Connect with us

Lajme nga vendi

Qeveria do të paguajë borxhet e institucioneve publike ndaj EVN-së, asnjë nuk do të mbetet pa rrymë

Published

on

Mëngjesin e sotëm EVN ndërpreu rrymën në “Hekurudha-transport” për shkak të borxhit prej 6.5 milionë eurosh, por pas disa orësh llambat në këtë kompani shtetërore u ndezën sërish. Ndonëse në listën e borxhlinjve më të mëdhenj është edhe Qendra Klinike në Shkup, kryeministri Dimitar Kovaçevski bëri të ditur se as institucioni më i madh shëndetësor nuk do të mbetet në errësirë transmeton Portalb.mk.

“Nuk do të ndalet rryma në Qendrën Klinike”, tha Kovaçevski në konferencën e sotme për media në Qeveri, i cili tha se në ndërkohë është ndezur sërish rryma në Hekurudha – Transport. Ai paralajmëroi zgjidhjen e problemit me institucionet shtetërore që kanë vite që grumbullojnë borxhe për energjinë e konsumuar.

Afati ka kaluar

EVN-ja u ka dhënë afat deri më 15 dhjetor mospaguesve të mëdhenj për t’i shlyer borxhet, në të kundërtën ka njoftuar se do t’u ndërpritet rryma. Kështu, mëngjesin e sotëm herët janë fikur pikat matëse të MZ Transport. Të gjitha pjesët që furnizohen nga Elektrodistribuća kanë mbetur pa furnizim.

Kovaçevski thotë se disa nga institucionet, veçanërisht në shëndetësi, realisht kanë pasur problem me pagesën e rrymës, e cila është rritur disa herë.

Advertisement

“Qeveria ka dhënë fonde dhe sapo Kuvendi të rishpërndajë fondet në Buxhet do të paguhen faturat e debitorëve”, thotë kryeministri. Ai shpreson në përshtatshmërinë e deputetëve në miratimin e burimeve financiare.

Borxhi do të paguhet – nuk nevojiten garanci të tjera

Kurse zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, beson se borxhi ndaj EVN-së për faturat e papaguara të energjisë elektrike të institucioneve shtetërore do të shlyhet sapo të kalojë transferimi i mjeteve në Kuvend.

“Tashmë në këtë moment ka rrymë në ‘Hekurudha – Transport’. Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave thanë se borxhet ndaj EVN-së do të paguhen dhe kjo mjafton që çdo operator ekonomik të kuptojë se është Qeveria dhe shteti dhe se nuk duhen garanci të tjera”, ka thënë Bytyqi, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se pse deri më tani Qeveria nuk i ka dërguar garanci EVN-së se do ta shlyejë borxhin.

Sipas tij, nuk është e vërtetë që institucionet shtetërore me vite nuk kanë paguar energjinë elektrike, por, siç ka theksuar ai, kanë pasur vetëm vështirësi në pagesë për shkak të ndryshimit dhe krizës energjetike.

Advertisement

Kujtojmë se EVN mëngjesin e sotëm ndërpreu rrymën në “Hekurudha – Transport” për shkak të borxhit të papaguar prej 6.5 milionë eurosh. Siç njoftoi më herët EVN, do të shkyçen të gjitha institucionet shtetërore që nuk kanë paguar energjinë elektrike me vite dhe në rend për ndërprerjen e rrymës ishte Qendra Klinike.

“Sot herët në mëngjes pikat matëse të ‘Hekurudha – transport’ janë ndërprerë. Të gjitha pjesët që furnizohen nga Elektrodistribucia kanë mbetur pa furnizim”, ka konfirmuar EVN.

Nga “Hekurudha – Transport” për konfirmuan se nuk ka rrymë në depon në Lisiçe të Shkupit dhe në objektet në Veles.

Nga atje bënëtë ditur se ndërprerja e rrymës do të sjellë edhe ndërprerje të qarkullimit, gjë që do të ndodhë pasi të harxhohet nafta në trena. Pa objektet ku është ndërprerë rryma, sqarojnë ata, ndërmarrja nuk mund të funksionojë, sepse këtu trenat furnizohen me naftë, kurse pompa punon me energji elektrike.

