Connect with us

Lajme nga vendi

Tragjike :Gjendet I vdekur një 16 vjeçar në banjën e Tetovës

Published

on

Lajmi I fundit: Gjendet I vdekur një 16 vjeçar në banjën e Tetovës në vendin e quajtur Bocat .Trupi I pajetë është nxjerë nga uji nga njësiti I zjarfikësve Tetovë .Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe organet hetuese. Deri ne keto momente nuk dihen shkaqet e vdekjes.Trupi I pa jetë është dërguar në morgun e spitalit klinik të Tetovës.
Televizioni Koha për rastin në fjalë do të informojë opinionin më gjërësisht gjat edicioneve të lajmeve .
Advertisement

Lajme nga vendi

BËRVENICA MES MATEMATIKËS ZGJEDHORE DHE MOBILIZIMIT TË VOTUESVE!

Published

on

Kampet politike që qëndrojnë pas dy kandidatëve, Stojanço Radiçevski nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe Arkin Jahiji nga koalicioni i udhëhequr nga BDI, nuk zbulojnë se nga cilat vota shtesë presin mbështetje në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Bërvenicës.

Sipas vlerësimeve, për fitore përfundimtare do të nevojiten rreth 4.000 vota. Në raundin e parë, VMRO-DPMNE fitoi 2.945 vota, ndërsa AKI 2.152 vota.

Për të arritur këtë objektiv, rol vendimtar pritet të luajnë votuesit që në raundin e parë votuan për kandidatin e VLEN-it, Jakup Huseini, i cili fitoi 1.528 vota, për Joviça Radevski nga LSDM-ja, me 706 vota, si dhe për kandidatët e pavarur, Dushan Bogdanovski, me 55 vota, dhe Arife Idrizi, me 21 vota.

Në këtë drejtim, rëndësi do të kenë edhe mesazhet që do t’u përcjellin votuesve VLEN-i, pjesë e koalicionit qeveritar, dhe LSDM-ja opozitare.

Nga VMRO-DPMNE-ja për mediat në gjuhën maqedone kanë deklaruar se ende nuk kanë pasur kontakte me partnerin e koalicionit, VLEN-in, ndërsa nëse do të ketë të tilla, do të shihet në ditët në vijim.

Advertisement

VMRO-DPMNE ditëve të fundit merret më së shumti me LSDM-në duke implikuar rezultatin në Bërvenicë.

 VALENTIN MANASIEVSKI – VMRO DPMNE

“LSDM-ja me Filipçen arriti në rejtingun 5% dhe ankesa pas disfatës 4 me 1 nga VMRO-DPMNE në zgjedhjet lokale në Bërvenicë. LSDM-ja dhe Filipçe arritën ë stadin të gëzohen dh eta tregojnë si sukses rezultatin se janë partia e katërt në zgjedhje. LSDM-ja me Filipçen janë partia e katërt në Kumanovë dhe Bërvenivë, kurse e pesta në Shkup”

Dilema më e madhe mbetet se ku do të përfundojnë votat e simpatizantëve të VLEN-it, kandidati i të cilit që në mbrëmjen e zgjedhjeve ia uroi fitoren kundërshtarit nga radhët e BDI-së.

Zëdhënësi i partisë, Driton Sulejmani, pas përfundimit të zgjedhjeve tha se për këtë çështje do të vendosë udhëheqësia partiake.

Advertisement

DRITON SULEJMANI – VLEN

“Udhëheqësia ende nuk është mbledhur dhe nuk kemi njoftim se kur mund të merret vendimi. Atëherë do të shihet edhe nëse do të ketë takime me VMRO-DPMNE-në. Ndërkaq, gjesti i kandidatit tonë, i cili ia uroi fitoren kundërshtarit, ishte shprehje e kulturës demokratike”, tha Sulejmani.

Kandidati për kryetar komune nga radhët e LSDM-së, Joviça Radevski, i cili u eliminua në raundin e parë, në deklaratën e fundit nuk zbuloi se si do të veprojë kjo parti në raundin e dytë të votimit.

Ai tha se rezultati zgjedhor tregon se mbështetja për pushtetin po zvogëlohet, ndërsa ajo për opozitën po rritet, duke shtuar se ky është një trend, por akuzoi për “thikë pas shpine” nga disa eksponentë partiak.

