Lajme nga vendi
Në Maqedoninë e Veriut do të ketë mot jostabil deri të shtunën, njoftojnë autoritetet
Periudha e motit jostabil do të vazhdojë deri të shtunën – paradite do të ketë periudha me diell, ndërsa pasdite dhe në orët e mbrëmjes në disa vende reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Sipas parashikimit të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, lokalisht do të ketë procese në formë të motit të ligë me reshje të rrëmbyeshme të shiut, shkarkime të forta elektrike, erë të fortë dhe breshër.
“Nga e diela kushte për jostabilitet do të ketë kryesisht në pjesët perëndimore, përveç të hënën kur do të jetë jostabiël në shumë vende. Nga e shtuna temperatura e ditës gradualisht do të rritet”, kumtoi DPHM.
Në 24 orët e fundit më shumë shi, 35 litra në metër katror ka rënë në Topolçan, 26 në Strumicë dhe Krushevë, 25 në stacionin matës në Pozhar, 22 në Gjevgjeli dhe Prilep, 21 në Tetovë, 19 litra për metër katror në Dibër, 16 në Demir Kapi, 14 në Manastir, 13 në Shtip, 12 në Pozharan, Shkup-Zajçev Rid dhe në Kodrën e Diellit, nëntë në Kumanovë, tetë në Mavrovë, shtatë në Berovë, gjashtë në Ohër, tre në Vinicë, dy në Shkup – Petrovec, Kriva Pallankë dhe Pretor.
Moti deri në fund të ditës do të jetë pjesërisht i vranët, në shumë vende e sidomos në pjesët jugore
të jetë e paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht do të ketë stuhi të shkurtër me reshje të dendura shiu, shkarkesa të forta elektrike, erëra të forta dhe kushte breshëri. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 25 deri në 31 gradë. Mot i ngjashëm në Shkup, ku temperaturat do të arrijnë deri në 30 gradë.
Lajme nga vendi
Kërkohet një person i zhdukur, kërkim intensiv përgjatë Vardarit në Gostivar
Një person i zhdukur, për të cilin ka indicie se është parë pranë lumit Vardar në rajonin e Gostivarit, po kërkohet nga ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Aksioni është aktivizuar pas një kërkese zyrtare nga Stacioni Policor i Gostivarit, ndërsa kërkimet po zhvillohen përgjatë rrjedhës së lumit, nga pikat kritike në qytet deri në zonat më poshtë rrjedhës.
Në terren janë angazhuar pjesëtarët e ekipit për reagim të shpejtë për shpëtim në ujë, me mbështetje logjistike nga njësia rajonale e Drejtorisë në Gostivar. Në aksion është i pranishëm edhe zëvendësdrejtori i institucionit, Kashmir Saliu, ndërsa ekipet po koordinohen me policinë dhe shërbimet lokale. Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim thonë se kërkimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e operacionit.
“Ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, pavarësisht kushteve aktuale në terren dhe specifikave të shtratit të lumit, do të jenë të angazhuara derisa të përfundojë i gjithë operacioni. Kërkimi po zhvillohet intensivisht përgjatë rrjedhës së lumit Vardar, duke filluar nga pikat kritike në qytet e deri në zonat më poshtë rrjedhës, në koordinim të ngushtë me zyrtarët policorë të SPB-së Gostivar dhe shërbimet lokale”, thuhet në njoftim.
Drejtoria u bën thirrje qytetarëve të Gostivarit dhe vendbanimeve përreth që, nëse kanë informacione për personin e zhdukur ose vërejnë diçka përgjatë shtratit të lumit, të njoftojnë menjëherë policinë ose shërbimet kompetente përmes numrit emergjent 112.
Lajme nga vendi
23 Tetori ditë jopune, qytetarët përfitojnë edhe një fundjavë të zgjatur
E premtja, 23 tetor, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, me rastin e Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase. Duke u bashkuar me të shtunën dhe të dielën, qytetarët do të përfitojnë një fundjavë të zgjatur prej tri ditësh.
Deri në fund të vitit 2026, mbetet edhe një ditë tjetër jopune për të gjithë qytetarët: 8 dhjetori, Dita e Shën Klimentit të Ohrit, e cila këtë vit bie të martën.
Lajme nga vendi
Shkaktoi zjarr duke e pastruar arën dhe e dogji makinën, 74-vjeçari nga rrethina e Tetovës përfundoi në spital
Një 74-vjeçar nga fshati Pallaticë i Tetovës pësoi djegie pasi u përpoq të shuante një zjarr në të cilin makina e tij u dogj plotësisht.
-
Lajme nga rajoni2 months agoKrimi i rëndë në Kosovë/ Kjo është 25-vjeçarja që u vra me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga bashkëshorti i saj, ishte në javën e 34 të shtatzënisë
-
Lajme nga rajoni1 month agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga vendi2 months agoNdahen 109 vendime pune në Spitalin Klinik të Tetovës


You must be logged in to post a comment Login