Lajme nga vendi
Dritan Bexheti; Ishte vit i vështirë por ia dolëm, na pret shumë punë në vitin që vjen
Drejtori i FSPI, Dritan Bexheti përmes një postimi në profilin e tij në FB u është drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut duke premtuar se në vitin 2023 drejtoria që ai menaxhon do të sjellë shumë lajme të mira për pensionistët dhe shfrytëzuesit tjerë të shërbime të FSPI-së, shkruan Top24
“Për kaq kohë në krye të këtij institucioni u përkushtova me shumë mund e korektësi që çdo punëtor të jetë vetja në vendin e tij, e gjithë kjo që së bashku të shërbejmë çdo pensionist e person në nevojë…
Viti që po lëmë pas edhe pse ishte plot sfida por ne ja dolëm. Një vit plot punë dhe lajme të mira është në pragun tonë dhe ajo që themi nuk është fjalë por punë #Alternativa” shkruan Bexheti përcjellë Top24.
Lajme nga vendi
KF ARSIMI HUMBË NDESHJEN E TRETË KONTROLLUESE NË KROACI
KF Arsimi në kuadër të përgatitjeve në Kroaci sot ka zhvilluar ndeshjen e tretë kontrolluese me ekipin NK Primorje nga e cila kanë pësuar disfatë 4-1. Ndeshja e fundit kontrolluese në Medulin do të luhet më 16 janar, ndërsa më 17 janar ekipi kthehet në Gostivar
Klubi i futbollit Arsimi i Çegarnit që nga data 6 janar është në përgatitje për pjesën e dytë të kampionatit në ligën e parë të futbollit vendor në Medulin afër qytetit të Pulës në Kroaci ku krahas seancave të rregullta stërvitore deri ditën e sotme ka zhvilluar edhe tre ndeshje kontrolluese me ekipe nga kampionati kroat si me HNK Vukovar nga e cila pësuan disfatë 4-0, Sllaven Belupe pësuan humbeje 4-1, ndërsa në ndeshjen e sotme kundër ekipi NK Primorje sërish kanë pësuar disfatë të thellë 4-1 ku autor i golit të vetëm ishte Alban Taipi. Nga stafi teknik i ekipit me gjithat shprehen të kënaqur pasi nga dita në ditë futbollistët i kthehen formës së dëshiruar. Ndihmës trajneri Labinot Musliu tha se pikërisht në ndeshjen e sotme katër futbollist kanë pushuar shkaku i lodhjes , Gjithashtu është për tu dëshiruar se deri më sot asnjë nga lojtarët në është i lënduar . Ekipi vazhdon përgatitjet sipas plan programit të stafit teknik, ndërsa më 16 janar do të zhvillojnë edhe një ndeshje kontrolluese dhe më pas më 17 k janar kthehen ne vend ku do të vazhdojnë fazën e funit të përgatitjeve deri në fillimin e sezonit pranveror që starton më 10 dhe 11 shkurt[
Lajme nga vendi
Sot BDI mbledh këshillin e përgjithshëm, një nga pikat edhe takimi i liderëve!
Bashkimi Demokratik për Integrim pritet që sot pasëdite të mbledhë këshillin e përgjithshëm të partisë për të diskutuar rreth shumë problematikave për situatën aktuale politike në vend. Në këtë takim pritet të diskutohet edhe për ftesën e dërguar nga kryeministri Mickovski për takim të liderëve që pritet të mbahet më 14 janar në Shkup e ku një nga pikat e këtij takimi të liderëve është edhe shfuqizimi i marrëveshjes së “Përzhinos” ose ndryshe shfuqizimi i qeverisë tektnike, shkruan Top24
Në këtë takim liderësh LSDM ka paralajmëruar se nuk do të merr pjesë në këtë takim pasi sipas tyre qeveria teknike dhe marrëveshja e përzhinos është garancë për zgjedhje fer dhe demokratike.
Lajme nga vendi
Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë
Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon se ka përplasje mes katër liderëve të koalicionit VLEN, përcjell TV21. Qoku thotë se deputetët e çojnë mirë me njëri-tjetrin dhe e kanë vështirë që ta zgjedhin më të mirin për lider të VLEN, në rast se koalicioni shndërrohet në subjekt politik.
“Nuk ka përplasje, dhe do e them disi në formë pak a shumë ironie, do të them shpesh që në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë, sepse ndonjëherë duhet të kesh ndonjë përplasje, për të dalë diçka, por liderët e VLEN-it aktualisht kanë një harmoni të plotë dhe kanë një komunikim jashtëzakonisht pozitiv dhe në frymën e konstruktivitetit. Mbase kjo, edhe njëherë…mund të jetë një shpjegim, që kalojnë më, kalojnë aq mirë katër liderët, sa që shpesh nuk e shohin të arsyeshme për të gjetur më të mirin prej tyre dhe kjo është e vështirë”, tha Qoku./tv21.tv

