Connect with us

Lajme nga vendi

Sela mesazh të veçantë për Tetovarët; Sa herë që shqiptaria pati halle ju i dolët për zot këtij kombi, dilni për zot edhe rinisë Jepni Zë ardhmërisë

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela në kuadër të kampanjës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme lolake për anëtarë të këshillit komunal u është drejtuar me një video mesazh qytetarëve të Tetovës duke i quajtur heronj të pamposhtur të shqiptarisë, shkruan Top24

“Të dashur Tetovarë, sa herë që kemi lënguar si popull keni qenë ju ato që i keni ndalë për zot pragut të shtëpisë, tokës së gjyshrëve, keni qenë shpëtimtarë të vërtetë të shqiptarëve në këto troje. Tetova përsëri ndodhet para një sfide, që janë zgjedhjet lokale të 20 gushtit, që për hirë të së vërtetës janë më shumë se zgjedhje lokale. Janë më shumë se lokale sepse vetëTetova është më shumë se një komunë, është më shumë se një qytet, është kryeqendra jonë, është vëndi ku përcaktohet e ardhmja e shqiptarëve në maqedonine veriut. Këtu në Tetovë u jepet fuqi proceseve politike, këtu në Tetovë ndërtohet ardhmëria jonë. Andaj të dashur Tetovarë dhe Tetovare, jepi Zë rinisë jepi fuqi Aleancës kthe shpresën fuqizo shqiptarët” tha kryetari i ASH-së, Zijadin Sela përcjellë Top24.

 

Advertisement
1 Comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat