Connect with us

Lajme nga vendi

Rreth 1 miliard euro në vit nuk hynë në arkën e shtetit si pasojë e ekonomisë joformale

Published

on

Ekonomia joformale në vendin tonë, e shkurton buxhetin e shtetit në vit për më së një miliardë euro.

Këtë e ka nxjerr në pah studimi i profesorit universitar Harun Tairi, i cili nga analizat e bëra në terren mbi ekonominë joformale, ka rezultuar që në vendin tonë të jetë prezentë dikur nga 30 deri në 35 për qind, këto firma, kryesisht janë të vendosur nëpër zonat rurale të shtetit.

“Pasojat janë të mëdha. E sa është kjo përqindje, në bazë të analizave të mija vlerësimit dhe punës në terren, në vendet në tranzicion dhe Maqedonia po ashtu edhe shtetet e Ballkanit Perëndimorë, është 30-35 për qind. Dhe nëse e analizojmë atë që thamë se është mos realizimi i buxhetit, pra nëse kemi të projektuar një buxhet prej 4 miliardë, dhe nëse e shumëzojmë me 30-35 për qind, del se kemi mbi një miliard të hyra tatimore që i mungojnë shoqërisë, që i shfrytëzon sektori joformal”, tha Harun Tairi, profesor Universitar.

“Si masë e parë është pagesat jo të gatshme si një faktor i fuqishëm që mundëson shtrirjen dhe zgjerimin e in formalitetit. Forma e dytë janë kartelat bankare, që mundëson luftimin e in formalitetit, dhe forma tjetër është vetëdijesimi i popullatës. Është dëm i popullatës sepse më pak buxhet nënkupton më pak spitale, më pak rrugë, më pak ndihma sociale e tjera”, tha Harun Tairi, ekonomist.

Ekonomia joformale më e theksuar është në shtetet në tranzicion, ku si zanafillë e saj, llogaritet fillimi i privatizimeve dhe mbetja në rrugë e shumë punëtorëve.

Advertisement

Sipas statistikave, ekonomia e zezë apo joformale, më e theksuar është në Maqedoni, Kosovë Shqipëri, dhe Bosnjë mbi 30 për qind, ndërkohë në shtetet evropiane, ky fenomen rezulton të jetë deri në 5 për qind./Alsat.mk

Advertisement
1 Comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

MICKOSKI PARALAJMËROI NDRYSHIME TË MINISTRAVE DHE DREJTORËVE!

Published

on

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nga Strumica me rastin e ditëlindjes së partisë, porositi se po nis një “kapitull i ri” për Maqedoninë, me një vizion të qartë për një shtet të mundësive dhe jo të arsyetimeve. Në fjalimin e tij, ai theksoi se vendi duhet të përshpejtojë rrugën drejt Bashkimit Evropian, por me garanci të qarta dhe pa lëshime për identitetin kombëtar.

Në tubimin në Strumicë me rastin e 36-vjetorit të VMRO-DPMNE-së, të organizuar nën moton “Maqedonia përshpejton, detyrimi ynë”, Kryeministri dhe lideri i partisë në pushtet, Hristijan Mickoski, u dërgoi mesazh institucioneve evropiane se pret garanci të qarta se nuk do të ketë kushte të reja bilaterale.

HRISTIJAN MICKOSKI – Kryeministër

“Sillni një përfundim se nuk ka më çështje bilaterale, se identiteti shumë shekullor maqedonas, kultura, tradita, zakonet dhe gjuha janë fakte të pandryshueshme. Nuk ka pazar me identitetin tonë maqedonas”

Kryeministri paralajmëroi rikonstruktim të Qeverisë dhe tha se do të ketë ndryshime për shkak të dobësive të evidentuara në punë. Sipas tij, ndryshimet fillojnë me rikonstruimin e Qeverisë.

Advertisement

HRISTIJAN MICKOSKI – Kryeministër

“Nuk do të toleroj dehjen nga privilegjet që i ofron pushteti. Pragu im i tolerancës është i lartë, por kjo nuk do të thotë se do të toleroj papërgjegjshmërinë. Një pjesë e funksionarëve janë larguar nga qytetarët dhe janë bërë të paarritshëm kurse çdo devijim do të evidentohet dhe sanksionohet”

Mickoski dërgoi mesazhe të ashpra ndaj opozitës, duke e akuzuar për politika të dëmshme dhe kriminalitet, duke theksuar se nuk do të ketë kompromise me krimin.

U prononcua edhe për zgjedhjet e parakohshme, duke thënë se opozita ka frikë prej tyre. Sipas tij, pushteti është i gatshëm për çdo skenar./Tv Koha/

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

EMRAT E RRUGËVE – BDI KËRKON SEANCË URGJENTE, KOMUNA ME KUNDËRAKUZA

Published

on

Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese për kthimin e 11 emrave të vjetër të rrugëve, që u ndryshuan në Këshillin Komunal në vitin 2007, ka përplasur sot BDI-në opozitare me Komunën e Tetovës. Këshilltarët e BDI-së sot në kanë dorëzuar një kërkesë me të cilën kërkojnë që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal, ku kërkojnë që edhe një herë të votohen emrat e rrugëve.

BERAT MURATI – Këshilltar i BDI-së:
“Në vitin 2006, Bashkimi Demokratik për Integrim e miratoi këtë vendim me votimin e të gjithë këshilltarëve, të të gjitha etnive, me marrëveshje të plotë politike dhe med votim sipas parimit të Badenterit. Sot kërkojmë që ky vendim të ri-miratohet menjëherë, duke pasur parasysh se, sipas regjistrimit të fundit, për këtë çështje nuk kërkohet më votim i dyfishtë me Badenter në Këshillin e Komunës së Tetovës. Tetova nuk guxon të kthehet prapa. Tetova duhet dhe do ta mbrojë historinë, dinjitetin dhe realitetin e saj.”

