Connect with us

Lajme nga vendi

Priten rezultate për pacientin nga Kërçova, i dyshuar si i infektuar me linë e majmunit

Published

on

Gjatë ditës së djeshme në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) të Maqedonisë së Veriut, është dorëzuar mostra për testimin e një rasti të dyshuar me linë e majmunit.

Pacienti është nga Kërçova dhe para disa ditësh i janë shfaqur puçra në trup, që është një nga simptomat e lisë së majmunëve.

Komisioni i Sëmundjeve Infektive, i cili mbajti mbledhjen e djeshme pasdite, rekomandoi vendosjen e izolimit në kushte shtëpie apo spitalore për të gjitha rastet e dyshuara dhe të konfirmuara dhe monitorimin e përditshëm epidemiologjik të personave që kanë pasur kontakt me rastet e konfirmuara.

“Komisioni i Sëmundjeve Infektive rekomandoi vendosjen e masave izoluese/karantinë dhe izolimin në kushte shtëpie apo spitalore të rasteve të dyshuara të lisë së majmunëve deri në testimin e tyre, izolimin e rasteve të konfirmuara në kushte shtëpie apo spitalore deri në shërimin e sëmundjes. Monitorim ditor epidemiologjik i kontakteve të rasteve të konfirmuara të lisë së majmunëve gjatë periudhës prej 21 ditësh”, njofton KSI.

Komisioni gjithashtu rikonfirmoi rekomandimin për Ministrinë e Shëndetësisë për marrjen e të gjitha masave të nevojshme parandaluese.

Advertisement

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçkovski, ka bërë të ditur se pacienti nga Kërçova është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka nevojë për hospitalizim.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, siç informoi dje Ministria e Shëndetësisë, nuk ka asnjë pacient të shtruar që dyshohet se ka lisë së majmunit.

Petliçkovski nuk pret që kjo sëmundje të bëhet problem si virusi korona.

Sipas tij, në vend ka analiza për linë e majmunëve dhe tashmë Agjencia Evropiane e Barnave ka një vaksinë të miratuar, por vaksinimi masiv nuk është planifikuar.

“Zgjerimi nuk po shkon aq shpejt sa kishim frikë në fillim. Transmetimi ndodh në grupe të caktuara. Vaksinat rekomandohen në mbarë botën për grupet e rrezikut dhe ata me kontakte rreziku. Imunizimi masiv nuk parashikohet askund për momentin”, tha kryetari i Komisionit të Sëmundjeve Infektive.

Advertisement

Gjithsej 31,800 raste të lisë së majmunëve janë regjistruar në mbarë botën deri më 9 gusht.

Në Evropë, numri më i madh i rasteve është në Spanjë – 5,162, Gjermani – 2,982 dhe Britania e Madhe – 2,914.

Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

Nëse nuk i paguajnë gjobat, veturat e huaja s’do të mund të hyjnë në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Po shqyrtohet mundësia, që gjobat të shtyhen me afat deri në fillim të shkurtit (1 shkurt).

Ndoshta qytetarët do të vlerësojnë nëse do të nevojitet edhe një muaj shtesë për adaptimin. Ndoshta do të vazhdojmë edhe plus një muaj, me qëllim që të sigurohemi nëse qytetarët janë njoftuar mire me rregulat e reja”, ka thënë njeriu i parë i Ministrisë së Punëve të Brenndshme (MPB) Pançe Toshkovski.

Veturat e huaja të cilat do të bëjnë shkelje të dispozitave ligjore në trafik në Maqedoninë e Veriut, nuk do të ndalohen ta kalojnë kufirin (gjatë daljes nga shteti), por shoferët do të marrin njoftim zyrtar se nëse nuk e paguajnë gjobën, nuk do të munden sërish ta hyjnë në Maqedoni”, deklaroi sot ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski, duke shpjeguar se si do të funksionojë modeli i ri i sanksionimit të personave me vetura me targa të huaja.

Dje filloi zyrtarisht periudha provuese e projektit “Qytet i Sigurt”, që do të zgjasë një muaj. Gjatë kësaj periudhe nuk do të shqiptohen gjoba, por kamerat në të gjithë Shkupin, tashmë po regjistrojnë të gjitha shkeljet e trafikut.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Numër katastrofal! Për 24h orë janë regjistruar mbi 110 mijë shkelje nga “Safe City”

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshëm, Pançe Toshkovski, ka deklaruar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 110 mijë shkelje të rregullave në trafik nga sistemi “Safe City”, raporton SHENJA.

Ministri tha se ky është një numër katastrofal  ndërsa ka të bëj vetëm me qytetin e Shkupit.

“Nëse më kujtohet mirë  rreth 1000 shkelje kanë të bëjnë me mos regjistrimin e makinave, numër katastrofal. Diku 5000 mijë shkelje mendojë se ishin për kalim në të kuqe-numër katastrofal… por më e tmerrshmja është se mbi 90% nga numri i shkeljeve është tejkalimi i shpejtësisë”, tha ministri Toshkovski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski: Nuk është vendosur ende se ku do shkojë Orhan Murtezani, jam shumë i kënaqur me punën e tij

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se ende nuk është vendosur se cili do të jetë funksioni i ri i Orhan Murtezanit, i cili pritet të shkarkohet dhe në vend të tij të emërohet Bekim Sali, i cili, përpos ministër për Cështje Evropiane do të jetë edhe zv/kryeministër.
Mickoski tha se ai është jashtëzakonisht i kënaqur me punën të cilën e ka kryer Murtezani.
“Pres që edhe më tej të vazhdojë bashkëpunimi ynë në vend tjetër, por tani kemi prioritete të tjera në këtë periudhë. E dini, diku mes 17-18 të këtij muaji është Samiti Ballkani Perëndimor-BE, kështu që kemi prioritete të tjera në rend të ditës, jemi të fokusuar në këtë. Cilat janë pritjet nga ministrat e rinj? Të punojnë, të punojnë të përkushtuar me ndershmëri dhe për interesin e qytetarëve”, tha Mickoski.

Continue Reading

Më të lexuarat