Connect with us

Lajme nga vendi

Xhaferi uron 28 Nëntorin: Vetëm bashkimi e përbën forcën e vërtetë e cila mund të tejkalojë çdo pengesë

Published

on

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Shqiptar. Xhaferi mes tjerash shkruan “jetojmë në kohëra sfidash në çdo aspekt dhe vetëm bashkimi e përbën forcën e vërtetë e cila mund të tejkalojë çdo pengesë”.

“Më lejoni që në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, me gëzim të veçantë të drejtoj urime të përzemërta me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së flamurit, me dëshira të sinqerta për suksese dhe përparim të Shqiptarëve kudo që të jenë, ndërsa festa, siç është në fakt edhe gjithë Nëntori, le të jetë arsye për ndjenjë krenarie dhe gëzimi për gjithë atë që kemi qenë, jemi dhe do të jemi në të ardhme”.

“Pa dyshim se kjo festë e rëndësishme është thellë e ngulitur në memorien historike kolektive kombëtare dhe në zemrat e të gjithë pjesëtarëve të popullit shqiptar, kudo që të gjinden të shpërndarë anembanë botës dhe sot, kur shënojmë 110 vjetorin prej ditës kur diplomati i shquar Ismail Qemali, bashkë me delegatë nga qytetet e ndryshme shqiptare e ngriti flamurin kombëtar në Vlorë, shqiptarët, me ndjenjë krenarie kombëtare e nderojnë si simbol të rilindjes kulturore kombëtare të shqiptarëve. Përcaktimi ynë i përbashkët shtetëror dhe rajonal për integrim evropian është udhërrëfyesi i vetëm i cili na motivon të punojmë me përkushtim dhe në mënyrë të palodhshme për tu bërë sa më shpejtë pjesë e familjes së madhe evropiane”.

“Atje, bashkë, me vlera dhe standarde të njëjta do të kontribuojmë për një botë më të mirë për gjeneratat e ardhshme. Jetojmë në kohëra sfidash në çdo aspekt dhe vetëm bashkimi e përbën forcën e vërtetë e cila mund të tejkalojë çdo pengesë. Ndërsa shqiptarët, bashkë me të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë guri i konsolidimit të kësaj force”, shkruan Xhaferi në urimin e tij.

Advertisement

Lajme nga vendi

Naser Zenuni, kandidat i mundshëm për kryetar të Bërvenicës?!

Published

on

Emri i Naser Zenunit është lakuar ditëve të fundit si një nga kandidatët e mundshëm për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen më 18 tetor.

Zenuni, i cili vjen nga dega e Lidhjes Shqiptare (LSH) në Bërvenicë, ditë më parë ka bërë një postim publik ku ka paralajmëruar përfshirjen në garën për komunën, duke shkruar: “Guxim për të nisur atë që Bërvenica e pret prej kohësh.”

Megjithatë, deri më tani nuk ka një qëndrim zyrtar nga Lidhja Shqiptare e Ziadin Selës nëse Zenuni do të jetë kandidati i kësaj partie apo nëse LSH do të mbështesë një kandidat të përbashkët shqiptar.

Nga ana tjetër, në deklarimet e tij publike, Ziadin Sela ka theksuar nevojën që Bërvenica të fitohet nga një kandidat shqiptar dhe se vota shqiptare nuk duhet të përçahet. Edhe nga LSH është përcjellë qëndrimi se synimi duhet të jetë unifikimi i subjekteve shqiptare për të shmangur një garë që do ta favorizonte kundërshtarin.

Në këtë situatë, mbetet e hapur nëse Naser Zenuni do të zyrtarizohet si kandidat i LSH-së apo nëse partitë shqiptare do të arrijnë një marrëveshje për një kandidat të përbashkët për kryetar të Bërvenicës.

Advertisement

Ndërkohë, BDI tashmë ka zyrtarizuar Arkin Jahijin si kandidat për këtë komunë./tetova1

Continue Reading

Lajme nga vendi

Në Tetor hapet segmenti më i vështirë i Korridorit 8 – nga Izvori deri në Vrbjan

Published

on

Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski njoftoi se kur do të jetë në funksion i gjithë autostrada Kërçovë–Ohër
Segmenti më kompleks i autostradës Kërçovë–Ohër, nga Izvori deri në Vrbjan, pritet të vihet në përdorim në tetor, ndërsa e gjithë lidhja rrugore, sipas paralajmërimeve të Nikolloskit, duhet të jetë në funksion në tremujorin e parë të vitit 2027.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, është i kënaqur me realizimin e autostradës Ohër–Kërçovë dhe pret që të përmbushet premtimi që i gjithë segmenti të vihet në funksion në tremujorin e parë të vitit 2027.
Sipas Nikolloskit, në shtator pritet të paralajmërohet edhe fillimi i ndërtimit të autostradës Kërçovë–Bukojçan, në gjatësi prej rreth 12 kilometrash, e cila duhet ta lidhë Qafën e Strazhës me autostradën Ohër–Strugë–Kërçovë.
– Sa i përket pjesës më të vështirë të autostradës Ohër–Kërçovë, nga Izvori deri në Vrbjan, dy galeri janë përfunduar plotësisht, e treta është realizuar në masën 70 për qind, ndërsa e katërta rreth 50 për qind. Në tunele po vendosen softuerë, sisteme sinjalizimi për monitorimin e trafikut dhe paralajmërim të hershëm për zjarre, sisteme të ventilimit, si dhe një qendër supermoderne të kontrollit – tha ministri.
Nikolloski pret që në tetor kjo pjesë më e vështirë e autostradës të vihet në funksion. Më pas do të mbetet të zgjidhet edhe pjesa te Botuni, ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2027 autostrada pritet të jetë plotësisht funksionale.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ndalohet importi i 27,5 tonë qumështit nga Kosova për shkak të pranisë së aflatoksinës

Published

on

​Sasia e pasigurt e ushqimit, nën mbikëqyrjen e një veterinari zyrtar, është asgjësuar në mënyrë të nekundërt në deponinë “Drislla”.

​Nga AUV njoftojnë se mostrat janë marrë si pjesë e Programit të Monitorimit për dërgesat me ushqim me origjinë shtazore që importohen në vend.

​Agjencia më 17 korrik ka sjellë edhe vendim me të cilin vendosen masa të posaçme sigurie gjatë importit të qumështit dhe produkteve të qumështit, si dhe produkteve që përmbajnë qumësht të ngjeshur apo qumësht në pluhur. Me këto masa janë përforcuar kontrollet dhe testimet e detyrueshme laboratorike gjatë importit.

​Nga AUV thonë se qëllimi është që në tregun vendor të plasohen ekskluzivisht produkte të sigurta dhe cilësore, si dhe të sigurohen kushte të drejta për prodhuesit vendorë dhe mbrojtje e konsumatorëve.

Continue Reading

Më të lexuarat