Borxhi i kësaj klinike për periudhë 3 vjeçare është më i lartë se 7 milionë euro.

Advertisement

Qeveria njoftoi se do të paguajë të gjithë borxhin e sektorit publik ndaj EVN-së, i cili arrin në 40 milionë euro.

Në tetor të këtij viti, Hekurudhat e Maqedonisë-Transport është renditur ndër institucionet shtetërore që kanë konsumuar më shumë energji elektrike në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Hekurudha ka konsumuar 760 për qind më shumë energji elektrike në krahasim me tetorin 2021.

Lajme nga vendi

MPB: Brenda 24 orëve, sistemi “Safe City” në Shkup ka regjistruar 50.652 shkelje

Published

on

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, respektivisht brenda 24 orëve të kaluara, janë regjistruar gjithsej 50.652 kundërvajtje nga ana e sistemit “Safe City”, përcjell TV21. Kundërvajtjet janë regjistruar në rajonin e Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup.

Më 02.12.2025 janë regjistruar gjithsej 50.652 shkelje, nga të cilat 48.861 për shpejtësi, 1.366 për kalim në semafor të kuqe dhe 425 për automjete të paregjistruara”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shënimi i 3 Dhjetorit – Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot në Qeveri mori pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, së bashku me zëvendëskryrministrin e Qeverisë për sistemin politik, Ljupço Dimovski, ministrin për politikë sociale, demografi dhe rini, Fatmir Limani, si dhe Armen Grigorjan, ushtrues detyre koordinator i përhershëm i OKB-së.

“Së bashku me Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, dhe në mënyrë aktive edhe me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, po punojmë në vendosjen e një sistemi të ndërhyrjes së hershme të orientuar drejt familjes. Vitet e para të jetës janë vendimtare për zhvillimin e çdo fëmije. Sistemi shëndetësor duhet të jetë i aftë të identifikojë çdo vështirësi të hershme në zhvillim, prandaj po trajnohen ekipe në institucionet publike shëndetësore në Shkup, të cilat tashmë ofrojnë shërbime të orientuara drejt familjes. Paralelisht, Ministria po punon në zhvillimin e një sistemi universal të skriningut për të gjithë fëmijët deri në moshën gjashtëvjeçare, me ç’rast çdo fëmijë do të ketë qasje në vlerësim të hershëm, pavarësisht se ku jeton,” theksoi ministri Aliu.

Ministria e Shëndetësisë, së bashku me Ministrinë e Politikës Sociale dhe me mbështetjen e Bankës Botërore, po punon për nisjen e një projekti të përbashkët pilot për vendosjen e një sistemi të gjithanshëm për vlerësimin e personave me aftësi të kufizuara. Ky është hapi i parë drejt krijimit të një regjistri unik dhe përmirësimit të kornizës ligjore për vlerësimin dhe sigurimin e të drejtës për kompensim për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaçi, priti në takim Ambasadorin e Republikës Çeke

Published

on

Sot, në selinë e Partisë Demokratike Shqiptare, Kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaçi, priti në takim Ambasadorin e Republikës Çeke në Shkup, Shkëlqesinë e Tij z. Jaroslav Ludva, i shoqëruar nga bashkëpunëtori i tij, z. Veton Kodra.

Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i hapur dhe konstruktiv mbi situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë në proceset integruese drejt Bashkimit Evropian. Kryetari Thaçi vlerësoi lart rolin dhe kontributin e Republikës Çeke, si dhe të partnerëve të tjerë evropianë, për mbështetjen e vazhdueshme që i ofrojnë këtyre proceseve.

Ai shprehu shqetësimin e tij për ngecjet në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt hapjes së negociatave me BE-në, duke theksuar nevojën e domosdoshme për ndërmarrjen e hapave urgjentë që do të mundësonin zhbllokimin e këtij procesi. Kryetari Thaçi ritheksoi se PDSH-ja do të vazhdojë të jetë një zë i qartë dhe kritik ndaj çdo pengese që ndikon negativisht në perspektivën evropiane të vendit.

Continue Reading

Më të lexuarat