Nga ana tjetër, zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, i cili njëherësh është edhe kryetar i komisionit për ndryshimin e emrave në Tetovë, thotë se BDI edhe një herë ka lënë punë gjysmake, pasi ndryshimet e vitit 2007 nuk kanë kaluar në seancë qeveritare. Ndërkaq, ai premton se deri në fund të vitit do të ndryshohen të gjithë emrat e rrugëve në Tetovë.

ALBI QAMILI – zv.Kryetar i Komunës së Tetovës
“Edhe ky vendim i 2007-ës, si gjithë vendimet e tjera të qeverisjeve të kaluara, është lënë gjysmë pa marrë pëlqim nga qeveria dhe as kadastra, as regjistri qendror nuk i ka regjistruar këto emra në sistem. Prandaj, ne po punojmë intensivisht. Jemi në fazën finale të procesit për emërtimin e rrugëve. Kemi pasur propozime, kemi propozimet e marra nga gjithë qytetarët nëpërmjet arkivit të komunës. Janë diku mbi 600 propozime të reja për emrat e rrugëve dhe jemi duke punuar me listën e propozimeve, që së shpejti të kemi edhe një version final se si do t’i kenë emrat rrugët në Tetovë.”

Ndërkaq, me një komunikatë ka reaguar edhe Lidhja e Luftëtarëve të Luftës Nacionalçlirimtare dhe Antifashiste e Maqedonisë, e cila ishte edhe iniciatore e lëndës në Gjykatën Kushtetuese. Sipas tyre, ky vendim nuk duhet të interpretohet si vendim kundër shqiptarëve dhe dënojnë ashpër reagimet politike. Në bazë të vendimit të vitit 2007 të Këshillit Komunal në Tetovë janë ndryshuar 11 emra të rrugëve, ku mes tyre edhe emra të ish-sistemit ku janë vendosur emra maqedonas, si rruga “Boris Kidriç” që u emërua “Metodi Andonov Çento”. Ndërkohë, në Tetovë Komuna tash e dy vite ka ngritur një iniciativë për ndryshimin e emrave të rrugëve, por që akoma, përveç një komisioni, nuk ka asnjë veprim konkret në terren.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

AMENDAMENTI I PE-së: PËRPLASJE BDI – VLEN!

Published

on

Në ditën kur shqiptarët po përballen me pasojat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi emërtimet e rrugëve me përmbajtje dhe simbolikë shqiptare në Tetovë, eksponentët e VLEN-it vazhdojnë të merren me BDI-në, duke përsëritur akuza të shteruara.

BDI përmes një reagimi thotë se Ironia është se ndërsa VLEN nuk sheh asgjë problematike në drejtimin që po merr shteti, Parlamenti Evropian në raportin e tij më të fundit ka ritheksuar shqetësimet për ndikimin e konceptit të ashtuquajtur “Botë Serbe” në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon. Institucionet evropiane e shohin rrezikun, e identifikojnë dhe e adresojnë atë publikisht. Por VLEN jo.

BDI
Parlamenti Evropian e sheh. Shqiptarët e shohin. Opinioni publik e sheh. Vetëm VLEN nuk e sheh. Dhe arsyeja është e qartë. Ata janë verbuar nga dy gjëra: nga jugonostalgjia e tyre dhe nga obsesioni i tyre me BDI-në. BDI do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e fituara të shqiptarëve, identitetin kombëtar dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit, pavarësisht përpjekjeve të atyre që sot heshtin përballë kthimit të simboleve të së kaluarës dhe sulmeve ndaj arritjeve historike të shqiptarëve.

Por, nga VLEN përnmes një komunikate pohojnë se Raporti i Parlamentit Evropian konfirmon se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian

VLEN e vlerëson si veçanërisht të rëndësishëm mesazhin e raportuesit për Maqedoninë e Veriut, Thomas Vaitz, se vendi ynë ka potencialin dhe kapacitetin për të qenë pjesë e valës së ardhshme të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Kjo dëshmon se institucionet evropiane vazhdojnë ta shohin Maqedoninë e Veriut si pjesë të familjes evropiane dhe partner të besueshëm në rajon.

Advertisement

VLEN

Për VLEN-in, integrimi evropian nuk është vetëm një objektiv politik, por një orientim strategjik dhe civilizues që garanton sundim të ligjit, institucione funksionale, zhvillim ekonomik, standard më të lartë jetese dhe perspektivë më të mirë për qytetarët. Ne besojmë se rruga drejt Bashkimit Evropian kalon përmes reformave të vërteta, luftës kundër korrupsionit, forcimit të shtetit të së drejtës, administratës efikase dhe institucioneve transparente. Pikërisht për këtë arsye, VLEN do të vazhdojë të kontribuojë me përgjegjësi dhe vendosmëri në përmbushjen e agjendës reformuese dhe në avancimin e procesit eurointegrues.

Parlamentit Europian miratoi një amendament për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore të jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut.

Parlamenti Evropian i bën thirrje autoriteteve të RMV-së që të zgjidhin sa më shpejt këtë çështje si dhe kërkon që protestat e studenteve të mos portretizohen si faktor destabilizues apo si të motivuara politikisht. “I bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që të zgjidhin sa më shpejt çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore, për të siguruar zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit si në ligj ashtu edhe në frymë, dhe të mos i paraqesin në mënyrë të pasaktë protestat e studentëve si të motivuara politikisht apo si një faktor destabilizues”, thuhet në amendament./Tv Koha/

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat