Lajme nga vendi
Turisti i dytë që u gjet i vdekur në malin Pirin është shtetas i Austrisë, me prejardhje nga Maqedonia
Shërbimet kompetente bullgare kumtuan se është konstatuar se trupi i turistit të dytë të vdekur, i gjetur rrëzë majës Vihren në malin Pirin i takon 55-vjeçarit Dragan Glishiq, banor i Austrisë me prejardhje nga Maqedonia e Veriut.
Siç informon bTV, pas pothuajse aksionit 20-orësh shpëtimtar rrëzë malit Pirin, trupi i Glishiqit dhe të vdekurit të dytë, 69-vjeçarit, shtetasit bullgar, Pllamen Hristov janë dërguar për obduksion.
Korrespondenti i MIA-s nga Sofja lajmëroi se është konstatuar se Glishiq dhe Hristov kanë vdekur si pasojë e lëndimeve gjatë rrëzimit.
Glishiq ka udhëtuar i vetëm në Bankso para Vitit të Ri me automobilin e ti me targa austriake, Sipas mikut të tij Goran Bezeniq, ai dhe Glishiq njihen që fëmijë dhe shpesh kanë udhëtuar nëpër Evropë. Bezeniq thekson se Glishiq paraprakisht ka qenë zyrtarisht në vend, prej ku është nisur për skijim në Bansko.
Mediumet bullgare theksojnë se mbetet mister se si trupat e dy të vdekurve kanë përfunduar njëri pranë tjetrit, duke pasur parasysh se sipas informatave të disponueshme ata nuk janë njohur dhe Glishiq nuk ka pasur miq në Bullgari.
Prokuroria publike e Bullgarisë filloi hetim për vdekjen e Glishiqit dhe Hristovit.
Lajme nga vendi
Javën a ardhshme do të kryhet dezinsektim në qytetin e Tetovës

Komuna e Tetovës njofton se do të kryhet dezinsektim në territorin e qytetit të Tetovës.
ju njoftojmë se më 13.06.2025, Komuna e Tetovës në bashkëpunim me SH.T.P.SH “PRONTTO”, do të realizoj dezinsektimi nga toka në territorin e qytetit të Tetovës, për zhdukjen e mushkonjave dhe dëmtuesve të tjerë.
Lajme nga vendi
Miratohet aktakuza për rastin “Onkologjia”

Gjykata Penale ka miratuar aktakuzën për keqpërdorimet në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, ku përfshihen ish-drejtorët e klinikës, Nino Vasev dhe Nehat Nuhi. Akuza ka edhe kundër tre onkologëve.
Gjykata Penale informon se ankesa e mbrojtjes është refuzuar kurse aktakuza është miratuar, kështu që kjo çështje do t’i caktohet ndonjë gjykatësit përmes sistemit AKMIS për procedura të mëtejshme dhe do të caktohet datë për seancën e parë kryesore.
Vasev akuzohet për dy vepra penale – shpërdorim të detyrës dhe rrezikim të shëndetit të pacientëve kurse akuzohen gjithashtu dy onkologë që u kanë ofruar terapi pacientëve pa bazë mjekësore.
Sipas aktakuzës së dytë, Vasev dhe Nuhi akuzohen për mashtrim, duke shkaktuar dëm prej 35 milionë euro në buxhetin e shtetit.
Lajme nga vendi
Vëllezërit nga Debreshi dënohen me nga 40 vite burg për vrasjen makabre të Resul Kahremanit

Pas më shumë se 10 muaj hetimesh dhe procesi gjyqësor, Gjykata ka shpallur fajtorë tre vëllezërit nga fshati Debresh i Gostivarit për vrasjen brutale të Resul Kahremanit, 35 vjeç. Ata janë dënuar me nga 40 vite burgim secili, që është dënimi maksimal sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut për këtë vepër penale.
Ngjarja ndodhi më 23 korrik 2024, kur sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndaj viktimës u qëllua me armë zjarri nga një veturë tip “Volvo” me targa të Zvicrës, në pronësi të të dyshuarve. Vrasja u raportua në ora 17:15 në SPB Tetovë.
Sipas Policisë, menjëherë pas ngjarjes u arrestua njëri nga autorët, B.B., dhe nga ai u sekuestrua edhe pushka automatike me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Hetimet e mëvonshme vërtetuan përfshirjen edhe të vëllait të tij, J.B., si bashkëkryerës.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve