Uncategorized
Nxënësit shqiptarë të Çashkës nuk e shënuan sot Ditën e Alfabetit, kjo është arsyeja
Rreth 70 nxënës shqiptarë të Komunës Çashkë të Velesit nuk i’u gëzuan e nuk i kënduan këngë 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Madje, shumë prej tyre sot edhe vijuan procesin e zakonshëm mësimor në shkollën fillore “Todor Janev” ku tashmë me vite u mohohet e drejta për mësim në gjuhën amtare, prandaj detyrohen që mësimin ta ndjekin në gjuhën maqedonase. Ndërsa ekipi i Alsat vizitoi këtë shkollë, nxënësit rrëfyen nëse dhe sa kanë njohuri për Ditën e Alfabetit.
A e di sot se cila festë është?
Jo.
A e di çfarë feste është “22 Nëntori”?
Jo.
Është dita e alfabetit shqip. A e di alfabetin e gjuhës shqipe?
Jo.
A di ndonjë vjershë shqip?
“Jo”.
A e di alfabetin e gjuhës shqipe?
Po.
Ma trego.
A, B, Ç, R.
A di ndonjë vjershë shqip, a e reciton ndonjë vjershë?
A, B, C, R.”
Çfarë lexon më shumë, përveç librave?
Lexoj lektyra.
Në cilën gjuhë I lexon?
Në maqedonisht.
Pse nuk mendon që në shkollën e mesme të vazhdosh në gjuhën shqipe?
Kam mësuar shumë vite këtu dhe më vjen mbrapsht të mësoj shqip, kam dëshirë të shkoj në maqedonisht”.
Prej në Çashkë u nisëm drejt fshatit Ellovec për të takuar nxënësit që për hir të 22 Nëntorit sot nuk kishin shkuar në shkollë. Rrëfimet e tyre janë të ndryshme, disa preferojnë që arsimin e mesëm ta vazhdojnë maqedonisht ndërsa të tjerët në shqip.
“Prej në klasë të parë mësoj maqedonisht, nuk kam asnjë problem, mirë më shkon. Më vështirë e kemi në lëndën e historisë, ka fjalë të rënda.
Në shkollë të mesme ku do të shkosh?
Përgjigje: Në Veles, maqedonisht, ashtu jam mësuar, do të regjistrohem në farmaci.
Pyetje: A lexon ndonjë libër në gjuhën shqipe, cila është e fundit?
Përgjigje: Po, lexoj. E fundit është “Mos u hidhëro” dhe kam mësuar shumë fjalë të mira”.
“Për në të ardhmen mendoj të regjistrohem në Shkup. Shqip të mësoj më mirë më vjen”.
“Sot është “22 Nëntori” dita e alfabetit.
A dëshiron ta mësosh ndonjë vjershë që ka të bëj me ditën e alfabetit, ditën e flamurit?
Dua të mësoj por s’ka kush të më mësoj.
A lexon diçka shqip?
Ndonjëherë, ndonjë gjë nga internet”.
Hajrullah Ameti, banor në këtë fshat shprehet i revoltuar për diskriminimin që po u bëhet fëmijëve shqiptarë në këtë pjesë.
“Më mirë mos të jemi gjallë. Në shekullin 21 të mësojnë nipat dhe stërnipat në gjuhën tjetër kjo është turp, shumë më vjen keq. Ndonjëherë edhe në shtëpi kur vijnë ju shkon gjuha të flasin maqedonisht mirëpo ne me këmbëngulje i mësojmë shqip”, tha Hajrullah Ameti, banor i fshatit Ellovec.
Mungesa e paraleleve shqipe në Çashkë është problem shumë vjeçar për të cilin janë propozuar zgjidhje të shumta por asnjëra prej tyre nuk rezultoi me epilog konkret. /Alsat/
Uncategorized
MICKOSKI: HIQEN NËNKRYETARËT NË VMRO-DPMNE, RIKONSTRUIMI I QEVERISË NË MAJ OSE QERSHOR!
Në këtë mandat VMRO-DPMNE nuk do të ketë nënkryetarë partiak. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për RTVM-në, Kryeministri dhe lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në vigjilje të Komitetit Qendror të partisë ku duhet të zgjidhen anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv dhe Sekretari I ri I Përgjithshëm.
Nënkryetarët e deritashëm të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski, Vlado Misajlovski, Gordana Dimitrievska – Koçoska dhe Timço Mucunski, do të propozohen për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv.
Në Kongresin e ardhshëm partiak në vitin 2029, Mickoski paralajmëroi se VMRO-DPMNE-ja do të ketë Kryetar të ri dhe udhëheqësi të re.
“Me këta njerëz jam nga dita e parë dhe janë bashkëpunëtorët më të afërt, por sic paralajmërova për vitin 2029 dhe për parimet që I përfaqësoj në Kongresin në 2029 partia do të ketë udhëheqësi të re, kryetar të ri për t`u dhënë hapësirë të gjithë të interesuarve që mendojnë se mund të japin vlerë të shtuar sin ë VMRO-DPMNE poashtu edhe në Qeveri”
Derisa bëhet përpilimi I organeve partiake, Mickoski gjatë intervistës potencoi se do të nis të mendojë edhe për Qeverinë dhe kandidatët e rinj në ekzekutiv si dhe për ndryshimet e resorëve. Ai pret që I gjithë procesi I rikonstruimit qeveritar mund të rrumbullaksohet gjatë majit dhe qershorit.
Uncategorized
Bilall Kasami “ndez motorët” për fitoren e 2 nëntorit, viziton shtabet e lagjeve Teteks dhe Migjeni
Kryetari i Tetovës ka nisur aktivitetet në kuadër të fushatës pë raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, me çka ka takuar aktivistët e lagjeve Teteks 1, Teteks 2 dhe Migjeni.
“Sot pata kënaqësinë të vizitoj fabrikën Molika, një nga Sonte zhvilluam takim me aktivistët tanë në shtabet e lagjeve Teteks 1, Teteks 2 dhe Migjeni, me njerëzit që më 19 tetor na dhuruan fitore të qartë e bindëse”.
“Kjo mbështetje është dëshmi e besimit që qytetarët kanë ndaj punës sonë, përkushtimit dhe vizionit për një Tetovë moderne, të pastër dhe me zhvillim të qëndrueshëm”, ka shkruar Kasami në Facebook.
Ai më tej thekson se “me të njëjtin bashkim e energji, më 2 nëntor do ta kurorëzojmë fitoren përfundimtare dhe do ta çojmë Tetovën edhe më përpara”.
Uncategorized
Aktivisti i flaktë i BDI-së, Zeka Fazlija jep dorëheqje nga organet partiake
Aktivisti i njohur i lagjes Drenovec, Zeka Fazlija, i njohur si një ndër përfaqësuesit kryesorë të krahut të luftës të Ali Ahmetit në këtë lagje, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga të gjitha obligimet partiake në kuadër të BDI-së.
Në njoftimin e tij, Fazlija thekson se arsyeja e dorëheqjes janë shkaqe morale ku sipas tij, nuk është përmbushur detyra e marrë përsipër në lagjen e tij.
“Për arsye morale, që nuk u përmbush detyra e marrë përsipër në lagjen time, jap dorëheqjen nga obligimet partiake,”, ka shkruar ne Facebook Fazlija.
Dorëheqja e tij shihet si një sinjal i pakënaqësive të brendshme në strukturat lokale të AKI-së në Tetovë.
-
Lajme nga vendi2 months agoMoti sot në Maqedoninë e Veriut
-
Lajme nga vendi3 weeks agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport1 month agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT

