0
Shkëndija e Tetovës në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit, krahas seancave intensive stërvitore, sot zhvilluan edhe kontrolluesen e parë me ekipin AP Brera nga Strumca. Në ndeshjen e parë kontrolluese që sot u zhvillua në terrenin e kompleksit sportiv të FFM-së në Shkup, pas 90 minutave lojë ku trajneri Jeton Beqiri në lojë inkuadroi pjesën më të madhe të lojtarëve që ka në disponim ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0
Autor të golave për ekipin kuqezi ishin Atdhe Mazari në pjesën e parë , ndërsa Besart Ibraimi realizoi dy gola në pjesën e dytë
Shkëndija pas kësaj ndeshje të shtunën do të zhvendoset në Antalia të Turqisë ku do të vazhdoj fazën kryesore të përgatitjeve deri më 1 shkurt ku parashihen edhe katër ndeshje kontrolluese ndërsa e para është më 20 janar kundër ekipit ukrainas Oleksandrya.
Shaban Sinani – TV KOHA
Lajme nga vendi
ASH (Sela): Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë
Lajme nga vendi
Taravari: Sela dhe Thaçi po presin para derës së Qeverisë
Kryetari i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se ish-bashkëpartiaku i tij, Ziadin Sela, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, po qëndrojnë “para derës së Qeverisë”, duke pritur të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar.
“E shihni, Sela dhe Menduh po qëndrojnë para derës së Qeverisë, ndërsa unë në vitin 2024 e lashë Qeverinë për të sjellë ndryshim. E lashë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të përgjegjësisë. Po ashtu, mendova se ishte e arsyeshme të zhvilloja partinë. Brenda VLEN-it ka sa të duash thika pas shpine, shqiptarët nuk po avancojnë, ndërsa eurointegrimi nuk shihet askund. Dy herë e lashë Qeverinë dhe sakrifikova shumë, por nuk e dija se ka njerëz që japin gjithçka vetëm për poste,” tha Taravari, ndër të tjera, në emisionin “Klik Plus”.(INA)


You must be logged in to post a comment Login