Connect with us

Lajme nga vendi

Në Tetovë fëmija e parë lind vajzë, Kasami e shpërblen me 40 mijë denarë

Published

on

Ajza është vajza e parë që ka lindur në 2023 në Tetovë. E këtë lindje të parë kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami e ka shpërblyer me 40 mijë denarë një dhuratë nga komuna e Tetovës.

Kasami tha se familja Fazlija ka bërë donacion 5 inkubator për fëmijet.

“Në spitalin e Tetovës me bashkëshorten time, vizituam banorin më të ri të Tetovës – është vajzë (Ajza). Sipas mjekëve kujdestar, fëmija së bashku me nënën janë në gjendje të mirë shëndetësore, ku nga ana e komunës dhuruam një vauçer prej 40.000,00 denarëve.

Një tjetër lajm i mirë është edhe një donancion me 5 Inkubatorë nga familja Fazlija në bashkëpunim me “MarmoFix” dhe komunën e Tetovës për spitalin e qytetit më konkretisht, repartin gjinekologjik.

Uroj për një vit plotë shëndet dhe harmoni në familjet tuaja.

Advertisement

Advertisement

Lajme nga vendi

Qytetarët çojnë “Safe City” në Kushtetuese

Published

on

Disa qytetarët përmes një nisme i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e sistemit Safe City. Sipas tyre, përmes dërgimit të sms porosive bëhet shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdoren të dhënat personale dhe cenon sigurinë në trafik.

Përveç nismës në kushtetuese, grupi iniciues ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare, punë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim i të dhënave personale. Në nismë është potencuar edhe drejtësia selektive dhe diskriminimi gjeografik.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Strasburgu e obligon Maqedoninë: Brenda 3 muajve duhet të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike

Published

on

Maqedonia humbi rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – shteti është i detyruar brenda tre muajve të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike ndaj kompanive private, sepse nuk janë respektuar vendimet e gjykatave që kanë marrë fuqi ligjore, përcjell TV21. Vendimi konstaton se me të ashtuquajturat “korniza” nga Ligji për Ekzekutimin, është shkelur Neni 6 i Konventës Evropiane – e drejta për një proces të drejtë dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Avokati Viktor Bozhinovski paralajmëron se ndërmarrjet publike nuk mund të fshihen më pas “mjeteve të nevojshme për punë” dhe do të jenë të detyruara të shlyejnë borxhet. Sipas analizave, kompanitë shtetërore detyrohen mbi 358 milionë euro, ndërsa borxhi i përgjithshëm “i brendshëm” i institucioneve në fund të marsit ka arritur 651 milionë euro.

Borxhlinjtë më të mëdhenj janë “Nomagas”, Hekurudhat – Transport dhe Infrastrukturë dhe EMV. Gjykata Evropiane thekson se mungesa e buxhetit ose e burimeve nuk mund të shërbejë si justifikim për mos-ekzekutimin e vendimeve gjyqësore./tv21.tv

Continue Reading

Lajme nga vendi

Nga 1 janari ulen shpenzimet për rrymën, KRRE i ul tarifat e rrjetit

Published

on

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë kostot e energjisë elektrike, përcjell TV21. Nga 1 janari, tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucioni ulet me 3.64%, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO ulet me 2.67%. Ulje ka edhe në çmimin e MEMO, me 3.40%.

Me vendimin e sotëm, të gjitha elementet që e përbëjnë çmimin final të rrymës tashmë janë të qarta – çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit si dhe blerjet për humbjet në sistem. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Home, nën mbikëqyrjen e KRRE-së, të bëjë përllogaritjen dhe të publikojë çmimet finale sipas blloqeve.

“Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36%”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.

Continue Reading

Më të lexuarat