JOVICA RADESKI – Kandidati i LSDM-së

Advertisement

“ZNAM dhe LEVICA votuan VMRO-në, kurse njerëz të Platformës ZNAM 2.0punuan kundër meje dhe LSDM-së. Nuk ndihmuan porn a dëmtuan. Madje njerëz të caktuar të kësaj platform bënë thirrje që të mos dilet në votime. Shokë, duhej të vinit e të ndihmonit, e jo so të tregoni për Bërvenicën”

Në një analizë të Tv Koha pas përfundimit të rrethit të parë zgjedhor në Komunën e Bërvenicës potencuam dallimin e madh të daljes së votuesve, kushtimisht thënë  në vendbanimet maqedone dhe ato shqiptare.

Nëse në vendbanimet shqiptare dalja shkonte nga 17 deri në 48 përqind, në ato maqedonase jehona arrinte deri në 78%.

Ndryshe Komuna e Bërvenicës, veçanërisht vendbanimet shqiptare, vuajnë nga pasojat e migrimit dhe kjo reflektohet në përqindjen e daljes, ku si faktorë shtesë është edhe mosinteresimi për të votuar. Nëse partitë synojnë që një shqiptar të udhëheq me Komunën e Bërvenicës e patjetërsueshme është mobilizimi i diasporës por edhe i qytetarëve rezidentë në këtë Komunë./Tv Koha/ 

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup për shkak të garës së atletikës

Published

on

Nesër, më 23.10.2026 (e premte), me fillim në orën 08:00, në organizim të Klubit të Atletikës, do të mbahet një garë atletike me rastin e Ditës së Luftës Maqedonase, e titulluar „Gara e atletikës 23 Tetori“. Gara do të zhvillohet në itinerarin nga parku „Zhena Borec“, në rrugën „11 Tetori “, drejt nëpër sheshin „Мaqedonia“, drejt përmes Urës së Gurit, majtas në rrugën „ Ilo Vojvoda“, majtas përgjatë trotuarit të urës „Goce Dellçev“, majtas përgjatë bregut të lumit Vardar deri në pikën e shënuar dhe kthim nëpër të njëjtën rrugë deri në vijën e finishit, para monumentit të Themeluesve të VMRO-së, në parkun „Zhena Borec“ në Shkup.
Për këto arsye, Njësia për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor do të ndërmarrë masa për vendosjen e një regjimi të posaçëm të komunikacionit, me ç’rast komunikacioni do të ridrejtohet nëpër rrugët përreth.
MPB-ja apelon te qytetarët që t’i respektojnë urdhrat e nëpunësve policorë në rrugët ku do të zhvillohet aktiviteti.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Petar Bogojeskit i “dhemb” propozimi i Shasivarit: Për 10 vjet, i gjithë gjyqësori do të flasë shqip!

Published

on

Në një status në gjuhën maqedonase, Bogojeski pretendon se brenda dhjetë vjetësh gjykatësit shqiptarë do të gjykojnë qytetarë maqedonas përmes përkthyesve, pasi, sipas tij, nuk do ta njohin gjuhën maqedonase.

“Për një kohë të shkurtër (10 vjet), do të kemi një gjykatës shqiptar etnik që do të gjykojë dy maqedonas etnikë me përkthyes, sepse nuk do ta dijë gjuhën maqedonase. Ose një prokuror…”, shkruan Bogojeski.

Ai e cilëson këtë skenar si të paqëndrueshëm dhe pretendon se përdorimi i gjuhës shqipe në sistemin gjyqësor mund ta çojë Maqedoninë e Veriut drejt kantonizimit ose federalizimit.

Bogojeski shkon edhe më tej, duke paralajmëruar se, sipas tij, ndarja mbi baza etnike mund të përhapet edhe në arsim, shëndetësi dhe administratë.

Në reagimin e tij, ai kundërshton përdorimin e shqipes si gjuhë institucionale paralele dhe kërkon që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ta mësojnë gjuhën maqedonase.

Advertisement

“Shqiptarët duhet ta kuptojnë se në Maqedoni duhet ta mësojnë dhe ta dinë gjuhën maqedonase. Shqipja është e tyre, e padiskutueshme, por nuk mund të jetë gjuhë paralele sistemore”, shkruan ai.

Në fund, Bogojeski ironizon edhe mundësinë që institucionet të përdorin përkthyes për gjuhët e vendit, ndërsa statusin e përmbyll me shprehjen “Maqedoni e mjerë”.

Continue Reading

Më të lexuarat