Connect with us

Lajme nga vendi

ISHP: Në vendet ku ka ajër të ndotur qytetarët të mbajnë maska

Published

on

Instituti për Shëndet Publik ka publikuar rekomandime për shkak të niveleve të larta të ndotjes së ajrit, ndër të cilat vendosja e maskës mbrojtëse është një prej tyre.

Qytetarëve u rekomandohet të mbajnë maska në rast se duhet të dalin jashtë.

Në vendet ku ka ajër tejet të ndotur, qytetarëve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi dhe mos të dalin panevojë jashtë, për të reduktuar kontaktin fizik, veçanërisht nëse ndjejnë simptoma si kollë apo dhimbje të fytit.

Kategoritë më të rrezikuar janë fëmijët nën 5 vjeç, të moshuarit mbi 65 vjeç dhe veçanërisht gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, pacientët me astmë dhe COPD, diabetikët, personat që punojnë jashtë, kategoritë e rrezikuara social të qytetarëve dhe duhanpirësit.

Këto grupe duhet të shmangin aktivitetin e rëndë fizik, ndërsa gratë shtatzëna duhet të qëndrojnë në shtëpi./Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

GOSTIVAR: ARINJTË NËPËR FSHATRA – SHOQATAT E GJUETARËVE DALIN NË TERREN!

Published

on

Para disa ditëve në Debresh të Gostivarit, ishte vërejtur një ari, duke shkaktuar shqetësime tek banorët lokal.

Xhirimet e kamerave të sigurisë tregojnë se ariu ka lëvizur nëpër vende të ndryshme nëpër fshat, ndër të cilët, në stadium dhe në oborret e shtëpive private.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i autoriteteve lokale të Debreshit.

Përmes faqes në Facebook “Shoqata Debreshi” ka alarmuar për rastin duke bërë thirrje për kujdes të shtuar, veçanërisht për prindërit dhe fëmijët që në orët e mëngjesit nisen për në shkollë.

-Kujdesuni që fëmijët të mos lëvizin vetëm, veçanërisht në rrugët pranë pyjeve dhe zonave të pabanuara.

Advertisement

-Shoqëroni fëmijët për në shkollë, nëse është e mundur.

-Shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat ku janë vërejtur arinjtë.

-Nëse hasni një ari, mos iu afroni, mos e provokoni dhe mos u përpiqni ta ndiqni apo ta fotografoni nga afër. Njoftoni menjëherë institucionet përkatëse, thuhet në njoftimin e Shoqatës “Debreshi”.

Rasti me ariun në Debresh, por kohë më parë edhe në Dobërdoll të Gostivarit, ka vënë në lëvizje shoqatat.

Në këtë drejtim, Shoqata e Gjuetarëve “DRENI” – Debresh nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Ekologjike Maqedonase, me qëllim ndërmarrjen e masave të përbashkëta për menaxhimin e pranisë së ariut pranë zonave të banuara.

Advertisement

Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes, u realizua vizitë e përbashkët në terren, ku u vlerësua situata dhe u shqyrtuan masat parandaluese.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, shoqatës së Gjuetarëve “Dreni” u është dhuruar një pajisje të specializuar për largimin e sigurt të ariut nga vendbanimet, me qëllim mbrojtjen e banorëve dhe parandalimin e incidenteve të mundshme./Tv Koha/

Continue Reading

Lajme nga vendi

Maqedonia e Veriut do të përballet me mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu dhe bubullima

Published

on

Maqedonia e Veriut do të përballet me mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu dhe bubullima. Sot, reshjet pritet të jenë më intensive në disa zona, përfshirë Shkupin.
Të premten do të vazhdojnë reshjet lokale, ndërsa do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Të shtunën pritet përmirësim i përkohshëm i motit.
Megjithatë, nga e diela rikthehet vala e re e reshjeve, me vranësira dhe temperatura më të ulëta. Moti i paqëndrueshëm pritet të vazhdojë edhe në ditët pasu

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kërkohet një person i zhdukur, kërkim intensiv përgjatë Vardarit në Gostivar

Published

on

Një person i zhdukur, për të cilin ka indicie se është parë pranë lumit Vardar në rajonin e Gostivarit, po kërkohet nga ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Aksioni është aktivizuar pas një kërkese zyrtare nga Stacioni Policor i Gostivarit, ndërsa kërkimet po zhvillohen përgjatë rrjedhës së lumit, nga pikat kritike në qytet deri në zonat më poshtë rrjedhës.

Në terren janë angazhuar pjesëtarët e ekipit për reagim të shpejtë për shpëtim në ujë, me mbështetje logjistike nga njësia rajonale e Drejtorisë në Gostivar. Në aksion është i pranishëm edhe zëvendësdrejtori i institucionit, Kashmir Saliu, ndërsa ekipet po koordinohen me policinë dhe shërbimet lokale. Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim thonë se kërkimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e operacionit.

“Ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, pavarësisht kushteve aktuale në terren dhe specifikave të shtratit të lumit, do të jenë të angazhuara derisa të përfundojë i gjithë operacioni. Kërkimi po zhvillohet intensivisht përgjatë rrjedhës së lumit Vardar, duke filluar nga pikat kritike në qytet e deri në zonat më poshtë rrjedhës, në koordinim të ngushtë me zyrtarët policorë të SPB-së Gostivar dhe shërbimet lokale”, thuhet në njoftim.

Drejtoria u bën thirrje qytetarëve të Gostivarit dhe vendbanimeve përreth që, nëse kanë informacione për personin e zhdukur ose vërejnë diçka përgjatë shtratit të lumit, të njoftojnë menjëherë policinë ose shërbimet kompetente përmes numrit emergjent 112.

Continue Reading

Më të lexuarat