Connect with us

Lajme nga vendi

MASh tregon sa kohë mund të përdoren librat që janë marrë nga nxënësit

Published

on

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se në përputhje me Ligjin për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm, të gjitha tekstet shkollore mund të përdoren më së shumti 5 vjet, me përjashtim të klasës së parë, të dytë dhe të tretë, si dhe tekste shkollore të caktuara nga klasat më të larta në të cilat kanë përmbajtje që nxënësi i plotëson me shkrim, ngjyrosje, prerje dhe ngjitje të cilat përdoren njëherë.

“Tekstet shkollore dhe të gjitha materialet e tjera mësimore që i ofrojnë institucionet kompetente në fushën e arsimit të udhëhequra nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe të cilat janë të përgatitura në bazë të programeve mësimore, kanë për qëllim fillimisht t’iu ndihmojnë nxënësve në përvetësimin e materies mësimore dhe marrjen e njohurive të aplikueshme përmes të mësuarit me kuptim, por edhe për të inkurajuar kreativitetin e tyre dhe të menduarit kritik. Për arritjen e këtyre synimeve është e nevojshme realizimi i plotë i programeve mësimore, ndërsa të cilat ndër të tjera parashikojnë plotësimin e përmbajtjeve në pjesë të teksteve shkollore. Prandaj, Ministria e Arsimit dhe Shkencës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në realizimin e procesit arsimor, që të mos kufizojnë përdorimin e teksteve shkollore dhe plotësimin e përmbajtjeve në kuadër të atyre që parashikohen për plotësimin nga ana e nxënësve”, theksohet në kumtesën e MASH-it.

Ministria bën të ditur se nuk ka nevojë të shtypen tekstet shkollore, të cilat janë të disponueshme në formë elektronik në www.e-ucebnici.mon.gov.mk.

“MASH vazhdon edhe në të ardhmen të prokuron tekste shkollore krejtësisht të reja për nxënësit më të vegjël të shkollave fillore dhe t’i zëvendësojë ato me klasat tjera të cilat nuk mund të përdoren për shkak të dëmtimit të tyre”, komunikon Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Advertisement

Lajme nga vendi

Kërkohet një person i zhdukur, kërkim intensiv përgjatë Vardarit në Gostivar

Published

on

Një person i zhdukur, për të cilin ka indicie se është parë pranë lumit Vardar në rajonin e Gostivarit, po kërkohet nga ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Aksioni është aktivizuar pas një kërkese zyrtare nga Stacioni Policor i Gostivarit, ndërsa kërkimet po zhvillohen përgjatë rrjedhës së lumit, nga pikat kritike në qytet deri në zonat më poshtë rrjedhës.

Në terren janë angazhuar pjesëtarët e ekipit për reagim të shpejtë për shpëtim në ujë, me mbështetje logjistike nga njësia rajonale e Drejtorisë në Gostivar. Në aksion është i pranishëm edhe zëvendësdrejtori i institucionit, Kashmir Saliu, ndërsa ekipet po koordinohen me policinë dhe shërbimet lokale. Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim thonë se kërkimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e operacionit.

“Ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, pavarësisht kushteve aktuale në terren dhe specifikave të shtratit të lumit, do të jenë të angazhuara derisa të përfundojë i gjithë operacioni. Kërkimi po zhvillohet intensivisht përgjatë rrjedhës së lumit Vardar, duke filluar nga pikat kritike në qytet e deri në zonat më poshtë rrjedhës, në koordinim të ngushtë me zyrtarët policorë të SPB-së Gostivar dhe shërbimet lokale”, thuhet në njoftim.

Drejtoria u bën thirrje qytetarëve të Gostivarit dhe vendbanimeve përreth që, nëse kanë informacione për personin e zhdukur ose vërejnë diçka përgjatë shtratit të lumit, të njoftojnë menjëherë policinë ose shërbimet kompetente përmes numrit emergjent 112.

Continue Reading

Lajme nga vendi

23 Tetori ditë jopune, qytetarët përfitojnë edhe një fundjavë të zgjatur

Published

on

E premtja, 23 tetor, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, me rastin e Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase. Duke u bashkuar me të shtunën dhe të dielën, qytetarët do të përfitojnë një fundjavë të zgjatur prej tri ditësh.

Deri në fund të vitit 2026, mbetet edhe një ditë tjetër jopune për të gjithë qytetarët: 8 dhjetori, Dita e Shën Klimentit të Ohrit, e cila këtë vit bie të martën.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shkaktoi zjarr duke e pastruar arën dhe e dogji makinën, 74-vjeçari nga rrethina e Tetovës përfundoi në spital

Published

on

Një 74-vjeçar nga fshati Pallaticë i Tetovës pësoi djegie pasi u përpoq të shuante një zjarr në të cilin makina e tij u dogj plotësisht.

Continue Reading

Më të lexuarat